↓ DRITËHIJET E NJË EKZEKUTIMI TË SPONSORIZUAR SHQIPTARO-GREK! Nga: Kreshnik OSMANI 29/10/2019 ↓ Diten e Enjte ne mbremje pas paraqitjes se skandalit te superskandalozit te Durresit, Vangjush Dako ne Opinion une kam shkruar nje status ne facebook ne te cilin kam thene se pas ketij superskandali do te sajohet nje tjeter skandal (zhurme) per te harruar kete qe ka ndodhur. Edi Rama nuk mund ta rrezoje Vangjushin dhe as mund ta dorezoje ate sepse ai eshte aksi kryesor, eshte kollodoku i Rilindjes, eshte shasia dhe testata i pazareve te Rilindjes me mafien, me krimin e organizuar dhe me interesat e medha te lidhura me qytetin e rendesishem bregdetar dhe portin me te rendesishem te Shqiperise. Te tjerat kuptohen shume thjeshte.
Durresi eshte ne heshtje, pika me nevralgjike e interesave okulte miliardeshe te Rilindjes dhe nje burim i pashtershem i parase se padukshme. Durresi eshte pika dhe nyja kryesore ne te cilen shume prej kokaines se Amerikes Latine tranzitohet per ne Europe, por tashme edhe e heroines se Hasit dhe e laboratoreve te katundeve te Elbasanit qe vjen nga Afganistani. Qe nje kryebashkiak te komunikoje me kreret e krimit te organizuar dhe me trafikanet me te rrezikshem te qyetetit kjo nuk eshte aspak e huaj per durraket, madje te gjithe e shohin si normale, pasi te gjithe e dine burimin e fuqise dhe te pushtetit te Gjushit ne vecanti dhe te Rilindjes ne pergjithesi.
Ata e rrahin, e poshterojne dhe e perdhunojne kryetarin e tyre me ceremoni sa here ai nuk u pergjigjet ne telefon apo nuk u jep tenderat qe i kerkojne dhe kete e di i gjithe qyteti i qete i lagur prej Adriatikut. Ceshtja qendron se kohet e fundit sherbimet partnere e kane zbuluar skemen dhe kane goditur infrastrukturen e Rames, pra kane shpuar depoziten qe furnizon me karburant pushtetin e tij mafioz. Amerikanet dhe gjermanet jane te vetmit qe mund ta bejne kete sepse asnje gazete, e asnje portal, e asnje media vendase nuk guxon te afrohet tek keto zona te nxehta sepse u fluturon koka, atyre qe kane informacion dhe qe nuk pranojne te shiten dhe te bejne kompromise me mafian.
Ne kete kuptim, tek pika dhjete e statusit tim te dites se Premte kam thene se per te harruar skandalin Dako, Rama duhet ta mbuloje skandalin me nje ngjarje te madhe per te zhvendosur vemendjen. Une parashtroja dhjete mundesi e dhjeta e te cilave ishte provokimi i "nje akt terrorist" qe sigurisht do te duhej te ishte i izoluar dhe i kontrollueshem, ekzaktesisht sic edhe ndodhi. Nuk dua te them se ka shkuar Rama dhe i ka thene atij grekut ekstremist te beje ate qe beri, por dua te them se loja eshte pergatitur shume me lart dhe shume holle. ↓
↓ Me nje ngjarje te tille, nga njeriu me i urryer ne Shqiperi Rama ia ka dale te shfaqet si patrioti me i madh ne Shqiperi, sepse ai ka vrare nje terrorist grek i cili po cenonte integritetin e Shqiperise dhe autoritetin e Shtetit Shqiptar. Pa dashur te merrem me thelbin e vrasjes apo te ekzekutimit, dua te them se kjo ngjarje njelloj si Rames i ka sherbyer edhe te korruptuarit kryeministrit Cipras ne Greqi per te mbyllur skandalet e tij atje dhe per te ushqyer me te njejtin helm nacionalist idiotet e pales greke te cilet nuk jane te paket gjithashtu. Me dy levizje te vogla, me nje status fejsbuku dhe me disa flamura kuq e zi, me disa parrulla patriotike, i mbeshtetur edhe tek depozita e vjeteruar nacionalizmit socialist Pandeli Majko etj, Rama ia ka dale te shfaqet si hero duke vjedhur statuset e historianes Elena Kocaqi te ciles nuk kane denjuar as t'i ruajne autoresine per mendimet dhe qendrimet e saj.
Pra, ne nje menyre apo ne nje tjeter terroristi grek i duhej i vdekur edhe Athines edhe Tiranes, sepse edhe Cipras edhe Rama kane nevojat e tyre te brendshme per kete orgazmen patriotike, por njekohesisht te shkaktojne sa me shume mjegull qe te realizojne planet helene, per te hipotekuar varrezat ne Jug te Shqiperise por edhe per te perfituar sa me shume prej marreveshjes se detit. Rames dhe Ciprasit i duhen rezultatet dhe nuk u duhet se cfare thone e mendojne popujt e tyre. Ne qofte se Rama do te ishte aq patriot sa hiqej nuk do te shnderrohej ai dhe Riilindja ne rrezikun me te madh per Sigurine Kombetare te Shqiperise. Po shet detin. Ua dha varrezat grekeve ne Jug te vendit. Ne veri po planifikon me Vucicin, Thacin dhe Aleks Sorosin ndarjen e Veriut te Kosoves dhe keshtu me radhe. Pra, duhet te jesh shume idiot, miop, ose driteshkurter qe te besosh se Rama eshte nje patriot i madh te cilin nuk e ze gjumi prej halleve te vatanit dhe integritetit te katundeve te Gjirokastres.
