BESA TIME®

Portali i Lajmit të Vertetë

    BOMBË TJETËR PËR GREQINË: PAPA GJON PALI II,UNË DO TË LUTEM PËR SHQIPTARËT E ÇAMËRISË

    Kategori: KRYESORET Tarih: 7-02-2017, 17:37
    BOMBË TJETËR PËR GREQINË: PAPA GJON PALI II,UNË DO TË LUTEM PËR SHQIPTARËT E ÇAMËRISË

    BOMBË TJETËR PËR GREQINË NGA PAPA GJON PALI II: UNË DO TË LUTEM PËR VUAJTJET E SHQIPTARËVE TË ÇAMËRISË QË U JANË SHKAKTUAR NGA GREQIA SHKRUAN ATI I SHENJTE PAPA GJON PALI II NË LETËRPËRGJIGJEN E TIJ DREJTUAR SHOQATËS SHQIPTARO-AMERIKANE “ÇAMËRIA”

    Ati i Shenjtë i shkruante letërpërgjigje shoqatës shqiptaro-amerikane “Çamëria”.

    “Në emër të Zotit ju përqafoj dhe ju bekoj të gjithëve.”

    Ishin këto fjalët e shenjta që tha Papa Gjon Pali i Dytë, kur shkeli tokën shqiptare më 25 prillit 1993. Ishte vizita e tij në Shqipëri, vendi që sapo kishte lënë pas diktaturën komuniste për të nisur rrugën e mundimshme në kërkim të lirisë. Në sheshin Skënderbej, ku dukej se kishte dalë gjithë Shqipëria, Papa Gjon Pali i II, tha ndër të tjera: “Popull shqiptar, ec përpara me guxim drejt shtigjeve të solidaritetit. Është një rrugë e vështirë kjo, por në të janë mbjellë farat e shpresës. Të shoqëroftë forca e martirëve të tu, dëshmitarë gjithmonë në roje të lirisë në vitet e pafund të shtypjes së regjimit totalitar. T’i ndriçoftë hapat e tu dashuria për familjen, shpirti i vëllazërimit, mikpritja ndaj të huajit dhe vetitë që e dallojnë popullin tuaj, veti këto që përbëjnë pasurinë më të çmuar shekullore shqiptare.”
    BOMBË TJETËR PËR GREQINË: PAPA GJON PALI II,UNË DO TË LUTEM PËR SHQIPTARËT E ÇAMËRISË
    Nisur nga historia dramatike që e ka përndjekur popullin shqiptar shekullin e shkuar, kryesisht atë të diktaturës komuniste, Papa Gjon Pali i Dytë dëshmoi një përkujdesje të veçantë për Shqipërinë. Në momente të ndryshme të historisë, ai e ka mbështetur Shqipërinë. Papa Gjon Pali ka folur edhe për Kosovën e Çamërinë.
    Ka ndodhur 15 vite më parë, kur Shoqata “Çamëria”, i pati shkruar një letër, ku përshkruheshin vuajtjet e tragjedisë së Çamërisë. Letra përmbante fakte e ngjarje të historisë së dhimbshme të Çamërisë, vrasjen e mijëra burrave, grave e fëmijëve të Çamërisë. Në letërpërgjigjen drejtuar Shoqatës “Çamëria”, Ati i shenjtë shkruante: “Unë do të lutem për vuajtjet e popullit të Çamërisë”. Ishte kjo një mbështetje e madhe për Çështjen e Çamërisë.

    Përveç se për Çështjen Çame, Papa Gjon Pali i Dytë ka folur shpesh për Kosovën. Ndër to mbahet mend mesazhi në ditën e Krishtlindjeve, kur genocidi serb mbi popullin e Kosovës kishte mbërritur kulmin.

    BOMBË TJETËR PËR GREQINË: PAPA GJON PALI II,UNË DO TË LUTEM PËR SHQIPTARËT E ÇAMËRISË

    “Drama e Kosovës, ku natën e Krishtlindjes pati ndeshje të reja të armatosura, është përherë e pranishme në zemrën time”, do të thoshte Papa në lutjen e Krishtlindjeve. Më 11 prill 1999, duke uruar besimtarët ortodoksë me rastin e Pashkëve, Shenjtëria e tij kujtoi që në ato ditë sytë e besimtarëve ishin plot me vdekje, prandaj bëri thirrje që të heshtin armët e të rifillojë dialogu.
    Burimi: 27.al (http://27.al/papa-gjon-pali-i-dyte-une-do-te-lutem-per-vuajtjet-e-popullit-te-camerise/)

    BesaTime.com

    ATHINË-BEOGRAD RINOVIM I MARRËDHËNIVE STRATEGJIKE: ÇFARË SHKRUAJNË ANALISTËT E ANKARASË

    ATHINË-BEOGRAD RINOVIM I MARRËDHËNIVE STRATEGJIKE: ÇFARË SHKRUAJNË ANALISTËT E ANKARASË Gjatë vizitës së kryeministrit grek, Aleksis Cipras në Beograd u vendos për krijimin e një Bordi të Përbashkët të Lartë Këshillues dhe...

