│ KËSHILLI I AMBASADORËVE SHQIPTARE: PËRKUJTON MASAKREN E REÇAKUT
Deklarata e plotë e Këshillit të Ambasadorëve Shqiptare në përkujtim të Masakrës së Reçakut. Tiranë, 15 Janar 2020
Duke vështruar 21 vjet me parë kur mbarë bota u trondit nga një raport i lëshuar nga Misioni i OSBE – së në Kosovë nëpërmjet të cilit Ambasadori amerikan William Walker njoftonte për atë që mori emrin “Masakra e Reçakut”, e cila konsiderohet si një nga ngjarjet më të rënda jo vetëm të historisë së Kosovës, por një ngjarje me përmasa rrënqethëse për të gjithë njerëzimin.
Ajo ngjarje me gjithë tragjizmin e saj është një thirrje që në Kosovën e re të gjithë qytetarët pavarësisht besimeve dhe etnive, te jetojnë ne paqe , si rruga më e drejtë për të kontribuar në mirëkuptim e besuar në një të ardhme që sjell prosperitet e zhvillim.
Ajo është njëkohësisht edhe një thirrje, jo për të kthyer kokën pas, por për të mos harruar të vërtetat e hidhura që e kaluara e afërt ju ka rezervuar me qëllimin që të mos përsëriten kurrë, por edhe të pranohen si një realitet që historia ia ngarkon atyre që e kryen atë krim makabër.
Në këtë përvjetor të 21-të të asaj që ka ndodhur me 15 janar të 1999, është momenti i reflektimit edhe për ata politikanë serbë që historinë e së djeshmes së afërt akoma vazhdojnë ta lexojnë me syzet e errëta të nacionalizmit radikal ,duke mos kontribuar në krijimin e një klime paqësore e stabiliteti , që vjen edhe nga pendesa e pranimi i së vërtetës.
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë konstaton me trishtim që këtij grupimi i bashkohet edhe Presidenti Aleksandar Vuçiç duke mohuar një krim lufte të pranuar botërisht e të dokumentuar me fakte. │
│ Masakra e Reçakut ishte një nga ngjarjet që shënoi kthesen e madhe në qëndrimin e diplomacisë ndërkombëtare për atë që po ndodhte në Kosovë, duke i hapur udhë ndërhyrjes ndërkombëtare.
Për shpëtimin e Kosovës luftonte me heroizëm UÇK-ja, kontribuontë i gjithë faktori shqiptar brënda dhe jashtë kufirit, bombardonin avionët e NATO-s për paralizimin e fuqisë ushtarake të Beogradit, vepronte intensivisht diplomacia botërorë.
Në këtë ditë simbolike të Masakrës së Reçakut që zgjoi ndërgjegjen kombëtare dhe atë të opinionit botëror për çka po ndodhte në Kosovë, Këshilli Ambasadorëve Shqiptarë shpreh ndjenjat e respektitit më të thellë për ata që sakrifikuan për lirinë dhe shtetbërjen e Kosovës, por edhe gjen rastin të kërkojë nga të gjithë të vlerësojnë me realizëm ngjarjet e asaj periudhe, të kërkohet falje publike pasi ajo i kontribuon së vertetës, por edhe paqes e stabilitetit në rajon.
Duke njohur të vertetën janë me të mundshme rrugët për të ecur sëbashku për të ndërtuar të ardhmen përmes paqes e drejtësisë, në shërbim të mireqënies për brezat e ardhshëm. Këshilli i Ambasadorëve Shqiptare Deklaratë
SHQIPTARË TË SHQIPËRISË NXITONI SE KENI TË DREJTËN LIGJORE TË BËHENI PJESË VETËVENDOSËSE PËR PRANVERËN SHQIPTARE ME 6 TETOR JU LUTEMI MOS NGURONI TË BËHENI PJESË E PRANVERES SHQIPTARE QË DO TË FILLOJË TË LULËZOJË NGA KOSOVA...
KREJT KOSOVA N'KËMBË: VJEN NË TIRANË PËR TI DALË ZOT ÇAMËRISË E DETIT SHQIPTAR KRYETARI I SHOQATËS ÇAMËRIA-KOSOVË NEXHMI MUÇIQI: SOT NUK JEMI KËTU PËR TË BËRË ZHURMË, POR, PËR T’JA BËRË TË QARTË BOTËS MBARË SE SHQIPTARËT JANË TË...
O ARTA DADE: DO S’DO TI ÇËSHTJA ÇAME ËSHTË ÇËSHTJE KOMBËTARE DHE E TË GJITHË SHQIPTARËVE shkruan adresen e vet te rrjetit social Vjollca Braho. Postimi i plotë;...
► BesaTime është portal interneti i Shtypit të Lirë, i Mendimit Ndryshe dhe Respektues i Etikës dhe Prencipeve të Shtypit. Ka për qëllim tju përcjellë të Interesuarve drejtë për së drejti; Lajmin, Informacionin, Analizen, Studimin, Kërkimin, Raportin e vërtetë dhe të pa-anshëm, në fushen; Strategjike, Politike, Ekonomike, Sociale, Diplomatike, Kulturore, Artistike, Sportive si dhe në çdo temë tjetër që i përket njeriut.
► BesaTime operon në fushën e informacionit dhe të shtypit në gjuhen Shqip, Turqisht dhe Anglisht, është e pavarur, nuk ka lidhje me asnjë organizatë, parti apo lëvizje politike, financohet vetëm nga themeluesit e vet. Është vazhdimësi e Think Tank Besa Strategy. Në përgjithësi vepron në të gjithë Botën, Bashkimin Evropian dhe Ballkanin. Në veçanti tregon intensivitet për çështje që kanë të bëjnë me Shqiptarët në Rajon dhe Turqinë. BesaTime në të njëjten kohë është portal ku Diaspora dhe Lobi Shqiptar në Turqi publikon.
►BesaTime është rrjet shqiptar i lajmeve, analizave dhe i mendimit strategjik, me seli në Izmir, Turqi. Rrjeti filloi pune më 28 nentor 2002 dhe mbulon lajmet botërore nga një këndvështrim objektiv. Çdo artikull i publikuar në portal mund të mos përputhet me idetë tona dhe për këtë arsye përgjegjësia i takon vetëm autorit.
► Kryeredaktori: Dr. Sokol Brahaj
Dizajn: CAN ARNAVUT - Kontakt: canarnavut@yandex.com