ARRESTIMET E ISH-ZYRTARËVE NË POLONI: SHEMBULL PËR SHQIPËRINË ? Arrestimi i ish-zyrtarëve të qeverisë thellon krizën politike në Poloni Zëri i Amerikës
Presidenti polak Andrzej Duda tha sot se është thellësisht i tronditur nga arrestimet e ish-anëtarëve të qeverisë, Mariusz Kaminski dhe Maciej Wasik dhe u zotua se nuk do të ndalet deri në lirimin e tyre.
Policia hyri në pallatin presidencial të Polonisë për të arrestuar ish-ministrin e brendshëm polak dhe një nga ish-zëvendësit e tij, të dënuar për shpërdorim të pushtetit.
Zoti Kaminski dhe Wasik thonë se janë të pafajshëm. Në vitin 2015 Presidenti Duda dha amnistinë për ta.
Policia polake arrestoi të martën dy politikanë të dënuar për shpërdorim të pushtetit, ish ministrin e Brendshëm, Mariusz Kaminski dhe një nga ish zëvendësit e tij, Maciej Wasik.
Presidenti Andrzej Duda i ftoi për disa orë anëtarët e ish-partisë në pushtet në pallatin presidencial, ndërsa policia shkoi në shtëpitë e tyre për t’i arrestuar. Shtypi polak njofton se politikanët u arrestuan brenda pallatit presidencial. Policia e Varshavës nuk dha shumë detaje, por tha se arrestimi u krye “në përputhje me urdhrin e gjykatës”.
"Duhet t’ju them se si president dhe si njeri që beson në Poloninë e drejtë dhe të ndershme, i vetëdijshëm se duhet të bëjmë gjithçka për ta ruajtur këtë, jam thellësisht i trondur nga kjo situatë dhe fakti që ish-ministri Kaminski dhe zoti Wasik u futën në burg pavarësisht se u amnistuan”, tha Presidenti Duda.
Ai shtoi se opinion publik në Poloni nuk ka dyshime nëse ky është një rast i motivuar politikisht.
Ngjarjet përshkallëzuan mosmarrëveshjet midis qeverisë së re, të udhëhequr nga kryeministri Donald Tusk dhe partisë konservatore “Ligj dhe Drejtësi”, e cila udhëhoqi qeverinë e Polonisë për tetë vite, deri në muajin e kaluar pas humbjes që pësoi në zgedhjet e përgjithshme në tetor, ndërsa zoti Kaminski dhe Wasik u zgjodhën deputetë.
Presidenti Duda është aleat i ngushtë i partisë “Ligj dhe Drejtësi” dhe e ka bërë të qartë se do ta kundërshtojë axhendën e kryeministrit Tusk. Mandati i dytë dhe i fundit i zotit Duda zgjat deri në mesin e vitit 2025.
"Dua t’ju siguroj për një gjë. Nuk do të pushoj në luftën për një shtet të ndershëm dhe të drejtë, për qytetarët e thjeshtë, siç kam premtuar gjatë fushatës më 2015 dhe 2020. Por dua t’ju them gjithashtu se nuk do të ndalem derisa ministri Kaminski dhe bashkëpunëtorët e tij të jenë sërish qytetarë të lirë, ashtu siç duhet të jenë”, tha zoti Duda.
Kryeministri Tusk, i cili ka premtuar rivendosje të normave demokratike në Poloni, akuzoi presidentin se po mbështet veprimet e partisë “Ligj dhe Drejtësi” për të krijuar kaos dhe paqëndrueshmëri pas humbjes së saj në zgjedhje. Zoti Tusk tha se presidenti Duda duhet ta ndalojë këtë spektakël, siç u shpreh ai, që sipas tij çon në një situatë të rrezikshme.
Kryeministri pretendon se presidenti po pengon drejtësinë duke strehuar persona në kërkim, gjë që sipas tij është vepër e dënueshme me burg nga tre muaj deri në pesë vjet.
“Ky është një vendim i gjykatës, është punë e policisë. Nuk ka vend për politikë. Jam i shqetësuar se Presidenti Duda është përfshirë në veprime të organizuara nga udhëheqësi i partisë “Ligj dhe Drejtësi”. Këto veprime dëmtojnë themelet e shtetit polak”, tha kryeministri.
