Për BesaTime Shqip përktheu: Sokol BRAHAJ 07/01/2020
Prokrusti, i cili në mitologjinë e lashtë greke, nganjëherë emërohet si Polypemon ose Damastes ose Procoptas, për të cilin besohet të jetë babai i Poisedonit, Zot i deteve dhe i të gjitha ujërave, kishte një botëkuptim të çuditshëm mikpritjeje. Prokrusti, ftonte brenda të gjithë ata e ato që kalonin pranë shtëpisë së tij; u jepte me ngënë dhe pas ngrënies i ftonte të shtriheshin që të pushonin në krevatin e tij.
Por mysafiri i rradhës që do shtrihet duhet t’i përshtatët e ti vijë fiks krevatit të tij, dhe në qoftë se mysafirin nuk e zë krevati, atëherë Prokrusti ja prist këmbët mysafirit sa është krevati. Këtë Prokrusti e bëntë me qëllimin që ai/ajo që do shtrihet në krevat, të jetë fiks me krevatin. Dhe këtu lind pyetja, përse e bëntë Prokrusti këtë? Ai e bëntë sepse ai vetë (mendonte se) ishte "I PËRKRYER".
Bashkimi Evropian që është organizata e parë dhe e vetme Supranacionale / mbikombëtare në botë, është një lloj Prokrust; megjithëse BE'ja nuk fton në shtëpinë e saj ata e ato që kalojnë pranë portës së saj. Janë vetë kalimtarët që duan të hyjnë në këtë shtëpi; dhe për këtë ata e ato nuk janë viktimat e saj, dhe së fundmi viktimat e saj nuk i ngjasin viktimave të Prokrustit, por, "BE'ja Prokrustiane" kërkon që ata që hynë në krevatin e saj, ti përputhen plotësisht krevatit të saj: dhe për këtë BE'ja i zvarrit, i zgjat, i përkul dhe i shkurton. Si rezultat, ai ose ajo që shtrihet në krevatin e BE'së, nuk është në gjendjen e mëparshme; tashmë ai/ajo është kthyer në një gjë tjetër; ka ndryshuar.
│
│
"BE'ja Prokrustiane" si ja arritë të përshtatë fiks me krevatin atë që e fut në krevatin e vet?
Ka dy përgjigje për këtë pyetje; e para është në natyren e vetë "BE'së Prokrustiane", e cila rrjedh nga karakteri i saj. Ndërsa përgjigjja e dytë, rrjedh nga qëndrimi i "BE'së Prokrustiane".
Natyra e Bashkimit Evropian nuk është e një organizate ndërkombëtare, por ajo është një organizatë mbikombëtare; dhe për këtë, ata që bëhen anëtare të saja, ja japin me doren e vet BE'së disa nga të drejtat e sovranitetit të vet. Ekskluzivisht në juridiksionin e Bashkimit Evropian nuk ka më të drejta sovraniteti për atë shtet pasi të antarësohet në BE; bashkimi doganor, formimi i rregullave të konkurencës, po ashtu dhe politika monetare e antarëve në zonën e Euro's. Për më tepër, "në pjesën më të madhe" vendimet e Unionit (instrumentet e kursimit ligjor) merren me shumicë votash, jo me unanimitet; kjo do të thotë që shtetet anëtare që nuk i thojnë "po" atij votimi, duhet të pajtohen patjetër me atë vendim.
Shteti, i cili ja ka transferuar BE'së disa nga të drejtat e veta sovrane, duhet të respektojë vendimet e marra edhe nëse nuk është në përputhje me vullnetin e tij, sepse tashmë nuk është më ai shtet i cili ishte para se të shkojë në atë krevat, nuk ka të njëjtat fuqi sovraniteti sikur i kishte para se tu shtrinte në krevatin e "BE'së Prokrustiane". Në krevat duhet të përputhet e tu bindet rregullave që ka vënë "BE'ja Prokrustiane". Këtu lind pyetja se ajo a mund të thotë që s'dua ti zbatoj rregullat? Po dëshiroi mund ta thotë, por duhet të përballet me gjobat e saj.
