Përgatiti për BesaTime nga Fryma Shkodrane e Shkurtit 1944, Sokol Brahaj
Revista mujore letraro-kulturore e Shkodrës “Fryma” në Shkurt të vitit 1944, numri dy i revistës jep kushtim dhe çohet në këmbë për Çamërinë.
Më poshtë do të lexoni një nga shkrimet e fundit të shkruajtur nga Shqiptarët e vërtetë për çështjen Çame në shkurt të vitit 1944.
Shkrimi është shumë domëthënës sepse siç dihet në fund të viti 1944 politikat sllavo-greke vendosin veglat e veta në krye të shqipërisë, pra armiqtë e përbetuar të kombit shiqptarë, komunistët sllavo-grekë. Dhe nga ai vit e deri në 1992 nuk del më asnjë shkrim në lidhje me çeshtjen shqiptare në përgjithësi, dhe në veçanti për çështjen Çame, a për atë të Kosovës apo për trevat tjera shqiptare.
Të gjithë komunistët më ne krye Enver Hoxhën kanë qënë vegla të sllaveve e të grekëve, ata asnjëherë nuk kërkuan asnjëherë të drejtat e Shqiptarëve jashtë kufinjve politik. Komunistët sllvao-grekë të inflirtuar si shqiptarë e shiten krejt kombin shqiptarë, sepse kjo ishte detyra e tyre. Komunistët me gjoja shqiptar më në krye Enver Hoxhen punuan me vetëdije dhe ndihmuan greqinë shoveniste të bëjë gjenocid ndaj Shqiptarëve të Çamërisë, dhe nuk nxorrën zërin asnjëherë për këtë gjenocid, ashtu siç bënë më Kosovën e trevat tjera shqiptare.
Më poshtë është shkrimi origjinal i Dr. Besim QORRI* në Revista e Shkodrës Fryma, Viti: I, Nr: 2, Faqe: 81-85.
│
│ NJOFTIME HISTORIKE DHE GJEOGRAFIKE MBI ÇAMËRINË DR. BESIM QORRI, SHKODËR, SHKURT 1944
Mbi shkrepat e Sulit dhe gjatë brigjevet të Pargës jetojnë burra që vetem ‘nanat e vjetra Dorike’ lindnin. Ndodhen pastaj dhe disa familje që do të thojsha se zbresin nga fisi i Heraklidvet. LORD BYRON
Çamëri quhet ai vend, i cili ndodhet në pjesën jugore te Shqipnisë. Ky isht Atdhen i Çamëvet dhe gjuha bân pjese ne dialektin toskë. Zemra e saj formohet nga trungu i poshtëm i luginës se Kalamasit, lum i quejtun “Thyamis” prej të vjetërvet.
Çamërija asht nji, krahinë e bukur dhe e qeshun, që shtrihet nga vargu malor i Gramosit deri në det, tue permbledhun nji shumicé luginash herë të veshuna me pyje, herë të xhveshuna dhe t'ashpra. Kjo asht nji vend me nji biollogjí karakteristike dhe të dallueme dhe qe banohet nga nji popullatë krenare dhe e thjeshtë, nji vend me zakone të vjetra dhe të permenduna qysh prej kohnavet má té lulzueme dhe mâ luftarake të të gjithë popujvet ballkanike.
Shënime mbi Çamërinë gjinden me shumicë, po të çfletëzojmë historinë e Ballkanit, qysh nga koha e Kryqzatave. Shumë historianë nënvizojně vlerën e njerzve të Çamërisé, që ndërmjet vjetvet 1700 dhe 1800, të tërhequn nga instrigat e Ali Pash Tepelenës, që kishte në Janinë nji nga qendrat e tij ushtarake dhe politike, kaluen çaste aktiviteti të dendun.
Çamët në fillim kanë qenë me fe kristiane, porse mâ vonë, e sidomos në kohën e Ali Pash Tepelenës, nji pjesë prej tyne përqafuen muhamedanizmin. Me gjithë këtë ata as nji herë se humben bashkimin dhe kompaktësin' e tyne dhe e mprojtën me fa natizëm kombésiné, tue i bâmë ballë çdo asimilimi të huej.
