BESA TIME®

Portali i Lajmit të Vertetë

    VUÇIÇ U SHPËRBLYE PËR BARRIKADAT, NDËRKOMBËTARËT S’MUND TA DËNOJNË SERBINË DHE VUÇIÇIN

    Kategori: KRYESORET / LAJME / POLITIKE&EKONOMI / RAJONI / BOTA / ANALIZE / RAPORTE Tarih: 3-01-2023, 17:04
    VUÇIÇ U SHPËRBLYE PËR BARRIKADAT, NDËRKOMBËTARËT S’MUND TA DËNOJNË SERBINË DHE VUÇIÇIN

    VUÇIÇ U SHPËRBLYE PËR BARRIKADAT, NDËRKOMBËTARËT S’MUND TA DËNOJNË SERBINË DHE VUÇIÇIN

    Çfarë ndodhi prapa skenave? Ish-ambasadori holandez: Vuçiq u shpërblye për barrikadat, ja pse ndërkombëtarët s’mund ta dënojnë Serbinë

    Bosch: Vuçiq mund ta bëjë të pamendueshmen në Kosovë, sikur Putini në Ukrainë


    Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë Robert Bosch, e ka vlerësuar si përsëritje të viteve të 1998/99, skenarin e barrikadave në veri të Kosovës, ku serbët lokalë bllokuan për tri javë rrugët me kamionë, pas arrestimit t ëish-policit serb Dejan Pantiq.

    Në një prononcim për gazetën “Bota sot”, Bosch ka akuzuar Listën serbe, pjesë të Kuvendit të Kosovës, se ka sajuar histori për keqtrajtim të serbëve në Kosovë, duke provokuar krizë ndërmjet të dyja vendeve.

    -
    VUÇIÇ U SHPËRBLYE PËR BARRIKADAT, NDËRKOMBËTARËT S’MUND TA DËNOJNË SERBINË DHE VUÇIÇIN
    -

    “Gjithçka dukej si një përsëritje e viteve 1988/89. Histori të sajuara keqtrajtimit të serbëve në Kosovë, të pavërteta dhe krizë të provokuar nga Lista serbe (lexo Beogradi) dhe për të mbrojtur serbët e varfër Beogradi duhej të vepronte. Sërish Millosheviq i pastër”, ka thënë ish-ambasadori.

    Heqjen e barrikadave në veri, presidenti serb Aleksandar Vuçiq, e ka cilësuar si “fitore të vogël diplomatike” të Serbisë. Ai ka paralajmëruar se Serbia do të vazhdojë të luftojë për Kosovën edhe në takimin me fuqitë e mëdha, që sipas tij, do të mbahet në janar.

    “Në gjysmën e parë të janarit, pres që njerëzit e mëdhenj nga bota të vijnë tek unë dhe të më thonë se duhet të arrijmë një marrëveshje", ka thënë Vuçiq, teksa ka shtuar se i frikësohet “shumë papërgjegjshmërisë së disa përfaqësuesve ndërkombëtarë.

    Se Vuçiq u shpërblye për uljen e tensioneve me Kosovën, e konfirmon edhe Robert Bosch, duke paralajmëruar se ai do të përpiqet të marrë edhe më shumë nga ndërkombëtarët.

    “Sigurisht që presion ishte i madh, sidomos ndaj Vuçiqit që të mos e teprojë me dorën e tij, por, unë nuk jam më pjesë e lojës, sinqerisht besoj që Vuçiq u shpërblye shumë për uljen e tensionit, sikur të jetë kështu, ai do të përpiqet përsëri për të marrë edhe më shumë”, është shprehur diplomati.

    Sipas tij, Perëndimi nuk mund ta dënojë Serbinë, pasi e dinë se Vuçiqi mund ta bëjë në Kosovë, atë që e bëri Vladimir Putin në Ukrainë.

    “Problemi për perëndimin sipas meje është se nëse vërtet dënojnë Serbinë, nuk do të kenë më asnjë levë dhe Vuçiqi mund të bëjë të pamendueshmen ashtu siç bëri miku i tij Putin në Ukrainë. Pra, përsëri në varësi të asaj që ndodhi prapa skenave, unë kam prirje të mos jem shumë optimist. Megjithatë, le të shpresojmë se jam gabim”, ka shtuar ish-ambasadori Bosch, për gazetën “Bota sot”.