Përgjigjja e dytë, që rrjedh nga qëndrimi i BE'së, janë kriteret e anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Kriteret e Kopenhagës, që përfshinë elementë ekonomikë dhe politikë, në fakt, janë një përpjekje e "BE'së Prokrustiane" për ta futur në kallupin e duhur atë që do të marrë në krevatin e saj, përpara se ta fusi brenda në shtëpi e ta shtrijë në krevat. Në fakt, kriteret e Kopenhagën dhe ndjeshmëria e Unionit për të vlerësuar këto kritere, (siç i shofim në Raportet e Zhvillimit) janë gjithashtu një mesazh i qartë për ata që duan të hyjnë brenda dhe të shtrihen në krevatin e saj: "tani e tutje nuk mund të veproni sipas kokës tuaj"...
│
│
Dëshira e Mbretërisë së Bashkuar për të dalë nga Bashkimi Evropian buron nga fakti se tani ajo do të dali nga krevati i "BE'së Prokrustiane", dhe kjo dalje është për shkak të dëshirës së saj që ka për të lëvizur krahët dhe këmbët ashtu siç ja ka qefi vetë Anglisë. Fakti që slogani i Brexit'it është "Ri-merre Kontrollin/Take Back Control", është një shenjë që Mbretëria e Bashkuar nuk ka mundur t’i rezistojë presionit mbi këtë krevat, pa pasur nevojë për detaje të mëtejshme.
A është e vërtetë që Bashkimi Evropian është një lloj Prokrusti? Kjo nuk ka asnjë lidhje se a është e "saktë" apo "gabim; ka të bëjë me natyrën e Bashkimit Evropian; e nëse Bashkimi Evropian e sheh se po të vazhdojë të jetë "Prokrusti" është gabim, dhe e ndryshon këtë natyrën të saj, atëherë ajo sdo të jetë më Bashkimi Europian, por diçka tjetër.
Bushati, Debat për Çeshtjen e Jeruzalemit në Kuvend: Izraelin e njohim në kufinjtë e 1967'ës Ministri i BE'së dhe Diplomacisë Shqiptare Ditmir Bushati: Shqipëria per Jeruzalemin mban një qëndrim me rezolutat e OKB'së dhe në të...
RAMA: T’GJITHË SHQIPTARËT PO I BASHKOJ, THAÇI: ANI DE BAC, BASHKË E KRYJMË EDI RAMA "bashkimi i Shqipërisë me Kosovën nuk mund të përjashtohet nëse perspektiva për anëtarësimin e Ballkanit në BE venitet. HASHIM THAÇI: “Bashkimi...
► BesaTime është portal interneti i Shtypit të Lirë, i Mendimit Ndryshe dhe Respektues i Etikës dhe Prencipeve të Shtypit. Ka për qëllim tju përcjellë të Interesuarve drejtë për së drejti; Lajmin, Informacionin, Analizen, Studimin, Kërkimin, Raportin e vërtetë dhe të pa-anshëm, në fushen; Strategjike, Politike, Ekonomike, Sociale, Diplomatike, Kulturore, Artistike, Sportive si dhe në çdo temë tjetër që i përket njeriut.
► BesaTime operon në fushën e informacionit dhe të shtypit në gjuhen Shqip, Turqisht dhe Anglisht, është e pavarur, nuk ka lidhje me asnjë organizatë, parti apo lëvizje politike, financohet vetëm nga themeluesit e vet. Është vazhdimësi e Think Tank Besa Strategy. Në përgjithësi vepron në të gjithë Botën, Bashkimin Evropian dhe Ballkanin. Në veçanti tregon intensivitet për çështje që kanë të bëjnë me Shqiptarët në Rajon dhe Turqinë. BesaTime në të njëjten kohë është portal ku Diaspora dhe Lobi Shqiptar në Turqi publikon.
►BesaTime është rrjet shqiptar i lajmeve, analizave dhe i mendimit strategjik, me seli në Izmir, Turqi. Rrjeti filloi pune më 28 nentor 2002 dhe mbulon lajmet botërore nga një këndvështrim objektiv. Çdo artikull i publikuar në portal mund të mos përputhet me idetë tona dhe për këtë arsye përgjegjësia i takon vetëm autorit.
► Kryeredaktori: Dr. Sokol Brahaj
Dizajn: CAN ARNAVUT - Kontakt: canarnavut@yandex.com