NJË TURQI E FORTË-AVANTAZH GJEOPOLITIK PËR SHQIPËTARËT Nga: Shaban MURATi
NJË TURQI E FORTË-AVANTAZH GJEOPOLITIK PËR SHQIPËINË, GSH.AL Interesi shtetëror dhe strategjik shqiptar dikton që zgjedhjet presidenciale të 24 qershorit në Turqi të shihen me sy gjeopolitik. Kjo don të thotë të merren në konsideratë në rradhë të parë rrethanat e favorshme rajonale, që krijon për dy shtetet shqiptare dhe për faktorin shqiptar në Ballkan rizgjedhja e Erdoganit në postin e presidentit të shtetit më të fuqishëm dhe më të rëndësishëm ballkanik. Rizgjedhja e Erdoganit don të thotë vazhdimësi e politikës dhe e strategjisë së tij të njohur për të forcuar rolin e Turqisë si faktor i rëndësishëm rajonal në Mesdhe, në Lindjen e Mesme, në Azinë Qëndrore dhe në Ballkan. Kjo vazhdimësi e forcimit të pozitës së Turqisë si fuqi e madhe rajonale përbën një rrethanë të favorshme për peshën dhe perspektivën e faktorit shqiptar në rajonin e Ballkanit.
Presidenti Erdogan është i pari dhe i vetmi president i një shteti ballkanik, që afishoi në politikën e tij të jashtme përcaktimin e Shqipërisë dhe të Kosovës si aleatë strategjikë. Presidenti Erdogan është i pari dhe i vetmi president i një shteti ballkanik, që i kushtoi vëmendje të veçantë dhe ndërtoi marrëdhënie të posaçme me Shqipërinë dhe me Kosovën. Presidenti Erdogan është i pari dhe i vetmi president i një shteti ballkanik, që pranoi dhe vlerësoi rolin e ri diplomatik dhe strategjik të dy shteteve shqiptare dhe të faktorit shqiptar në skakierën ballkanike në fillimi të shekulliti 21. Presidenti Erdogan është i pari dhe i vetmi president i një shteti ballkanik, që ndihmoi në rivendosjen e një simetrie dhe të një ekuilibri forcash në rajon midis Shqipërisë dhe rivalëve të saj historikë në rajon. Aleanca strategjike me Turqinë është një kartë diplomatike force për Shqipërinë dhe për Kosovën në marrëdhëniet e tyre rajonale dhe sidomos përballë rivalëve historike të kombit shqiptar, të cilët nuk e njohin Kosovën.
↓
↓ Të gjithë shtetet ballkanike, dhe sidomos ata që nuk e kanë dashur kurrë faktorin dhe kombin shqiptar, janë të detyruar të llogarisin rrethanën e aleancës strategjike të dy shteteve shqiptare dhe të kombit shqiptar me Turqinë. Rivalët tanë historikë janë të ndërgjegjshëm për forcën e Turqisë në rajon dhe ndaj Serbia dhe Greqia, ende pa u numuruar gjithë kutitë e votimit dhe pa u shpallur zyrtarisht fitorja e Erdoganit, nxituan t’i dërgojnë në 24 qershor mesazhe zyrtare urimi presidentit të Turqisë.
Zgjedhjet në Turqi dhe marrëdhëniet ndërkombëtare të shtetit gjykohen nga efektet, që kanë në pozitat rajonale dhe ndërkombëtare të vendit tonë. Konkretisht në rastin e Shqipërisë dhe të Kosovës forcimi i Turqisë dhe i pozitës së saj rajonale dhe ndërkombëtare favorizon rolin dhe peshën e faktorit shqiptar në rajon. Nuk gjykohen as zgjedhjet dhe as marrëdhëniet ndërkombëtare me shtetet e tjera sipas komplekseve të frymëzuara nga pakicat fetare, nga pakicat etnike apo nga sponsorizimet e rivalëve tanë historikë në Ballkan dhe të lobeve të tyre në Tiranë dhe në Prishtinë. Çeshtja e regjimeve të brendshme dhe e menyrave të qeverisjes së një populli janë çeshtje e brendshme dhe domen i atij populli, që zhvillon zgjedhjet e veta dhe zgjedh udhëheqësit e vet.