    Kryeministrja serbe Ana Brnabiç, paralajmëroi se në vitin 2023 pret paqëndrueshmëri të mëtejshme në Kosovë. Madje ajo ka bërë përgjegjës kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin, për situatën e krijuar.

    Kryeministri Kurti, ka njoftuar se garancia e vetme që i kanë dhënë ndërkombëtarëve, ka qenë se nuk ka lista për arrestime në veri. Kreu qeveritar ka mohuar kategorikisht se ka dhënë garanci për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Botasot
    VUÇIÇ U SHPËRBLYE PËR BARRIKADAT, NDËRKOMBËTARËT S’MUND TA DËNOJNË SERBINË DHE VUÇIÇIN
    ---

    Ish-agjenti: Kjo lëvizje politike serbomadhe është produkt i marrëveshjeve sekrete të Vuçiqit, Daçiqit e Thaçit për ndarjen e Kosovës!


    Pas tensioneve të mëdha që ndodhën në veri të vendit, me kërkesën e Listës Serbe, policët serbë kanë dhënë dorëheqje nga Policia e Kosovës.

    Shumica e këtyre policëve ishin inkuadruar në Policinë e Kosovës, vite më parë të cilët shërbenin si Rojë të Urës në veri, ku vranë, maltretuan e keqtrajtuan shqiptarët.

    Tashmë janë pranuar edhe dorëheqjet e tyre nga Policia e Kosovës, mirëpo është raportuar se të gjithë nuk i kanë kthyer pajisjet e policisë.

    Ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, i cili ishte edhe pjesëtaër i Policisë së Kosovës pas luftës, thotë se asnjë prej këtyre policiëve serbë që kanë dhënë dorëheqje nuk duhet më që të kthehen në Polici.

    Ai i quan ata dezertor të cilët nuk e njohin shtetin ku jetojnë dhe marrin rrogë.

    “Policët serbë të Kosovës, ata të Hashim Thaçit e Ivica Daçiqit, që e lëshuan punën me urdhër të Aleksandër Vuçiqit dhe Beogradit, nuk duhet lejuar në asnjë mënyrë për t’u kthyer prapë në punë, asnjëri nga ata dezertor, dhe asnjë polic që s’e njeh shtetin ku jeton dhe merr rrogë, pra asnjë nuk ka çka kërkon që ta mbajë prapë uniformen e policit të shtetit të Kosovës”, shprehet Miftari.

    Ai thotë se, Kosova duhet të ketë shumë të qartë se janë tri armët kryesore serbe me të cilat aparati shtetëror i Aleksandër Vuçiqit po lufton kundër Kosovës.

    “Pos në Kosovë ndodh dhe nuk ka askund në botë që deputeti i shtetit punon kundër integritetit të shtetit të vet për interesa të një shtetit fqinj armiqësor. Lista Serbe që pos për Beogradin punon direkt edhe nën urdhrat e kishës mesjetare Serbe. Kjo lëvizje politike serbomadhe është produkt i marrëveshjeve sekrete të Vuçiqit, Daçiqit e Thaçit kur përgatisnin edhe terrenin për ndarjen e Kosovës me Edi Ramen, Baton Haxhiun, Isa Mustafën, Skënder Hysenin, Vlora Çitakun, Joni Bolltonin dhe Riçard Grenellin”, thotë Miftari.

    Ish-agjenti shton se, ata që e duan paqen dhe lirinë e popullit të vetë duhet të jenë gjithmonë të gatshëm edhe për luftë, sepse derisa ta udhëheq Serbinë Kisha mesjetare serbe normalizim i marrëdhënieve me Kosovën nuk besohet se do të ndodhë.

    “Do të ketë vetëm një pushim para ndonjë “pushtimi” e ndonjë masakre të radhë. Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë do të bëhet vetëm në rast se Kosova do të ketë ushtrinë dhe policinë mirë dhe shumë më të përgatitur se sa forcat serbe”, thotë ai.

    Miftari tregon se cilat armë janë që Serbia mundet dhe po i përdor kundër shtetësisë së Kosovës.

    “Bisedat me Serbinë, me të cilat Serbia po abuzon, dhe nuk pyet askush pse duhet medoemos Kosova me u marr vesh me çdo çmim me Serbinë kur shteti Serb bisedat është duke i përdorë edhe si një armë kundër shtetësisë së Kosovës? Pastaj është tregtia, blerja e qindra milionë mallrave nga Serbia vit për vit dhe varësia e Kosovës për mallrat dhe industrinë ushqimore Serbe! Ndërsa e treta janë pushtetarët shqiptarë me orientim proverb që deri dje ishin në pozitë, sot opozita e Kosovës dhe pushteti i Edi Ramës në Tiranë”, thotë ai.

