BESA TIME®

Portali i Lajmit të Vertetë

    BERISHA ËSHTË PËRTEJ BERISHËS

    Kategori: KRYESORET / LAJME / POLITIKE&EKONOMI / RAJONI / BOTA / ANALIZE / RAPORTE Tarih: 4-12-2021, 16:39
    BERISHA ËSHTË PËRTEJ BERISHËS
    BERISHA ËSHTË PËRTEJ BERISHËS

    Elona Caslli

    Kushdo që e trajton Berishën thjesht si një ish kryetar të Partisë Demokratike dhe një figurë me peshë brenda të djathtës shqiptare bie në kurthin e trajtimit të Berishës si individ dhe jo si standard i shkelur në demokraci. Në optikën time në të gjithë këtë histori, Berisha është përtej Berishës.

    Berisha zyrtarizon të drejtën e një ambasadoreje për të tjetërsuar vullnetin e votës së shqiptarëve, për të përzgjedhur kandidatët e një force politike dhe për t'i ndarë kandidatët në kategoritë e mëposhtme;

    1. Kandidatë që nuk duhet të jenë në lista.
    2. Kandidatë që duhet të jenë në lista sa për mbledhje votash dhe më pas të japin dorëheqjen.
    3.Kandidatë që duhet të shpallen "Non Grata" pas zgjedhjeve dhe që duhet të përjashtohen nga jeta politike e vendit, ndonëse mund të jenë votuar nga shqiptarët.

    BERISHA ËSHTË PËRTEJ BERISHËS

    Në këto kushte lind pyetja- Për çfarë duhet Kryetari i një Partie kur të gjitha vendimet merren në përputhje me udhëzimet e Ambasadores Amerikane?!

    Ku qëndron sovraniteti i një partie kur të gjitha veprimet diktohen nga Ambasadorja Amerikane?!

    E para kjo. E dyta jo për nga rëndësia, por për nga renditja qëndron tek fakti ose më saktë tek paradoksi se largimi i Berishës po u serviret shqiptarëve si Akt Drejtësie.

    Berisha është akuzuar si individ i korruptuar dhe paradoksi ulëritës është që ekzistojnë prova mjaftueshëm për ta shpallur " Non grata" nga Departamenti i Shtetit në Amerikë, por nuk ekzistojnë prova të mjaftueshme për ta vendosur Berishën përballë Drejtësisë në Shqipëri.

    Do të mjaftonte vetëm ky fakt për ta zhbërë vjershën e mërzitshme që na reciton Ambasadorja Amerikane mbi " Reformën në Drejtësi" dhe mbi sukseset imagjinare të kësaj të fundit.

    Akuzat pa fakte dhe kërcënimet me ngrënie bari provokojnë tek shumë shqiptarë traumat e një kohe nga e cila Shqipëria nuk është shëruar ende.

    Alibia se mospërjashtimi i Berishës do të sillte izolim të Partisë Demokratike në marrëdhënie me ndërkombëtarët, sipas mendimit tim , është një alibi ranore e cila rrëzohet me të njëjtën lehtësi që mund të rrëzohet një kështjellë rëre ne breg të detit.
    Pse është alibi ranore?!

    Është alibi ranore sepse mungesa apo prania e Berishës nuk e zhbën faktin se kushdo që është kundër Edi Ramës sot, nuk duhet të përballet veçse me Edi Ramën, por edhe me Ambasadoren Amerikane. Pra e thënë shkurt, Edi Rama dhe Yuri Kim vijnë në paketë dhe të sjellin ndërmend paketat turistike ku përfshihen vaktet dhe në këtë rast duhet shkruar me shkronjë të madhe; Në kundërshtinë për Partinë Socialiste përfshihet edhe mbështetja pa kushte e Ambasadores Amerikane.

    Me ose pa Berishën, Edi Rama dhe Yuri Kim brenda një pakete janë dhe kushdo që do të përballet me Edi Ramën apo Erion Veliajn fillimisht duhet të përballet me Yuri Kim.

    Për një ""rastësi të mbrapshtë"", kushdo që ngulmon në largimin e Berishës apo në riformatimin e Partisë Demokratike, nuk shpreh asnjë kritikë për Ambasadoren Amerikane dhe sjelljen e pangatërrueshme të saj kundrejt Rilindjes.

    Nëse do ta trajtojmë Ambasadoren Amerikane si autoritet absolut dhe të pagabueshëm, atëherë le të ekzekutojmë përfundimisht edhe institicionin e votës dhe nën sloganin - I di Amerika këto punë- le të t'i bindemi verbërisht asaj.

    Ku do të na çojë kjo bindje e verbër?!

    Unë besoj fort se kjo bindje e verbër nuk na çon askund, pasi bindja e verbër në thelb mban filozofinë- Bindu dhe mos mendo. Mendon Ambasadorja Amerikane për ty.