Ekstremisti shqiptaro-grek, sipas te gjitha rregullave dhe normave nderkombetare ne vendet e lira dhe demokratike, ka konsumuar akt terrori duke shrepur armen automatike ne drejtim te forcave te rendit dhe ne te gjitha vendet e botes, ai ekzekutohet ne vend. Pa folur pastaj sa bij nenash shqiptare jane vrare nga policia greke, jo se kane ngritur armen kunder tyre, por se kane qene duke vjedhur domate, apo ndonje pule ne ndonje katund te Greqise. A mundej te evitohej ekzektutimi i djait ekstremist plotesisht te manipuluar nga makineria shoviniste greke e investuar drejtpersedrejti nga sherbimet greke?! Po edhe mund te evitohej, dhe kete e percaktojne vetem forcat Renea dhe efektivet e policise qe kane qene ne terren dhe qe kane patur mundesi ta vleresojne situaten dhe rrethanat nga afer.
Nenes greke qe pertej deshires dhe mundesive te saj nuk mundi te edukoje nje femije normal, qe nuk deshiron vdekjen e shqiptareve dua t'i them dy fjale. Te gjithe minoritareve greke te cilet e urrejne Shqiperine dhe shqiptaret dhe qe jane te manipuluar prej makinerise se propagandes dhe te urrejtjes se Greqise, dua t'u them dy fjale: ↓
↓ Aktiviteti terrorist eshte i patolerueshem dhe siguria e Shqiperise eshte vije e kuqe. Por duhet te bindeni edhe per nje gje shume te rendesishme. Vdekja e djaloshit ekstremist ishte nevoje dhe emergjence e terroristeve tuaj te licensuar ne parti politike ne Greqi si Agimi i Arte e te ngjashmit e tij, i duhej Ciprasit tuaj dhe e Rames tone. Per nevojat e lojes se tyre politike, ai djale duhej i vdekur sepse i gjalle nuk i bente pune askujt! Kreshnik OSMANI 29/10/2018
SHISH’I ME URDHËR TË ATHINËS ARRESTOI KRYETARIN E LSHB’SË TAHIR VELIUN RAMUSH’IN NA E ARRESTON FRANCA, PËR HATER TË SERBINË. NDËRSA TAHIR VELIU’N NA E ARRESTON TIRANA, PËR HATER TË GREQINË. BesaTime e realizoi e para intervisten...
Profesori GREK, TSITSELIKIS thotë: NE GREKËT E BËMË SPASTRIMIN ETNIK NDAJ SHQIPTARËVE ÇAMË Profesori GREK Prof.Dr. KOSTANDINOS TSITSELIKIS thotë: NE, GREQIA DUHET TA PRANOJMË SPASTRIMIN ETNIK QË KEMI BËRË NDAJ SHQIPTARËVE ÇAMË:...
ATHINË-BEOGRAD RINOVIM I MARRËDHËNIVE STRATEGJIKE: ÇFARË SHKRUAJNË ANALISTËT E ANKARASË Gjatë vizitës së kryeministrit grek, Aleksis Cipras në Beograd u vendos për krijimin e një Bordi të Përbashkët të Lartë Këshillues dhe...
[b]ÇAMËRI, MOJ ÇAMËRI "SHPALLJEN E PAVARËSISË QË TA BËNË, ËSHTË SI NJË KASTRAVEC MES PJESHKAVE” DO TË THOJË AKTIVISTI I ÇËSHTJES SHQIPTARE, ÇAMI I AMERIKËS ELSHANI.... Duhet ta dimë mirë se, Pavarësia e Çamërisë nuk shpallet në...
► BesaTime është portal interneti i Shtypit të Lirë, i Mendimit Ndryshe dhe Respektues i Etikës dhe Prencipeve të Shtypit. Ka për qëllim tju përcjellë të Interesuarve drejtë për së drejti; Lajmin, Informacionin, Analizen, Studimin, Kërkimin, Raportin e vërtetë dhe të pa-anshëm, në fushen; Strategjike, Politike, Ekonomike, Sociale, Diplomatike, Kulturore, Artistike, Sportive si dhe në çdo temë tjetër që i përket njeriut.
► BesaTime operon në fushën e informacionit dhe të shtypit në gjuhen Shqip, Turqisht dhe Anglisht, është e pavarur, nuk ka lidhje me asnjë organizatë, parti apo lëvizje politike, financohet vetëm nga themeluesit e vet. Është vazhdimësi e Think Tank Besa Strategy. Në përgjithësi vepron në të gjithë Botën, Bashkimin Evropian dhe Ballkanin. Në veçanti tregon intensivitet për çështje që kanë të bëjnë me Shqiptarët në Rajon dhe Turqinë. BesaTime në të njëjten kohë është portal ku Diaspora dhe Lobi Shqiptar në Turqi publikon.
►BesaTime është rrjet shqiptar i lajmeve, analizave dhe i mendimit strategjik, me seli në Izmir, Turqi. Rrjeti filloi pune më 28 nentor 2002 dhe mbulon lajmet botërore nga një këndvështrim objektiv. Çdo artikull i publikuar në portal mund të mos përputhet me idetë tona dhe për këtë arsye përgjegjësia i takon vetëm autorit.
► Kryeredaktori: Dr. Sokol Brahaj
Dizajn: CAN ARNAVUT - Kontakt: canarnavut@yandex.com