BESA TIME®

Portali i Lajmit të Vertetë

    VUÇIÇI ËSHTË ALEATI MË I NGUSHTË I PUTIN-IT NË EVROPË

    Kategori: KRYESORET / LAJME / POLITIKE&EKONOMI / RAJONI / BOTA / ANALIZE / RAPORTE Tarih: 30-05-2022, 19:35
    VUÇIÇI ËSHTË ALEATI MË I NGUSHTË I PUTIN-IT NË EVROPË

    VUÇIÇI ËSHTË ALEATI MË I NGUSHTË I PUTIN-IT NË EVROPË
    Vuçiç nënshkruan një marrëveshje 3-vjeçare për gazin me Putinin

    Presidenti serb Aleksander Vuçiç deklaroi këtë të dielë se ka nënshkruar një kontratë 3-vjeçare me presidentin rus Vladimir Putin, për furnizimin e Serbisë me gaz nga Rusia.

    “Nuk mund të flas për çmimin për momentin. Të gjitha detajet do të publikohen përmes Gazprom. Serbia ka rënë dakord me presidentin Putin për të lidhur çmimin e gazit me çmimin e naftës”, tha Vuçiç.

    Kontrata aktuale 10-vjeçare mes Serbisë dhe Gazpromit është caktuar të skadojë më 31 maj.

    Vuçiç tha gjithashtu se gjatë bisedës së tyre telefonike, ai dhe Putin kishin diskutuar për një zgjerim të mundshëm të hapësirës së depozitimit të gazit brenda Serbisë.

    “Putini më tha që ta thërras atë nëse do të duhej të diskutohej diçka më shumë”, shtoi Vuçiç.

    Vuçiç është aleati më i ngushtë i Putinit në Evropë.

    Serbia është një vend që synon anëtarësimin në Bashkimin Evropian, kjo është arsyeja pse kohët e fundit është përballur me një presion të jashtëzakonshëm nga shtetet perëndimore, në lidhje me politikën e saj të jashtme dhe lidhjet me Rusinë, që kanë bërë që Serbia të jetë i vetmi vend në Evropë që ende nuk ka vendos sanksione kundër Rusisë.

    Në vitin 2008, vendi ballkanik vuri sektorët e tij të gazit dhe naftës nën komandën e kompanive ruse. Gazprom Neft dhe Gazprom së bashku mbajnë shumicën e aksioneve në të vetmen kompani të naftës në Serbi, ndërsa Gazprom është gjithashtu aksioneri më i madh në njësinë e vetme të depozitimit të gazit në vend. Euronews.al/en Shqip Sokol Brahaj

    VUÇIÇI ËSHTË ALEATI MË I NGUSHTË I PUTIN-IT NË EVROPË

    RUSIA, NATO DHE BALLKANI

    RUSIA, NATO DHE BALLKANI Prof. Shaban MURATI A mund ta zbatojë Putini skenarin ukrainas në Ballkan? Deshifrimi diplomatik dhe ushtarak i një paralajmërimi të ri rus...

    ÇFARË SOLLI SAMITI BE-BALLKANI PERËNDIMOR: SAMIT PA ASNJË VENDIM

    ÇFARË SOLLI SAMITI BE-BALLKANI PERËNDIMOR: SAMIT PA ASNJË VENDIM Në Samitin vjetor Bashkimi Evropian-Ballkani Perëndimor në Bërdo të Sllovenisë, i përcjellë me drekë, fotografi të përbashkët, buzëqeshje dhe gjitha rutinat e...

    RËNIA E ÇMIMIT TË NAFTËS NË -40 USD PËR FUÇI!

    RËNIA E ÇMIMIT TË NAFTËS NË -40 USD PËR FUÇI! Nga Olti GUNI Ekspert, Financier...

    AMERIKA SI EUROPA: INTERESIN KOMBËTAR TË SHQIPTARËVE JA SHET SERBISË

    AMERIKA SI EUROPA: INTERESIN KOMBËTAR TË SHQIPTARËVE JA SHET SERBISË PIKAT E MARRËVESHJES KOSOVË–SERBI TË PËRGATITURA NGA AMERIKA, FRANCA, RUSIA Sokol Brahaj...

    LIDHJET NË BALLKAN: HORIZONTALISHT TIRANË↔SOFJE: VERTIKALISH BEOGRAD↔ATHINË

    LIDHJET NË BALLKAN: HORIZONTALISHT TIRANË↔SOFJE: VERTIKALISH BEOGRAD↔ATHINË Në lidhje me këtë proces, profesor Enver Bytyci thotë se "BE do ta ketë tepër rëndë për t’i përafruar këto vende, sepse sipas tij, në Ballkan gjithnjë ka...

Sitemizi değerlendirin

BESATIME►QË NGA 2002’SHI©◄

Të gjitha tekstet, imazhet dhe përmbajtjet në botimin e kësaj faqe interneti i përkasin BesaTime©. Ndalohet kopjimi ose riprodhimi i paautorizuar i kësaj faqeje.
Kontakt: www.BesaTime.com | besatimenews@gmail.com |
RRETH NESH►
► BesaTime është portal interneti i Shtypit të Lirë, i Mendimit Ndryshe dhe Respektues i Etikës dhe Prencipeve të Shtypit. Ka për qëllim tju përcjellë të Interesuarve drejtë për së drejti; Lajmin, Informacionin, Analizen, Studimin, Kërkimin, Raportin e vërtetë dhe të pa-anshëm, në fushen; Strategjike, Politike, Ekonomike, Sociale, Diplomatike, Kulturore, Artistike, Sportive si dhe në çdo temë tjetër që i përket njeriut.
► BesaTime operon në fushën e informacionit dhe të shtypit në gjuhen Shqip, Turqisht dhe Anglisht, është e pavarur, nuk ka lidhje me asnjë organizatë, parti apo lëvizje politike, financohet vetëm nga themeluesit e vet. Është vazhdimësi e Think Tank Besa Strategy. Në përgjithësi vepron në të gjithë Botën, Bashkimin Evropian dhe Ballkanin. Në veçanti tregon intensivitet për çështje që kanë të bëjnë me Shqiptarët në Rajon dhe Turqinë. BesaTime në të njëjten kohë është portal ku Diaspora dhe Lobi Shqiptar në Turqi publikon.
►BesaTime është rrjet shqiptar i lajmeve, analizave dhe i mendimit strategjik, me seli në Izmir, Turqi. Rrjeti filloi pune më 28 nentor 2002 dhe mbulon lajmet botërore nga një këndvështrim objektiv. Çdo artikull i publikuar në portal mund të mos përputhet me idetë tona dhe për këtë arsye përgjegjësia i takon vetëm autorit.
► Kryeredaktori: Dr. Sokol Brahaj

Dizajn: CAN ARNAVUT - Kontakt: canarnavut@yandex.com