Nji pjesë nga Çamët âsht largue prej Camërije dhe ka ardhë me jetue në Shqipni, sidomos në kohën e marrveshjes “Greko-Turke”, e cila kishte për qëllim me shpërngul të gjithë Çamët nga Greqija dhe me i vendos në Turqi. Por mâ vonë, me ndërhymjen energjike të Qeveris Shqiptare n'at kohë, pushoi ky emigrim kaq i damshëm për racen shqiptare në Çamëri. Me gjithë këtë prap nji numër prej afro 10.000 Çamësh iu desh t'i lanë votrat e tyne, për me popullue stepat e Anadollit. (Revista FrymaShkodër, Shkurt 1944, Faqe: 81)
Në përcaktimin e kufijvet të Çamërisë nuk do të flasim as si shovene shqiptar, as si të pa drejtë. Do mundohemi vetëm të tregojmë atë që âsht me të vërtetë, tue u-bazue ndër autorë të drejté, d.m.th. do të zajmë me gojë Çamërinë ethnike dhe gjeografike, zonën bregdetare t'Epirit jug-perëndimuer.
Nga veriu toka e Çamvet shtrihet deri në liqenin e Butrintit, mbrenda kufijvet politikë të Shqipnisë se 1913-tës. Mbrenda këtij kufini, ndërmjet liqenit të Butrintit dhe vijes se kufinit, shteti jonë ka krijue “nji nënprefekturë me emnin Çamërí” dhe me kryeqender Konispolin. Porse kjo nuk i përgjigjet aspak Çamërisë se vërtetë, asaj që ndodhet ndën Greqi.
Ne jugë kufini i Çamërisë zgjatet deri tek Akeronti, por sa e shtyjnë edhe mâ posht anyç ke lumi Luros, i cili derdhet ne gjiun e Ambraçikos. Çamërija, tue permbledhun edhe tokën që ndodhet mbrenda kufinit shqiptar, formon nji zonë me nji sipërfaqe prej gadi 1950 km2.
Po t'i hudhim nji sy çdo harte qoftë, edhe sikur kjo t'jetë me shkallë të vogël, kemi për të dallue me nji herë që Çamërija në përgjithsi âsht nji vend malsi, ndonse janë të paka zonat këtu, ku naltësija arrinë mâ tepër se 1000 metro sipër detit. Të vogla e të përthyeme janë vendet përmbrenda, me përjashtim të deltës së Kalamasit. Edhe reliefet paraqiten në drejtimin, që shkon paralel me bregun, tue formue kështu pengime te mbëdha për kumunikasionin.
Sikurse në gjithë Epirin ashtu dhe këtu vijat e mbëdha të reliefit, si edhe karakteristikat e përgjithshme gjeomorfollogjiko-botanike, janë të lidhuna ngushtë me ndërtimin gjeollogjik e sidomos me atë litologjik.
Klima e Çamërisë gjatë breg-detit dhe pjesës së poshtme të luginave âsht mesdhetare. Porse tue u futun gjithmonë mâ për mbrenda dimnat fillojnë të bâhen mâ të rreptë e mâ të gjatë, kurse për të gjatë breg-detit të ftoftit âsht gjithmonë mâ i butë. Jo vetem temperatura, por dhe shinat pësojnë nji ndryshim, po të krahasohen te dy zonat Vera e visevet që janë buzë deti âsht e thatë, e nxehtë e pa shi; ajo e vendevet larg detit dhe e zonavet malsore me shi të shpeshtë.