    Ndjesë, por personalisht nuk besoj se duhet të vras arsyen time për hir të një Ambasadoreje që;

    1. Kryen tërheqje litari për të nxjerrë goma nga deti.
    2. Uron fitoren e Partisë Socialiste ende pa përfunduar procesi i numërimit.
    3.Mbledh emergjencat civile kur bie zjarri duke harruar se në këtë vend është ambasadore dhe jo pjesë e kabinetit qeveritar.
    4. Shndërrohet në stjuardesë teksa priten afganët dhe në punonjëse shërbimi duke mbajtur çantat e tyre.

    Ka qindra arsye për të mos ia besuar arsyen time Ambasadores Amerikane, por unë rendita veçse ato që janë lehtësisht të dallueshme dhe nxjerrin në pah sjelljen e një Ambadoreje që fyen sistematikisht shqiptarët dhe mbi të gjitha nxjerr në pah sjelljen e një Ambasadoreje që ka shumë kohë që ka harruar që është e tillë.

    Post Scriptum- Nuk do të habitesha nëse një ditë në Shqipëri do të përballesha me këtë deklaratë-
    "Politikanët në Shqipëri u dorëzuan. Reforma në Drejtësi dështoi. Luftoni për veten dhe të ardhmen tuaj"
    Goodbye!
    Elona Caslli
    BERISHA ËSHTË PËRTEJ BERISHËS

    NGËRÇ APO QORRSOKAK NË MARRËDHËNIET TURKO-AMERIKANE

    NGËRÇ APO QORRSOKAK NË MARRËDHËNIET TURKO-AMERIKANE...

    20 VJETORI I KONFERENCËS SË RAMBUJESË

    20 VJETORI I KONFERENCËS SË RAMBUJESË Nga Shaban Murati...

    “PARADOKSI RAMA” dhe PARTIA (e ndryshuar) SOCIALISTE

    “PARADOKSI RAMA” dhe PARTIA (e ndryshuar) SOCIALISTE Nga Fitim Zekthi...

    NYtimes ERDOGAN: SI E SHEH TURQIA KRIZËN ME SHBA-NË

    NYtimes ERDOGAN: SI E SHEH TURQIA KRIZËN ME SHBA-NË Veprimet e njëanshme të SHBA’së kundra Turqisë do të minojnë interesat amerikane dhe do të detyrojë neve të kërkojnë miq dhe aleatë të tjerë. Nga: Rexhep Tajjip ERDOGAN...

    TRADHËTI KOMBËTARE: GËZUAR VITIN E GREQIZIMIT TË SHQIPËRISË, I JUAJI EDI RAMA! Nga Sokol BRAHAJ

    TRADHËTI KOMBËTARE: GËZUAR VITIN E GREQIZIMIT TË SHQIPËRISË, I JUAJI EDI RAMA Nga Sokol BRAHAJ...

Sitemizi değerlendirin

BESATIME►QË NGA 2002’SHI©◄

Të gjitha tekstet, imazhet dhe përmbajtjet në botimin e kësaj faqe interneti i përkasin BesaTime©. Ndalohet kopjimi ose riprodhimi i paautorizuar i kësaj faqeje.
Kontakt: www.BesaTime.com | besatimenews@gmail.com |
RRETH NESH►
► BesaTime është portal interneti i Shtypit të Lirë, i Mendimit Ndryshe dhe Respektues i Etikës dhe Prencipeve të Shtypit. Ka për qëllim tju përcjellë të Interesuarve drejtë për së drejti; Lajmin, Informacionin, Analizen, Studimin, Kërkimin, Raportin e vërtetë dhe të pa-anshëm, në fushen; Strategjike, Politike, Ekonomike, Sociale, Diplomatike, Kulturore, Artistike, Sportive si dhe në çdo temë tjetër që i përket njeriut.
► BesaTime operon në fushën e informacionit dhe të shtypit në gjuhen Shqip, Turqisht dhe Anglisht, është e pavarur, nuk ka lidhje me asnjë organizatë, parti apo lëvizje politike, financohet vetëm nga themeluesit e vet. Është vazhdimësi e Think Tank Besa Strategy. Në përgjithësi vepron në të gjithë Botën, Bashkimin Evropian dhe Ballkanin. Në veçanti tregon intensivitet për çështje që kanë të bëjnë me Shqiptarët në Rajon dhe Turqinë. BesaTime në të njëjten kohë është portal ku Diaspora dhe Lobi Shqiptar në Turqi publikon.
►BesaTime është rrjet shqiptar i lajmeve, analizave dhe i mendimit strategjik, me seli në Izmir, Turqi. Rrjeti filloi pune më 28 nentor 2002 dhe mbulon lajmet botërore nga një këndvështrim objektiv. Çdo artikull i publikuar në portal mund të mos përputhet me idetë tona dhe për këtë arsye përgjegjësia i takon vetëm autorit.
► Kryeredaktori: Dr. Sokol Brahaj

Dizajn: CAN ARNAVUT - Kontakt: canarnavut@yandex.com