    PRESIDENTI IVANOV: ËSHTË PORDHA RUSE NË BREKËT E GRUEVSKIT

    PRESIDENTI IVANOV: ËSHTË PORDHA RUSE NË BREKËT E GRUEVSKIT do të thoshte profesor Bashkurti në shkrimin e tij të sotshem me titullin "Presidenti Ivanov, ushtari rusofil i Gruevskit"...

    ÇAMËRI, MOJ ÇAMËRI "SHPALLJEN E PAVARËSISË QË TA BËNË, ËSHTË SI NJË KASTRAVEC MES PJESHKAVE”

    [b]ÇAMËRI, MOJ ÇAMËRI "SHPALLJEN E PAVARËSISË QË TA BËNË, ËSHTË SI NJË KASTRAVEC MES PJESHKAVE” DO TË THOJË AKTIVISTI I ÇËSHTJES SHQIPTARE, ÇAMI I AMERIKËS ELSHANI.... Duhet ta dimë mirë se, Pavarësia e Çamërisë nuk shpallet në...

    Maxhoranca dhe Opozita Bashkohen Kundra Serbisë

    Qeveria e Kosovës u mbështet për herë të parë që nga fillimi i mandatit të saj, dy vjet më parë, nga një deputet i Vetëvendosjes, në një veprim të saj. Për ta marrë këtë mbështetje, qeverisë iu desh ta ndërmarrë një vendim të...

    SHPËTIM IDRIZI: PDIU ËSHTË PARTI SOVRANE, KOMBETARE KU EDHE E KEMI TREGUAR KËTË GJË. PDIU NUK ËSHTË AS SHPATË, AS JASTËK I ASNJËRËS.

    SHPËTIM IDRİZİ: ***PDIU ËSHTË PARTI SOVRANE, KOMBETARE KU EDHE E KEMI TREGUAR KËTË GJË. ***PDIU NUK ËSHTË AS SHPATË, AS JASTËK I ASNJËRËS. ***SI SHQIPTARE TE ÇAMËRISË NUK I KEMI BORXH KËRKUJT, JEMI NË GJENDJE TË FALIM DHE JEMI...

Sitemizi değerlendirin

BESATIME►QË NGA 2002’SHI©◄

Të gjitha tekstet, imazhet dhe përmbajtjet në botimin e kësaj faqe interneti i përkasin BesaTime©. Ndalohet kopjimi ose riprodhimi i paautorizuar i kësaj faqeje.
Kontakt: www.BesaTime.com | besatimenews@gmail.com |
RRETH NESH►
► BesaTime është portal interneti i Shtypit të Lirë, i Mendimit Ndryshe dhe Respektues i Etikës dhe Prencipeve të Shtypit. Ka për qëllim tju përcjellë të Interesuarve drejtë për së drejti; Lajmin, Informacionin, Analizen, Studimin, Kërkimin, Raportin e vërtetë dhe të pa-anshëm, në fushen; Strategjike, Politike, Ekonomike, Sociale, Diplomatike, Kulturore, Artistike, Sportive si dhe në çdo temë tjetër që i përket njeriut.
► BesaTime operon në fushën e informacionit dhe të shtypit në gjuhen Shqip, Turqisht dhe Anglisht, është e pavarur, nuk ka lidhje me asnjë organizatë, parti apo lëvizje politike, financohet vetëm nga themeluesit e vet. Është vazhdimësi e Think Tank Besa Strategy. Në përgjithësi vepron në të gjithë Botën, Bashkimin Evropian dhe Ballkanin. Në veçanti tregon intensivitet për çështje që kanë të bëjnë me Shqiptarët në Rajon dhe Turqinë. BesaTime në të njëjten kohë është portal ku Diaspora dhe Lobi Shqiptar në Turqi publikon.
►BesaTime është rrjet shqiptar i lajmeve, analizave dhe i mendimit strategjik, me seli në Izmir, Turqi. Rrjeti filloi pune më 28 nentor 2002 dhe mbulon lajmet botërore nga një këndvështrim objektiv. Çdo artikull i publikuar në portal mund të mos përputhet me idetë tona dhe për këtë arsye përgjegjësia i takon vetëm autorit.
► Kryeredaktori: Dr. Sokol Brahaj

Dizajn: CAN ARNAVUT - Kontakt: canarnavut@yandex.com