Çamërija âsht e pasun nga rrjeta e ujnavet. Kjo vjen sidomos prej tokës se saj gelqerore e të pa përshkueshme, si edhe nga sasija e shinavet, të cilët s'mungojnë as ne kohen e verës. Burimet ushqehen me bolluk, sidomos kur qëllojně sipër nji tokë me kalqer e që ndesh shtresat e flyshit [Aldo Sestini Ciamuria] (Revista FrymaShkodër, Shkurt 1944, Faqe: 82)
Ndër lumejt e Çamërisë vendin kryesuer e zen Kalamasi (Karonti mithollogjik), i cili rrjeth me vrullë përsipër shtresash gelqerore. Ky thirret prej Grekvet dhe me emnin e vjetër ‘Thyamis’. Ka nji gjatsi prej 100 kilometrash e pjesa mâ e madhe e tij kalon jasht Çamërisë. Asht për t'u përmendun edhe lumi i Brarit, i cili bashkë me Kalamasin përshkon krahinën, herë të shkumbosun ndërmjet dy brigjevet me shkrepa. herë duke u përhapun nëpër lugina pjellore të mbjelluna me oriz, me misër dhe grunë.
Zona e bregdetit, e cila zbret dale-nga-dale kah deti, e pasun ne ullishta dhe në qitra, âsht veçanërisht tërheqse. Ndërmjet këtyne bukurinavet natyrore gjindet Preveza, liman me nji farë randësije dhe qendra e fundit e rrugës automobiliste Sarandë-Prevezë. Kjo ngrihet pranë qytetit te vjeter t'Artës.
Ndërmjet qendravet të tjera mund të përmendim Pargën me shkrepin e saj të dalun mbi detë dhe me kujtimet e nji madheshtije të perëndueme. Mâ përmbrenda hasim me Paramithien, e cila âsht e pasun me xhamija te vjetra historike, e qendrë tregu me randësi.
Prej katundevet karakteristike dallojmë Sulin dhe Litzën. I pari mund te konsiderohet si mprojtsi i zakonevet të para. I ngrehun mbi nji vend strategjik, Suli i ka qëndruem me sukses të gjitha mësymjevet anmike. Asht per t'u-përmendun me këtë rast legjenda e grave heroike të Sulit, të cilat, për mos me ranun në dorën e anmikut, u hodhen prej majës se malit, tue qenë të kapuna dorë pas dore dhe në valle e sipër.
Turqit dhe sllavët kot-e-u munduen të sulmojnë këto vise. Trimërija dhe krenarija e këtyne banorvet përmendet ende sot si shembull e pa përkulshme kundrejt mësymjevet dhe përsekutimevet anmike.
Kryevendi i gjithë krahinës âsht Janina, e vendosun 500 m. sipër sipërfaqës së detit dhe e ngrefun mbi brigjet e nji liqeni pitoresk, në të cilin nuk derdhet as nji lum. Janina në vitin 1788 kishte pasë arrimun deri në 10.000 banorë, kurse sot nuk ka ma shumë se 25,000 frymë. E rrethueme nga mure të fortë bizantine, Janina ka disa xhamija mjaft t'interesantëshme si edhe pallatin Iluksoz t'Ali Pash Tepelenës. Disa industrina tipike zejtarije, sidomos mbi sa i përket punimit të pelhuravet, po ashtu dhe pazari i interesant i saj, ja shtojnë vleftën turistike Janinës. Mbi nji ishuii të vogël të liqenit naltësohen kuvende në të cilët ndodhen të mbledhun pjesë të randësishme artistiko-bizantine.
Pyjet e Çamërisë janë paksuem fort nga dora shkatarruese e katundarvet, të cilët mjerisht, sikurse në Shqipni, nuk e çmojnë vleftën e vërtetë të tyne. Shinat e dendun që bijnë këtu, rrisin kullota të mira, tue formue nji pasuni të madhe për zootekninë. E me të vërtetë në Çamëri rriten jo vetem kafshë t'imta (dhen e dhi), por edhe gjâ të trasha si p.sh. lopë, kuaj e buallica. (Revista FrymaShkodër, Shkurt 1944, Faqe: 83)
Prandaj ekonomija e vendit bazohet ma tepër mbi blegtorinë dhe agrikulturën. Ma shumë se ¾ e popullsisë jetojnë me këto burime. Pranë breg-detit rriten me shumicë portokallat, limonat dhe qitrot, kurse mâ përmbrenda ullijt.