Ka perënduar ajo kohë kur Shqipëria kërkonte t’i mësonte botës si të bënte revolucionin proletar dhe i jepte leksione Kinës dhe Indonezisë se si të ngrihen në revolucion. Shqipëria nuk mundet as sot të bëhet qendër e botës dhe të mësojë shtetet e tjera si të bëjnë demokracinë. Nuk mund të flasësh për “sulltanët” e botës, kur ke vetë 106 vjet që drejtohesh nga sulltanë. Çeshtjet e brendshme të një shteti nuk duhet të ngatërrojnë vizionin dhe interesin gjeopolitik të Shqipërisë dhe të kombit shqiptar. Ndaj një Turqi e fortë duhet parë si një avantazh gjeopolitik për Shqipërinë, për Kosovën dhe për kombin shqiptar. gsh.al
DEFEKTET E FORMULËS SË “DY GJERMANIVE” "Duke qenë se formula e “dy Gjermanive” po hidhet prapë në qarkullim diplomatik dhe mediatik për raportet Serbi-Kosovë", sidomos tani që presidenti serb po bën disa lëvizje...
Presidenti Nishani priti Zv/Kryeministrin Kinez Zhang Gaoli Presidenti Nishani përshëndeti vizitën e zotit Gaoli në Tiranë, duke e konsideruar si një shenjë domethënëse miqësie e të vëmendjes që Kina dhe zyrtarët e saj më të...
“PO-EVET” PRESIDENT ERDOGAN-THA POPULLI TURK Fjalimi Presidentit të Turqisë Rexhep Tajip Erdogan pas fitimit të referandumit popullor për ndryshimin e 18 neneve të kushtetutës të cilat do bëjnë ndërrimin e sistemit parlamentar...
ATHINË-BEOGRAD RINOVIM I MARRËDHËNIVE STRATEGJIKE: ÇFARË SHKRUAJNË ANALISTËT E ANKARASË Gjatë vizitës së kryeministrit grek, Aleksis Cipras në Beograd u vendos për krijimin e një Bordi të Përbashkët të Lartë Këshillues dhe...
► BesaTime është portal interneti i Shtypit të Lirë, i Mendimit Ndryshe dhe Respektues i Etikës dhe Prencipeve të Shtypit. Ka për qëllim tju përcjellë të Interesuarve drejtë për së drejti; Lajmin, Informacionin, Analizen, Studimin, Kërkimin, Raportin e vërtetë dhe të pa-anshëm, në fushen; Strategjike, Politike, Ekonomike, Sociale, Diplomatike, Kulturore, Artistike, Sportive si dhe në çdo temë tjetër që i përket njeriut.
► BesaTime operon në fushën e informacionit dhe të shtypit në gjuhen Shqip, Turqisht dhe Anglisht, është e pavarur, nuk ka lidhje me asnjë organizatë, parti apo lëvizje politike, financohet vetëm nga themeluesit e vet. Është vazhdimësi e Think Tank Besa Strategy. Në përgjithësi vepron në të gjithë Botën, Bashkimin Evropian dhe Ballkanin. Në veçanti tregon intensivitet për çështje që kanë të bëjnë me Shqiptarët në Rajon dhe Turqinë. BesaTime në të njëjten kohë është portal ku Diaspora dhe Lobi Shqiptar në Turqi publikon.
►BesaTime është rrjet shqiptar i lajmeve, analizave dhe i mendimit strategjik, me seli në Izmir, Turqi. Rrjeti filloi pune më 28 nentor 2002 dhe mbulon lajmet botërore nga një këndvështrim objektiv. Çdo artikull i publikuar në portal mund të mos përputhet me idetë tona dhe për këtë arsye përgjegjësia i takon vetëm autorit.
► Kryeredaktori: Dr. Sokol Brahaj
Dizajn: CAN ARNAVUT - Kontakt: canarnavut@yandex.com