    Sipas tij, këtyre nuk ju intereson fare interesi strategjik kombëtar, por në fakt ju intereson vetëm interesi i tyre privat si paret, pushteti ku përmes korrupsionit dhe krimit të organizuar sot janë bërë multi miliarderë!

    “Sot për sot i vetmi vend që është hapur kundër interesave serbo ruse është Britania e Madhe dhe vendi jonë duhet ta shfrytëzoj këtë fakt për ta forcuar diplomacinë, policinë por sidomos për ta forcuar ushtrinë tonë me armë dhe trajnime përmes ndihmës së Londrës”, përfundon Naim Miftari. Botasot

    -----
    VUÇIÇ U SHPËRBLYE PËR BARRIKADAT, NDËRKOMBËTARËT S’MUND TA DËNOJNË SERBINË DHE VUÇIÇIN

    Gazetari britanik: Banorët serbë në veri më thanë se 600 burra ishin dërguar për trajnime ushtarake në Serbi


    A do të marrë fund ndonjëherë lufta e Kosovës?
    Gazetari dhe analisti i politikave në Ballkanin Perëndimor, Tim Judah, ka bërë së fundi një shkrim në lidhje me situatën në veri të Kosovës dhe mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë duke zbuluar edhe disa detaje interesante.

    Këtë shkrim ai e ka titulluar “A do të marrë fund ndonjëherë lufta e Kosovës?”

    Por, në një pjesë mjaft interesante të shkrimit Judah tregon se çka i thanë disa banorë nga veriu i Kosovës.

    “Me zëra pëshpëritës, banorët më thanë që, vitin e kaluar, 600 burra i kishin dërguar për trajnime ushtarake në Serbi. Por, s’ka asnjë mënyrë për ta ditur përveç nëse nisni të bëni pyetje të cilat s’do t’iu pëlqenin atyre, ta zëmë se çka është e vërtetë e çka është dezinformatë e shpërndarë nga BIA, shërbimi inteligjent i Serbisë, që besohet të ketë kontroll të madh këndej pari...” – shkruan Tim Judah.

    Ai shton se njerëzit në veri të Mitrovicës thjesht duan “jetë normale” por vë pikëpyetje nëse kjo është e mundshme.

    Judah citon Marko Jakshiqin që i tha këto fjalë për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

    “Kurti po e bën të njëjtën gjë si Millosheviqi gjatë viteve nëntëdhjetë, vetëm se kemi ndërruar anët.”

    Judah që udhëheq me rrjetin BIRN, përmend edhe një çështje tjetër që mund të çojë drejt vështirësimit të arritjes së marrëveshjes.

    “Mes gjithë këtyre zgjidhjeve teknike, një pjesë e problemit – në fakt, pjesë shumë e madhe e problemit – është edhe perosnale. Pak vite më parë, e intervistova Hashim Thaçin, që kishte qenë lideri i UÇK-së, kur Vuçiqi kishte qenë ministër në qeverinë e Millosheviqit. Kur intervista u krye, ai më pyeti: “A do ta shohësh Aleksandrin?” Në fillim, mbeta pa ditur asgjë – më pas e kuptova se po fliste për Vuçiqin. Nuk ka më sjellje të tilla këtyre ditëve. Vuçiqi dhe Kurti e përçmojnë njëri tjetrin. Kur Vuçiqi ishte ministër, Kurti ishte i burgosur politik në burgun serb; më 1 dhjetor, Vuçiqi publikisht e quajti Kurtin “llum terrorist”. Mungesa e çfarë raporti personal e bën gjetjen e një zgjidhjeje edhe më të vështirë.” Botasot

    -----

    Scholz dhe Macron nuk ndalin përpjekjet për marrëveshjen Kosovë-Serbi, zbulohet lëvizja e tyre e fundit


    Kryekëshilltari gjerman dhe ai francez, pritet ta vizitojnë Prishtinën e Beogradin
    Franca dhe Gjermania nuk e kanë ndërmend pushimin derisa në terren të krijojnë atmosferën dhe kushtet që Kosova e Serbia të arrijnë marrëveshje finale.

    Qysh këtë muaj, presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman Olaf Scholz, pritet t’i dërgojnë në Prishtinë e Beograd, kryekëshilltarët e tyre, Emmanuel Bonne dhe Jens Plotner.