Popullsija e Çamërise âsht shqiptare me gjuhë, me zakone dhe me ndjenja. Nji pjesë e tyne, nga sistemet e përdoruna prej grekvet, ka fillue te çkombtarizohet qysh në kohën, kur ato vende banin pjesë n'Imperatorinë Otomane. Ndërmjet këtyne do të gjejmë shumë që flasin greqisht; porse gjuha nanë e tyne si edhe e familjës mbetet gjithmonë shqipja.
Si mbas nji statistike turke te vitit 1910, d.m.th. pak kohë përpara se Çamët të futeshin ndën zgjedhën e Greqisë, në Sanxhiakatin e Çamërisë, mbi nji numër të përgjithshëm prej 72.999 banorësh, shqiptarët formonin shifrën 60.897, nga të cilët 31.304 ishin myslimanë dhe 29.593 orthodoksë. Pra n'ât kohë grekët formonin 12% të popullsisë, tue qënë 9840 frymë. Veç këtyneve ndodheshin dhe mâ shumë se nji mijë e ca aremunë e nji mijë jevgjë.
Elementi mysliman, që ndodhesh në Çamëri dhe ndër viset tjera të Greqisë, si mbas traktatit që lidhesh mbas luftës botnore ndërmjet Qeverisë Shqiptare dhe asaj greke, duhesh të shkëmbehesh me elementin grekofon që ndodhet në Shqipni. Porse Qeverija Greke, me deklaratën e saj të bâmun më 1926, njoftonte se nji masë e tille s'lypsesh të zbatohesh për Çamët, të cilët gëzonin të njajtat të drejta me nënshtetasit grekë. Porse mjerisht të gjitha këto premtime të bukra nuk u mbajtën as nji herë prej qeverive greke kundrejt elementit shqiptarë në Greqi.
Çamët me racë krejt Iliriane, d.m.th. me gjak të pastër shqiptari, janë me trup të gjatë dhe të bukur, veshin rrobe të bardha prej leshi dhe opinga të lehta për t'u ngjitun mâ kollaj nëpër male. Gratë mbajnë rrobe e kemishë të gjatë të qindisun dhe në krye lidhin shami me ngjyra. Kostumet e Çamërisë nuk ndryshojnë nga ato të Shqipnisë veçse nê pëlqimin e ngjyrave të bardha e të zeza mbi të cilat qindisin zbukurime në të kuqe dhe në t'argjenta. Popullsija e veshun kështu duket me nji pamje madhështore. Burrat mbajnë qylafe dhe mbi këmishë me mangë të gjata vejnë nji brez të verdhë e të qindisun. Pantallonat e tyne për gjithsisht janë të bardha, të ngushta në gju e të mbulueme deri këtu me dollake.
Me gjithë sundimin e gjatë nuk u ka qenë e mundun as turqvet as grekvet që të çrranjosin nga zemra e Çamvet ndjejen kombëtare dhe zakonet e styrgjyshnavet të tyne. (Revista FrymaShkodër, Shkurt 1944, Faqe: 84)
Si mbas statistikavet të vitit 1933-1934 në Çamëri kanë qenë hapun 205 shkolla fillore me 14.050 nxanës dhe 7 shkolla të mesme me 795 vete. Me mjete të tilla dhe me anën e nji propagande sistematike grekët janë mundue me ia zavendësue Çamvet gjuhën shqipe me atë greke.
Këtu më poshtë po japim disa shifra mbi numrin e popullsisë Çame ashtu si na i paraqit A.Sestini në broshurën e tij:
1) Nënprefektura e FILATIT: 79 katunde me 32.024 banorë, ndër të cilët 3500 janë biling (me dy gjuhë).
2) Nënprefektura e PARAMITHIT: 47 katunde me 15.486 banorë, nga të cilët 5000 me dy gjuhë.
3) Nënprefektura e POGONIT: 33 katunde me 13,888, prejtë cilvet 6.200 janë grekofonë.
4) Nënprefektura e MARGALLICIT: 43 katunde me 14.531 frymë të gjithë shqiptarë.
5) Nënprefektura e PREVEZES: 46 katunde me 21.160 vetë, nga të cilët 10.000 janë grekofonë, porse me origjinë shqiptarë.