Politikanët Kaminski dhe Wasik u dënuan për shpërdorim të pushtetit për veprime të ndërmarra në vitin 2007, kur ishin pjesë e një qeverie të udhëhequr nga partia “Ligj dhe Drejtësi”.
Presidenti Duda dhe amnistinë për ta në vitin 2015, megjithëse ekspertët ligjorë thonë se falje të tilla mund të përdoren në rastet kur një process ka kaluar të gjitha shkallët e ankesave.
Në qershor, Gjykata e Lartë e Polonisë hodhi poshtë amnistinë e presidentit dhe urdhëroi rigjykimin e tyre. Politikanët Kaminski dhe Wasik u dënuan në dhjetor me dy vite burg. Të hënën një gjykatë lëshoi urdhra për arrestimin dhe burgosjen e tyre. Ata këmbëngulin se janë të pafajshëm, ndërsa Presidenti Duda vazhdon të thotë se vendimi i tij për aministinë e tyre është i vlefshëm.
Të martën Presidenti Duda ftoi zotin Kaminski dhe zotin Wasik në pallatin e tij për një ceremoni ku emëroi si këshilltarë të tij, dy zyrtarë që kishin punuar për ta.
Më herët gjatë ditës, kryetari i Kuvendit, Szymon Holownia shtyu për javën e ardhshme një senactë dhomës së ulët të partlamentit, e cila ishte parashikuar të fillonte të mërkurën. Zoti Holowia tha se kjo situatë krijoi një krizë të thellë kushtetuese. Zëri i Amerikës
Ekspertet e fushës prononcojnë të njëjtën gjë bën qeveria e Tiranës me ish-zyrtaret dhe politikanet, a mos vallë kjo situatë që krijoi një krizë të thellë kushtetuese në Poloni mund tëaplikohet këtë dimër edhe në Shqipëri?
ERDOGANI: DIPLOMACIA E VETMJA RRUGËDALJE NË LUFTËN RUSI-UKRAINË Presidenti Erdoan tha sot në konferencën e përbashkët të shtypit me Kryeministrin e Holandës, Mark Rutte se Turqia do të vazhdojë iniciativat e saj që e shohin...
► BesaTime është portal interneti i Shtypit të Lirë, i Mendimit Ndryshe dhe Respektues i Etikës dhe Prencipeve të Shtypit. Ka për qëllim tju përcjellë të Interesuarve drejtë për së drejti; Lajmin, Informacionin, Analizen, Studimin, Kërkimin, Raportin e vërtetë dhe të pa-anshëm, në fushen; Strategjike, Politike, Ekonomike, Sociale, Diplomatike, Kulturore, Artistike, Sportive si dhe në çdo temë tjetër që i përket njeriut.
► BesaTime operon në fushën e informacionit dhe të shtypit në gjuhen Shqip, Turqisht dhe Anglisht, është e pavarur, nuk ka lidhje me asnjë organizatë, parti apo lëvizje politike, financohet vetëm nga themeluesit e vet. Është vazhdimësi e Think Tank Besa Strategy. Në përgjithësi vepron në të gjithë Botën, Bashkimin Evropian dhe Ballkanin. Në veçanti tregon intensivitet për çështje që kanë të bëjnë me Shqiptarët në Rajon dhe Turqinë. BesaTime në të njëjten kohë është portal ku Diaspora dhe Lobi Shqiptar në Turqi publikon.
►BesaTime është rrjet shqiptar i lajmeve, analizave dhe i mendimit strategjik, me seli në Izmir, Turqi. Rrjeti filloi pune më 28 nentor 2002 dhe mbulon lajmet botërore nga një këndvështrim objektiv. Çdo artikull i publikuar në portal mund të mos përputhet me idetë tona dhe për këtë arsye përgjegjësia i takon vetëm autorit.
► Kryeredaktori: Dr. Sokol Brahaj
Dizajn: CAN ARNAVUT - Kontakt: canarnavut@yandex.com