ME RAMUSHIN: ME 4 SHKURT TUBIM PAQËSOR PËRBALLË KOMISIONIT EVROPIAN
ME RAMUSHIN: TUBIM PAQËSOR PËRBALLË KOMISIONIT EVROPİAN TË SHTUNËN MË DATËN 04-02-2017, ORA14:30
Për lirimin e plotë të Ramush Haradinajt!
Për kolektivin, Ahmet Gjanaj Deputet i Rajonit të Brukselit
Kolektivi i shumicës së Shoqatave Shqiptare të Belgjikës, Hollandës, Luksemburgut, Francës, Zvicrrës dhe Gjermanisë ju ftojnë që të merrni pjesë në tubimin paqësor përballë Komisionit Evropian të shtunën më datën 04/02/2017 në orën 14:30.
Konsiderojmë si të padrejtë arrestimin nga Franca të z. Ramush Haradinajt në bazë të një urdhër-arresti të lëshuar nga Serbia në 2004. Ramush Haradinaj ishte një udhëheqës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), ushtri e rezistencës kundër genocidit ndaj popullatës civile Shqiptare të Kosovës ushtruar nga forcat militare e paramilitare serbe në 1998-99. Ishte UÇK-ja që me luftimet e saja në terren, e udhëhequr ndër të tjera nga Ramush Haradinajn, çoi, bashkë me bombardimet e forcave të NATO-së nga marsi deri ne qershor të vitit 1999, në largimin e militarëve dhe para-militarëve serbë duke i dhënë fund luftës së spastrimit etnik ndaj Shqiptarëve të Kosovës.
Për më tepër, Ramush Haradinaj është gjykuar, madje 2 herë, nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për Ish-Jugosllavinë dhë është shpallur i pafajshëm për të njëjtat akuzat që ngre urdhër-arresti i Serbisë.
Serbia nuk ka legjitimitetin të lëshojë urdhë-arreste as dhe të tentojë të njollosë një figurë si ajo e luftëtarit të lirisë së popullit martir shqiptar të Kosovës Ramush Haradinajn as të asnjë pjesëtari të vetëm të UÇK-së ! Duke pasur parasysh se Franca ka marrë pjesë në fushatën e bombardimeve të forcave të NATO-së kundër Serbisë në 1999, që është një ndër vendet e para që ka njohur pavarësinë e Kosovës, është me standarda të larta demokratike një ndër bashkëthemeluesit e Gjykatës Penale Ndërkombëtare për is-Jugosllavinë dhe me kontribute të larta financiare e njerzore për shtetndërtimin e Republikës së Kosovës, nuk duhët dhe nuk mund të bjerë në nivelin e shpifur të standarteve të demokracisë dhe të drejtësisë të Serbisë por duhët të bazohët në standartet demokratike, humane dhe të drejtësisë që vetë ka prodhuar duke qenë shekuj të tërë vend inspirimi për të gjithë botën e civilizuar. Andaj, i kërkojmë Gjykatave franceze të lirojnë pa kushte ish-Kryeministrine e Kosovës z. Ramush Haradinajt !
Organizatorët : Shoqatat Albabel dhe Qendra kulturore Vatra (Bruksel), Konica (Bruksel), Dora Dorës (Huy), Makowal (Namur), Konica (Bruksel), Eagle Event (Bruksel), Nënë Tereza (Anvers), Dardania (Tielt), Rinia (Gent), Nënë Tereza (Namur), Shoqata Humanitare Shpresa e Re (Bruksel), Iliria (Tongeren), Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptarë në Belgjikë, Adelaar (Anvers), Iliria (Luksemburg), shoqatat të Francës, Zvicrrës dhe Gjermanisë.
Për kolektivin, Ahmet Gjanaj, Deputet i Rajonit të BrukselitBesaTime.com
PRESIDENTI IVANOV: ËSHTË PORDHA RUSE NË BREKËT E GRUEVSKIT do të thoshte profesor Bashkurti në shkrimin e tij të sotshem me titullin "Presidenti Ivanov, ushtari rusofil i Gruevskit"...
PO ME DASHNORET Ç’KANË? pyet Mira Kazhani pas prononcimit për mediat që bëri Ylli i drejte(!)sisë pasi e larguan nga posti më i SHTREMBËRT ministror, ai i drejtësisë... ku një gjë e lehtë për opinionin shqiptar është kjo pyetja:...
[b]ÇAMËRI, MOJ ÇAMËRI "SHPALLJEN E PAVARËSISË QË TA BËNË, ËSHTË SI NJË KASTRAVEC MES PJESHKAVE” DO TË THOJË AKTIVISTI I ÇËSHTJES SHQIPTARE, ÇAMI I AMERIKËS ELSHANI.... Duhet ta dimë mirë se, Pavarësia e Çamërisë nuk shpallet në...
Qeveria e Kosovës u mbështet për herë të parë që nga fillimi i mandatit të saj, dy vjet më parë, nga një deputet i Vetëvendosjes, në një veprim të saj. Për ta marrë këtë mbështetje, qeverisë iu desh ta ndërmarrë një vendim të...
SHPËTIM IDRİZİ: ***PDIU ËSHTË PARTI SOVRANE, KOMBETARE KU EDHE E KEMI TREGUAR KËTË GJË. ***PDIU NUK ËSHTË AS SHPATË, AS JASTËK I ASNJËRËS. ***SI SHQIPTARE TE ÇAMËRISË NUK I KEMI BORXH KËRKUJT, JEMI NË GJENDJE TË FALIM DHE JEMI...