6) Nënprefektura e FILIPIADHES: 31 katunde me nji popullsi prej 15.530, prej të cilvet 4000 janë grekofonë.
Pra gjithsej ndodhen 279 katunde me 112.619 banorë nga të cilet vetem 20.200 janë grekofonë; porse dhe këto të gjithë me origjinë shqiptare. Si mbas statistikavet greke të vitit 1937, 92.419 frymë janë fjesht shqiptarë, kurse 8.500 me dy gjuhë. Prej kesaj shume 33.000 janë me fe myslimanë. Bibliogrifi mbi Çamërinë: I. VALENTINO CHIROL: Nji studim i nji udhe të bâme n'Epir më 1830. Asht nji përshkrim interesant, ku lavdohet dhe patriotizma e Camvet. II. HENRY HOLLAND: Travels in the Jonian Isles. Albania, Thesaly, Macedonia. III LORD BYRON: Childe Harold IV. ALDO SESTINI: La Ciamuria V. HOMERI: ODISEA VI. THUQIDHIDHI: Gjeografija mondiale greke, volumi B. 1937. VII. DE GUBERNATIS: Epiro, Relazione di un viaggio da Janina a Valona». VIII. ENCIKLOPEDIJA GREKE (Revista FrymaShkodër, Shkurt 1944, Faqe: 85) Nga: Dr. Besim QORRI* [*Autori shkon që shkrimi është marrë nga teza e laurës “Shqipnija Ethnike”].
ÇAMERIA NUK HARRON, SHQIPTARET E IZMIR-IT PËRKUJTOJNË 76 VJETORIN E GJENOCIDIT ÇAM IBRAHIM TOPALLI SHQIPTARËT E TURQISË LËNË KURORË TË ZEZË PARA KONSULLATES GREKE NË KORDON, İZMİR, TURQI 04/07/2020...
PA E PARË ÇAMERINË O ZOT MOS MA MERR SHPIRTIN: NËNA MENO DINE KËSHTU LUTET QË 65 VITE PËR ÇDO DITË Kthimi i ndaluar në Çamëri: “Po më djeg malli. Ta shoh edhe një herë atë vend, pa le të vdes. Por, ne nuk na duan në Greqi. Im...
► BesaTime është portal interneti i Shtypit të Lirë, i Mendimit Ndryshe dhe Respektues i Etikës dhe Prencipeve të Shtypit. Ka për qëllim tju përcjellë të Interesuarve drejtë për së drejti; Lajmin, Informacionin, Analizen, Studimin, Kërkimin, Raportin e vërtetë dhe të pa-anshëm, në fushen; Strategjike, Politike, Ekonomike, Sociale, Diplomatike, Kulturore, Artistike, Sportive si dhe në çdo temë tjetër që i përket njeriut.
► BesaTime operon në fushën e informacionit dhe të shtypit në gjuhen Shqip, Turqisht dhe Anglisht, është e pavarur, nuk ka lidhje me asnjë organizatë, parti apo lëvizje politike, financohet vetëm nga themeluesit e vet. Është vazhdimësi e Think Tank Besa Strategy. Në përgjithësi vepron në të gjithë Botën, Bashkimin Evropian dhe Ballkanin. Në veçanti tregon intensivitet për çështje që kanë të bëjnë me Shqiptarët në Rajon dhe Turqinë. BesaTime në të njëjten kohë është portal ku Diaspora dhe Lobi Shqiptar në Turqi publikon.
►BesaTime është rrjet shqiptar i lajmeve, analizave dhe i mendimit strategjik, me seli në Izmir, Turqi. Rrjeti filloi pune më 28 nentor 2002 dhe mbulon lajmet botërore nga një këndvështrim objektiv. Çdo artikull i publikuar në portal mund të mos përputhet me idetë tona dhe për këtë arsye përgjegjësia i takon vetëm autorit.
► Kryeredaktori: Dr. Sokol Brahaj
Dizajn: CAN ARNAVUT - Kontakt: canarnavut@yandex.com