BESA TIME®

Portali i Lajmit të Vertetë

    Pandeli Majko: Dy shtetet tona Shqiptare së bashku po ngrejmë një model të ri në marrdhënie me diasporën tonë Shqiptare

    Kategori: KRYESORET Tarih: 1-12-2017, 11:55
    Pandeli Majko: Dy shtetet tona Shqiptare së bashku po ngrejmë një model të ri në marrdhënie me diasporën tonë Shqiptare

    "Dy shtetet tona Shqiptare së bashku po ngrejmë një model të ri në marrdhënie me diasporën tonë Shqiptare" tha Pandeli Majko, Minister Shteti për Disporën në "Forumi Ekonomik i Diasporës" që u mbajt në Prishtinë me 25 Nëntor 2017.

    FJALIMI I PLOTE I MINISTRIT MAJKO NE FORUMIN EKONOMIK TE DIASPORES, PRISHTINE 25/11/2017


    Sot jemi bashkë për të pohuar se diaspora është një nga historitë e vërteta të suksesit të shqiptarëve në botë. Ajo ka një rol jetësor që në krijimin e shteteve të Shqipërisë dhe Kosovës. Historia e diasporës fillon me protagonizmin individual të shqiptarit. Ata janë pjesë e krenarisë sonë kombëtare.
    Suksesi individual i ka kthyer përfaqësuesit e diasporës në ambasadorë natyralë të kombit. Diaspora është perëndimi që flet shqip. Ajo është nxitje në forcimin e shtetit të së drejtës dhe në zhvillimin ekonomik, për të përmbushur një funksion pak të mundur vetëm nga qeveritarët.
    Diaspora tradicionalisht është parë nga koncepti i ngushtë i mbështetjes së Atdheut me anë të ndihmës së tyre ekonomike dhe mbështetjes së tyre politike nga vendi ku ata jetojnë për mbështetjen e interesave kombëtare në mënyrë aktive.
    Ky është një model i vjetër i krijuar në kushtet e mbijetësës kombëtare. Aktualisht shtetet tona po përpiqen të ngrenë një model të ri të përbashkët në marrdhënie me diasporën. Ai po rikonsideron me shumë rëndësi jo vetëm remitancat e bashkatdhetarëve tanë dhe lobimin e tyre politik në vendet pritëse, por edhe përfshirjen e tyre aktive në zhvillimin e ekonomisë.
    Ka pasur disa problematika në këtë proces si burokracia, mungesa e sigurisë për investimet korrupsioni dhe klima e besimit. Këto arsye që janë të lidhura me mosfunksionimin e ligjeve në shumë raste, përbëjnë dhe arsyen se përse diaspora jonë duhet të përfshihet si faktor i brendshëm partneriteti shtetëror në mënyrë të drejtpërdrejtë.
    Në periudhën 2007 – 2016, migrantët shqiptarë kanë dërguar 7 miliardë euro në Shqipëri ose sa dy buxhete shteti bashkë. Mjafton kjo për të kuptuar emergjencën e një marrëdhënieje të re me diasporën shqiptare e cila është shumë herë më e fuqishme në aftësi dhe kapitale.
    Shqipëria dhe Kosova në takimin e përbashkët midis dy qeverive, me rastin e ditës së flamurit, do të firmosin për marrëdhënien me diasporën dy marrëveshje të rëndësishme bilaterale.
    Të dyja shtetet po shikojmë mundësinë për t’i bashkangjitur ambasadave një rrjet të konsoliduar përfaqësuesish të diasporës për të ndihmuar në promovimin e imazhit të vendit dhe të interesave ekonomike të tyre. Një rrjet qëndrash kulturore të përbashkëta do të ngrihen si qëndra të shqiptarisë në Perëndim.
    Aktualisht po punohet për rrjetëzimin dhe shfrytëzimin e potencialit të diasporës si me kthimin e tyre fizik ose duke investuar në Atdhe, sidomos në fushën e inovacionit, ashtu dhe duke kryer rolin e Ambasadorit në vendet ku jetojnë. Ky lloj angazhimi parashikon diskutimin e paketave stimuluese gjithëpërfshirëse të cilat do të tërhiqnin interesin e Diasporës shqiptare, por edhe promovimin e potencialit ekonomik shqiptar në vendet e treta nga Diaspora jonë.
    Kalimi nga modeli i remitancave në modelin e kontributit direkt në formën e investimit është prioritet dhe detyrim për shkak edhe të ndryshimeve në fluksin e remitancave dhe zhvillimeve të rëndësishme në vendet, ku bashkatdhetarët jetojnë në një numër më të madh.
    Në emër të kryeministrit dhe qeverisë së Shqipërisë më lejoni të shpreh pritjen e konkluzioneve nga qeveria e Kosovës për HAPJEN e kufijve midis dy vendeve për lëvizje të lirë të njerzve dhe mallrave.