    Në vizitën e parë që e kishin realizuar më 9 shtator të 2022-ës, ata u shoqëruan nga emisari evropian Miroslav Lajçak, kurse kësaj radhe me ta pritet të jetë edhe i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

    Dy diplomatët evropianë pa dashur të përmendeshin me emra thanë të hënën, se ardhja e delegacioneve euro-amerikane duhet të merret më seriozisht kësaj radhe dhe se kërkesat e tyre këtë herë për palët janë fort më të kristalizuara sesa gjatë takimeve të shtatorit, ku edhe u prezantua versioni fillestar i propozimit të BE-së për ujdi kosovaro-serbe.

    I dërguari i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajcak, që edhe vetë ka mandat deri më 31 gusht 2024, thotë se afatet po përafrohen për pajtim.

    Duke folur për gazetën amerikane “Politico”, diplomati sllovak theksoi se tani ka një strukturë të favorshme dhe se vëmendja e lidershipit në ShBA dhe BE është e lartë .

    Por, sipas tij, dritarja e vërtetë e mundësive për ujdi qëndron diku deri në dhjetor të 2023-tës ose në fillim të 2024-tës.

    Nëse gjërat nuk bëhen deri atëherë, Lajçak thotë se duhet të fillohet nga e para . E nëse ka kthim në kriza e përplasje atëherë ai thotë se afatet duhet harruar.

    Ndryshe, gjatë vitit 2024 pritet të mbahen zgjedhjet e përgjithshme për institucionet e Bashkimit Evropian, siç është parlamenti kurse po të njëjtin vit – pra në vjeshtë – mbahen zgjedhjet presidenciale amerikane.

    Kujtojmë se presidentja Vjosa Osmani gjatë intervistës së saj të fundvitit në Rubikon, po ashtu konfirmoi se pritet që në pjesën e parë të muajit janar, të vijnë në Prishtinë pikërisht Bonne dhe Plotner. Botasot

    -----

    “Një konflikt në veri të Kosovës do të ishte katastrofik për Serbinë”


    Avokati dhe opinionisti serb, Vllatko Sekuloviç, në një artikull kushtuar “rënies demografike të Serbisë” analizon edhe çështjet e fundit mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe efektet që kjo do të kishte për Serbinë.

    “Frika kronike dhe tramautike e një konflikti ndër-etnik dhe një gjendje e pasigurisë ontologjike (mugesa e besimit ndaj njerëzve tjerë, mungesa e shpresës dhe mundësisë për kolonozime të ardhshme) kanë rëndësinë e faktorëve relevantë jo-ekonomik që ndikojnë jo vetëm në vendimet e individëve për të mërguar (ikur) nga situata të tilla të frikës konstante ekzistenciale, por janë edhe rrënja negative e rritjes së ikjes që regjistrohet në Serbi dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar ai në një analizë botuar në “Danas”.

    “Në këtë kontekst, një konflikt në veri të Kosovës do të ishte katastrofik për Serbinë nga pikëpamja e trendit demografik, dhe rezultatet pozitive të arritura në luftën kundër varfërisë në kuptimin afatshkurtër do të anuloheshin”.

    Sekulloviç vëren edhe rritjen e retorikës serbe ndaj vendeve perëndimore të cilat mbështesin mëvetësin e shtetit të Kosovës.

    “Të shtrëngosh retorikë ndaj partnerëve që mbase mund të jenë të padëshirueshëm por janë të domosdoshëm, është jo vetëm e pamoralshme, por edhe kundër interesave të popullit serb dhe interesave kombëtare”.

    “Në këtë mënyrë, autoritete të padiskutueshme në fushën e së drejtës ndërkombëtare, intelektual që duken si Scherlock Holme-a ose politikan me diploma dhe shtetësi të huaja, të dehur nga nacionalizmi, vazhdojnë me këmbëngulje dhe në mënyrë destruktive të çorientojnë publikun serb më përalla për gjoja ‘riintegrimin’ paqësor të Kosovës brenda rendit kushtetues dhe ligjor të Serbisë, dhe me gjoja baza ligjore për këkrëes për të kthyer forcat e sigurisë serbe në një territor jashtë sovranitetit të shtetit serb”.

