NË IZMIR INAGUROHET ZYRTARIZIMI I GJUHËS SHQIPE TURQIA FLET DHE MËSON SHQIP ME LIGJ "Sot u bë inagurimi zyrtar i mësimit shqip në shkollat shtetërore të Republikës së Turqisë" shkruan ne median sociale intelektuali shqiptar në İzmir të Turqisë gazetari Sokol Brahaj. Brahaj për inagurimin e zyrtarizimit të mësimit tëshqipës në tëgjitha shkollat shtetërore të Republikës së Turqisë, vazhdon mesazhin si më poshtë:
"ZYRTARE INAGURIM ME 18/4/2018 NË İZMİR ZYRTARIZIMI IGJUHËS SHQIPE NË TURQI! Sot u bë inagurimi zyrtar i mësimit shqip në shkollat shtetërore të Republikës së Turqisë. Interesi i lartë i shtetit amë dhe i Turqisë u duk qartë nga pjesmarrja e dy ministrave të Arsimit Kombëtar znj. Lindita Nikolla dhe z. İsmet Yılmaz, Ambasadori Shqiptar i Akredituar në Ankara z. Genti Gazheli së bashku me stafin diolomatik shqiptar, deputetë të rinj dhe të vjeter nga Asambleja e Madhe Parlamentare Turke (TBMM), prefekti i Izmir'it z. Erol Ayyıldız, zv-ministra, burokratë të lartë të shtetit Turk, OJQ'të e Shqiptarëve të İzmir'it dhe mbarë Turqisë, media kombëtare e ndërkombëtare ku mes tyre ishte dhe BesaTime. Kjo ditë është shumë e rëndësishme si për shqiptarët po ashtu dhe për Turqinë. Zyrtarizimi i gjuhës shqipe në të gjitha shkollat e Turqisë pasuron shtetin më të fortë të rajonit, dhe, Shqiptarët duke ruajtur gjuhen i shtojnë edhe më shumë vlera bashkëjeteses dhe multikulturalizmit në një shtet kaq të madh si Turqia ku vetë si shtet neve na quajnë vëllezër. Kjo "Ditë Shqiptare në Turqi" e cila duhet regjistruar në kalendar jo vetem nga ne dhe Turqia, por, edhe nga të gjithë fqinjët/kojshitë e kombit shqiptar që ende vazhdojnë të jetojnë në primitivitet shtetëror me ligje antidemokratike dhe asimiluese të cilat i aplikojnë ende dhe sot pas gjenocidit shekullor që kanë bërë ndaj ne Shqiptarëve." Brahaj përfundon mesazhin duke falenderuar Presidentin e Turqisë, Shtetin Turk, diasporën shqiptare të Turqisë dhe Shtetin Amë.
"Faleminderit @ERDOGAN, Faleminderit @TURQI! Faleminderit @Shqiptarë_të_Turqisë! Faleminderit @MËMËDHE! GJUHA JONË SA E MIRË"
MARTINAJ, ËNDRRA IME ISHTE TË VIZITOJ EDHE TË GJITHË SHQIPTARËT E TURQISË “ZOT MA REALIZUA KËTË DËSHIRË DHE ËNDËRR QË KAM”, KËSHTU ILUTEJ ME VITE E VITE TË TËRA SHQIPTARI I PRIZRENIT QË PREJ VITEVE JETON NË SUEDI MUJO MARTINAJ....
Diaspora Shqiptare Turqi u mblodh dje me 12 Maj 2017 në Seferihisar të Izmir'it për konsultim të zhvidhimeve të fundit dhe orëvajtjes së aktualitetit të Shqipërisë Kosovës, Maqedonisë e mbarë trevava shqiptare....
ARSIMIMI NË GJUHEN SHQIPE U BË ZYRTARE NË TURQI NJOFTIM NGA, REPUBLIKA E TURQISË, MINISTRIA E ARSIMIT KOMBËTAR TURK: GJUHA SHQIPE ËSHTË FUTUR ZYRTARISHT NË PROGRAMIN ZYRTAR TË SHKOLLAVE QË NË KLASEN E PESTË FILLORE....
► BesaTime është portal interneti i Shtypit të Lirë, i Mendimit Ndryshe dhe Respektues i Etikës dhe Prencipeve të Shtypit. Ka për qëllim tju përcjellë të Interesuarve drejtë për së drejti; Lajmin, Informacionin, Analizen, Studimin, Kërkimin, Raportin e vërtetë dhe të pa-anshëm, në fushen; Strategjike, Politike, Ekonomike, Sociale, Diplomatike, Kulturore, Artistike, Sportive si dhe në çdo temë tjetër që i përket njeriut.
► BesaTime operon në fushën e informacionit dhe të shtypit në gjuhen Shqip, Turqisht dhe Anglisht, është e pavarur, nuk ka lidhje me asnjë organizatë, parti apo lëvizje politike, financohet vetëm nga themeluesit e vet. Është vazhdimësi e Think Tank Besa Strategy. Në përgjithësi vepron në të gjithë Botën, Bashkimin Evropian dhe Ballkanin. Në veçanti tregon intensivitet për çështje që kanë të bëjnë me Shqiptarët në Rajon dhe Turqinë. BesaTime në të njëjten kohë është portal ku Diaspora dhe Lobi Shqiptar në Turqi publikon.
►BesaTime është rrjet shqiptar i lajmeve, analizave dhe i mendimit strategjik, me seli në Izmir, Turqi. Rrjeti filloi pune më 28 nentor 2002 dhe mbulon lajmet botërore nga një këndvështrim objektiv. Çdo artikull i publikuar në portal mund të mos përputhet me idetë tona dhe për këtë arsye përgjegjësia i takon vetëm autorit.
► Kryeredaktori: Dr. Sokol Brahaj
Dizajn: CAN ARNAVUT - Kontakt: canarnavut@yandex.com