    Zoti President Hashim Thaci

    Zoti kryeministër Ramush Haradinaj


    Në vitin 1999 kur mbi 700 mijë shqiptarë të Kosovës kaluan kufirin shtetëror me Shqipërinë askush nuk kërkoi u atyre pasaportën… Dhimbja ishte pasaporta, drama ishte viza hyrëse, tragjedia ishte taksa doganore.
    Ne të krahut tjetër, nga Shqipëria, po ju presim. Në 1 janar të vitit 2018, vitit të Skënderbeut, të hapim kufijtë. Në emër të kryeministrit dhe qeverisë shqiptare jam i autorizuar të ofroj gatishmërinë për të tejkaluar cdo detaj që bën të mundur këtë akt europian për dy shtetet tona.
    Në këtë sallë ka shqiptarë nga të gjitha trojet. Ata janë një diasporë dhe midis tyre nuk ka vija ndarëse.

    Të nderuar miq

    Në Shqipëri deri më tani ka mbizotëruar modeli klasik i kontributit të Diasporës. Iniciativa për ndryshimin e këtij modeli është vlerësuar të jetë fuqizimi institucional i diasporës dhe mekanizmave të partneritetit shtetëror me të.
    Ajo që kemi kuptuar është se pa prishur kornizat e të kuptuarit të vetes nuk do të kemi rezultat. Diaspora është pjesë e pandashme e jona.
    Aktualisht e kemi të vështirë ti kërkojmë diasporës veprim… kur si shtete kemi mbetur tek projekti abetares si sukses. Kur ende taksojmë lëvizjen e librave shqip midis nesh. Dhe kur vonojmë njehsimin e diplomave për brezin e shekullit të ri. Të dy qeveritë aktuale në Tiranë dhe Prishtinë po rishikojnë axhendat për tju përgjigjur vitalitetit të kërkesave të diasporës.
    Në Tiranë, Samiti i parë i Diasporës, ka qenë pikënisja për matjen e interesit të Diasporës për përfshirje në fusha të ndryshme në zhvillimin e vendit. Vitin që vjen do të zhvillohet Samiti i dytë.
    Dimensioni ekonomik i partneritetit me Diasporën është prioritet kombëtar.
    Në një botë të globalizuar, është vështirë të ndash shqiptarët e Diasporës sipas vendit të tyre të origjinës, por së bashku është detyrim i kohës për të krijuar një regjistër të qartë dhe të profilizuar të shqiptarëve në botë.
    Krijimi i platformave të përbashkëta ekonomike për Diasporën është një domosdoshmëri për të dy vendet tona me qëllim shfrytëzimin e potencialit të jashtëzakonshëm të Diasporës.
    Kjo mund të arrihet vetëm nëpërmjet një bashkëpunimi shumë më të ngushtë, si në nivel burimesh njerëzore, por më e rëndësishmja në nivel të ideve dhe vizionit mes nesh, me synimin e përbashkët për të çliruar dhe aktivizuar plotësisht këtë potencial të madh për shqiptarët dhe rajonin.
    Kemi një luftë tjetër përpara për ta fituar. Diaspora është prova se ne shqiptarët dimë dhe mundemi tja dalim. Kjo është arsyeja që ndryshimin duhet ta fillojmë nga vetja. Ky është synimi jonë. Nuk është diaspora që duhet ti përshtatet Shqipërisë dhe Kosovës. Por e kundërta është e vërtetë.
    Ju faleminderit
    Pandeli MAJKO


    BesaTime.com

    LIDHJET NË BALLKAN: HORIZONTALISHT TIRANË↔SOFJE: VERTIKALISH BEOGRAD↔ATHINË

    LIDHJET NË BALLKAN: HORIZONTALISHT TIRANË↔SOFJE: VERTIKALISH BEOGRAD↔ATHINË Në lidhje me këtë proces, profesor Enver Bytyci thotë se "BE do ta ketë tepër rëndë për t’i përafruar këto vende, sepse sipas tij, në Ballkan gjithnjë ka...