    “Narrativat nacionaliste me të cilat kryeministrja dhe zyrtarë të tjerë shtetërorë fyejnë përfaqësuesit diplomatikë të partnerëve më të rëndësishëm të Serbisë e nxisin edhe më shumë atmosferën e frikës në popullatën serbe”, ka shkruar mes tjerash ai. Botasot

    -----

    Ish-diplomati serb: Çnjohjet tregojnë se shtetësia e Kosovës nuk është konfirmuar


    “Serbia nuk heq dorë nga Kosova dhe për këtë arsye fushata e njohjeve përkon me synimet afatgjata të Beogradit dhe do të vazhdojë edhe në të ardhmen”, pretendon diplomati serb Zoran Millivojeviq për portalin serb “KosovoOnline”.

    Siç ka “zbuluar” ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq, “lista e vendeve që kanë tërhequr njohjen e Kosovës po bëhet më e gjatë dhe në “sirtarin” e Beogradit është edhe një shtet tjetër që ka tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës. Është gjithsej vendi i 10-të që ka ndryshuar vendimin e tij kështu që aktualisht nga 193 anëtarë të OKB-së – “105 nuk e njohin Kosovën”.

    Millivojeviq pretendon se Beogradi “e ndërpreu” përkohësisht atë fushatë “duke respektuar” Marrëveshjen e Uashingtonit, ndërsa pala kosovare “nuk e respektoi”, kështu që fushata e çnjohjeve vazhdoi”.

    “Ne do t’i përmbahemi kësaj strategjie sepse nuk po heqim dorë nga Kosova. Ne nuk po e publikojmë listën e vendeve që tani e kanë tërhequr njohjen “për të mos i futur në telashe”, por kur të gjykohet se është momenti i duhur, do ta publikojmë atë listë”, pretendon edhe Millivojeviq.

    Sipas fjalëve të tij, “këto çnjohje, ku vendet po ndryshojnë qëndrim e tyre të mëparshëm, tregon se shtetësia e Kosovës nuk është konfirmuar”.

    “Kjo ka pasoja të thella, të rëndësishme gjeostrategjike për interesat e Serbisë. Rritja e numrit të vendeve që nuk e njohin Kosovën na ndihmon në pengimin e qasjes në Kosovë nga organizata të ndryshme ndërkombëtare siç është Interpoli, UNESCO dhe përfundimisht OKB-ja. Madje edhe në këto organizata që kanë aplikuar tani si KE dhe BE, është e rëndësishme të theksohet se mjedisi politik po ndryshon dhe dalëngadalë po bëhet e qartë për vendet që e kanë njohur Kosovën se shtetësia e tyre është e paqëndrueshme. Është e rëndësishme të vazhdohet me këtë politikë sepse Serbia tregon se kurrë nuk do heqë dorë nga Kosova”, përfundon ish-diplomati i Millosheviqit, propagandën e tij për konsum të brendshëm politik. Botasot

    -----

    Nis puna për largimin e barrikadës te "Shkëmbi i Dudës"


    Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka njoftuar të martën se po zhvillon “operacione inxhinierike” në veri të Kosovës për të hequr disa automjete që ende po bllokojnë rrugët atje.

    Radio Evropa e Lirë ka siguruar fotografi ku shihen se pjesëtarë të KFOR-it, të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX), dhe të Policisë së Kosovës janë mbledhur te vendi i njohur si "Shkëmbi i Dudës", ku ende qëndrojnë disa kamionë që kanë bllokuar rrugën.

    Kamionët në këtë lokacion në Mitrovicë të Veriut, janë djegur më 29 dhjetor.

    Për 20 ditë me rradhë, në dhjetor të vitit 2022, në katër komunat veriore të banuara me shumicë serbe, u vendosën barrikada në rrugët që çojnë drejt pikave kufitare Kosovë-Serbi.

    Barrikadat u vendosën në shenjë pakënaqësie me arrestimin e një ish-polici serb të Kosovës, i cili, sipas autoriteteve të Kosovës, dyshohet për organizimin e një sulmi ndaj zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri.

    Por, serbët vendosën të heqin barrikadat pasi Dejan Pantiqit iu ndryshua masa e sigurisë nga paraburgim në arrest shtëpiak.

    Po ashtu, përfaqësuesit e serbëve në Kosovë, gjatë një takimi në Rashkë të Serbisë me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, më 28 dhjetor deklaruan se kanë marrë garanci që kërkesat e serbëve për heqjen e barrikadave do të plotësoheshin.