    PANDELI MAJKO: MBLIDHE MENDJEN E BËHU BURRË SHTETI

    PANDELI MAJKO: MBLIDHE MENDJEN E BËHU BURRË SHTETI...

    Diaspora Shqiptare në Turqi Mbledhjen e Rradhës e Bëri dje në Izmir Për Aktualitetin Shqiptar

    Diaspora Shqiptare Turqi u mblodh dje me 12 Maj 2017 në Seferihisar të Izmir'it për konsultim të zhvidhimeve të fundit dhe orëvajtjes së aktualitetit të Shqipërisë Kosovës, Maqedonisë e mbarë trevava shqiptare....

    KOSOVA ËSHTË ZEMRA e ÇAMËRIA ËSHTË SHPIRTI i SHQIPËRISË: KEMI VEÇ NJË ATDHE

    KOSOVA ËSHTË ZEMRA e ÇAMËRIA ËSHTË SHPIRTI i SHQIPËRISË, NE SHQIPTARËT KEMI VEÇ NJË ATDHE Ne fjalimin e bërë në Konventën e PDIU-së në Tiranë deputetja Mesila Doda, njëkohësisht dhe sekretarja e përgjithshme e PDIU'së duke folur...

    ATHINË-BEOGRAD RINOVIM I MARRËDHËNIVE STRATEGJIKE: ÇFARË SHKRUAJNË ANALISTËT E ANKARASË

    ATHINË-BEOGRAD RINOVIM I MARRËDHËNIVE STRATEGJIKE: ÇFARË SHKRUAJNË ANALISTËT E ANKARASË Gjatë vizitës së kryeministrit grek, Aleksis Cipras në Beograd u vendos për krijimin e një Bordi të Përbashkët të Lartë Këshillues dhe...

Sitemizi değerlendirin

BESATIME►QË NGA 2002’SHI©◄

Të gjitha tekstet, imazhet dhe përmbajtjet në botimin e kësaj faqe interneti i përkasin BesaTime©. Ndalohet kopjimi ose riprodhimi i paautorizuar i kësaj faqeje.
Kontakt: www.BesaTime.com | besatimenews@gmail.com |
RRETH NESH►
► BesaTime është portal interneti i Shtypit të Lirë, i Mendimit Ndryshe dhe Respektues i Etikës dhe Prencipeve të Shtypit. Ka për qëllim tju përcjellë të Interesuarve drejtë për së drejti; Lajmin, Informacionin, Analizen, Studimin, Kërkimin, Raportin e vërtetë dhe të pa-anshëm, në fushen; Strategjike, Politike, Ekonomike, Sociale, Diplomatike, Kulturore, Artistike, Sportive si dhe në çdo temë tjetër që i përket njeriut.
► BesaTime operon në fushën e informacionit dhe të shtypit në gjuhen Shqip, Turqisht dhe Anglisht, është e pavarur, nuk ka lidhje me asnjë organizatë, parti apo lëvizje politike, financohet vetëm nga themeluesit e vet. Është vazhdimësi e Think Tank Besa Strategy. Në përgjithësi vepron në të gjithë Botën, Bashkimin Evropian dhe Ballkanin. Në veçanti tregon intensivitet për çështje që kanë të bëjnë me Shqiptarët në Rajon dhe Turqinë. BesaTime në të njëjten kohë është portal ku Diaspora dhe Lobi Shqiptar në Turqi publikon.
►BesaTime është rrjet shqiptar i lajmeve, analizave dhe i mendimit strategjik, me seli në Izmir, Turqi. Rrjeti filloi pune më 28 nentor 2002 dhe mbulon lajmet botërore nga një këndvështrim objektiv. Çdo artikull i publikuar në portal mund të mos përputhet me idetë tona dhe për këtë arsye përgjegjësia i takon vetëm autorit.
► Kryeredaktori: Dr. Sokol Brahaj

Dizajn: CAN ARNAVUT - Kontakt: canarnavut@yandex.com