    Në njoftimin e KFOR-it në Twitter u tha se operacioni për largimin e automjeteve të bllokuara në rrugë po bëhet për të rikthyer lirinë e lëvizjes në atë zonë. Evropa e lire


    VUÇIÇ U SHPËRBLYE PËR BARRIKADAT, NDËRKOMBËTARËT S’MUND TA DËNOJNË SERBINË DHE VUÇIÇIN

    SYNIMET STRATEGJIKE TË SERBISË NË KOSOVË

    SYNIMET STRATEGJIKE TË SERBISË NË KOSOVË Nga: Xhafer SHATRI Kryeministri i Jugosllavisë së parë, Nikolla Pashiq, kur u bind se nuk mund ta ndalnin njohjen ndërkombëtare të Shqipërisë si shtet i pavarur dha një premtim, që Serbia...

    DIPLOMATI SHABAN MURATI BËN 14 PYETJE TË DITËS PËR PRISHTINËN DHE TIRANËN

    DIPLOMATI SHABAN MURATI BËN 14 PYETJE TË DITËS PËR PRISHTINËN DHE TIRANËN...

    E DASHUR PRISHTINË, HARRIMI I PRIORITETEVE ÇON NË HUMBJE

    E DASHUR PRISHTINË, HARRIMI I PRIORITETEVE ÇON NË HUMBJE Nga SHABAN MURATI 1-Që Serbia është shteti agresor, kundër të cilit Aleanca Atllantike ndërmori ndërhyrjen humanitare ushtarake në 1999 dhe çliroi Kosovën. 2.-Që Serbia...

    DEFEKTET E FORMULËS SË “DY GJERMANIVE”

    DEFEKTET E FORMULËS SË “DY GJERMANIVE” "Duke qenë se formula e “dy Gjermanive” po hidhet prapë në qarkullim diplomatik dhe mediatik për raportet Serbi-Kosovë", sidomos tani që presidenti serb po bën disa lëvizje...

    Maxhoranca dhe Opozita Bashkohen Kundra Serbisë

    Qeveria e Kosovës u mbështet për herë të parë që nga fillimi i mandatit të saj, dy vjet më parë, nga një deputet i Vetëvendosjes, në një veprim të saj. Për ta marrë këtë mbështetje, qeverisë iu desh ta ndërmarrë një vendim të...

Sitemizi değerlendirin

BESATIME►QË NGA 2002’SHI©◄

Të gjitha tekstet, imazhet dhe përmbajtjet në botimin e kësaj faqe interneti i përkasin BesaTime©. Ndalohet kopjimi ose riprodhimi i paautorizuar i kësaj faqeje.
Kontakt: www.BesaTime.com | besatimenews@gmail.com |
RRETH NESH►
► BesaTime është portal interneti i Shtypit të Lirë, i Mendimit Ndryshe dhe Respektues i Etikës dhe Prencipeve të Shtypit. Ka për qëllim tju përcjellë të Interesuarve drejtë për së drejti; Lajmin, Informacionin, Analizen, Studimin, Kërkimin, Raportin e vërtetë dhe të pa-anshëm, në fushen; Strategjike, Politike, Ekonomike, Sociale, Diplomatike, Kulturore, Artistike, Sportive si dhe në çdo temë tjetër që i përket njeriut.
► BesaTime operon në fushën e informacionit dhe të shtypit në gjuhen Shqip, Turqisht dhe Anglisht, është e pavarur, nuk ka lidhje me asnjë organizatë, parti apo lëvizje politike, financohet vetëm nga themeluesit e vet. Është vazhdimësi e Think Tank Besa Strategy. Në përgjithësi vepron në të gjithë Botën, Bashkimin Evropian dhe Ballkanin. Në veçanti tregon intensivitet për çështje që kanë të bëjnë me Shqiptarët në Rajon dhe Turqinë. BesaTime në të njëjten kohë është portal ku Diaspora dhe Lobi Shqiptar në Turqi publikon.
►BesaTime është rrjet shqiptar i lajmeve, analizave dhe i mendimit strategjik, me seli në Izmir, Turqi. Rrjeti filloi pune më 28 nentor 2002 dhe mbulon lajmet botërore nga një këndvështrim objektiv. Çdo artikull i publikuar në portal mund të mos përputhet me idetë tona dhe për këtë arsye përgjegjësia i takon vetëm autorit.
► Kryeredaktori: Dr. Sokol Brahaj

Dizajn: CAN ARNAVUT - Kontakt: canarnavut@yandex.com