DIPLOMATI SHABAN MURATI BËN 14 PYETJE TË DITËS PËR PRISHTINËN DHE TIRANËN Nga Shaban MURATI
1-Përse u dashka që Kosova t’i paguaj çmim sovraniteti dhe integriteti Serbisë për njohjen, kur shtetet e tjera, që dolën nga ish-Jugosllavia, nuk i dhanë gjë Serbisë në shkëmbim të njohjes?
2-Përse u dashka që Kosova t’i bëjë kompromise të reja të dhimbshme tani një shteti që bëri agresion kundër Kosovës, dhe kur kompromiset e dhimbshme kanë marrë fund me planin Ahtisaari?
3-Me çfarë të drejte dhe norme ndërkombëtare juridike i kërkohet Kosovës t’i japë pjesë nga sovraniteti dhe nga integriteti i vet Serbisë, shtetit që humbi luftën në 1999? A i kanë lexuar Prishtina dhe Tirana traktatet e paqes dhe marrëveshjet e paqes midis shteteve fituese dhe shteteve të mundura në luftë?
4-Kush ka qenë ai i mençur, që i ka mbushur mendjen Prishtinës dhe Tiranës se karrikja në OKB është për Kosovën prioritet më i rëndësishëm se njohja nga Serbia?
5-Përse diplomacia ndërkombëtare nuk i lejoi Serbisë të kërkonte mikroshtete etnike serbe në Kroaci, Mal të Zi e Maqedoni, dhe po e lejon tani me Kosovën?
6-Me çfarë të drejte zyrtarët më të lartë të Tiranës dhe Prishtinës pranojnë të diskutojnë në darka dhe në ahengje serbe ndarjen e Kosovës apo coptimin e saj?
7-A duhet të ketë iluzione për bisedimet midis Kosovës dhe Serbisë për marrëveshjen përfundimtare, kur nga mëngjesi në darkë udhëheqësit serbë vazhdojnë të shpallin se nuk do ta njohin kurrë Kosovën dhe a nuk është i papranueshëm ky kusht paraprak bisedimesh?
8-A duhet të lejohet që Kosova të humbë në paqe atë liri e sovranitet, që fitoi në luftë me gjak dhe me ndihmën e NATO-s në vitin 1999?
9-A kanë të drejtë shqiptarët si komb të vazhdojnë të ankohen për Konferencën e Londrës të vitit 1913 apo për Europën e përkufizimit të Fishtës, kur ata vetë në shekullin 21, kur kanë dy shtete shqiptare, po gjymtojnë me duart e veta integritetin territorial tokësor dhe detar të kombit?
10-Çfarë fiton Shqipëria dhe kombi shqiptar, nëse Tirana po favorizon lojën diplomatike të Serbisë në dëm të Kosovës?
11- A duhet të pranohet alibia e shtetarëve shqiptarë se duhet të lëshojmë sovranitet dhe integritet se “na e kërkojnë aleatët” dhe a mund të quhen aleatë ata, që sugjerojnë humbje të lirisë dhe të sovranitetit të kombit?
12-A e ka kuptuar Tirana dhe Prishtina se kjo ngutje e Kosovës tani për të bërë marrrëveshjen me Serbinë i leverdis Serbisë, e cila ka shtatë vjet që e sjell vërdallë Kosovën në tryezën e bisedimeve në Bruksel pa iu afruar njohjes?
13-Si harrojnë Prishtina dhe Tirana se në tryezën e bisedimeve me Serbinë duhet të ishte shtruar çeshtja e reparacioneve të luftës dhe e pjesës së Kosovës në trashëgiminë ish-jugosllave, që ia ka grabitur Serbia?
14-Si mund t’u besojnë Prishtina dhe Tirana Serbisë dhe udhëheqësve të saj për seriozitet në tryezën e bisedimeve, kur Serbia nuk ka shfuqizuar fletëarrestet e saj ndërkombëtare për gjysmën e udhëheqësve të Kosovës? ↓
E DASHUR PRISHTINË, HARRIMI I PRIORITETEVE ÇON NË HUMBJE Nga SHABAN MURATI 1-Që Serbia është shteti agresor, kundër të cilit Aleanca Atllantike ndërmori ndërhyrjen humanitare ushtarake në 1999 dhe çliroi Kosovën. 2.-Që Serbia...
DEFEKTET E FORMULËS SË “DY GJERMANIVE” "Duke qenë se formula e “dy Gjermanive” po hidhet prapë në qarkullim diplomatik dhe mediatik për raportet Serbi-Kosovë", sidomos tani që presidenti serb po bën disa lëvizje...
Qeveria e Kosovës u mbështet për herë të parë që nga fillimi i mandatit të saj, dy vjet më parë, nga një deputet i Vetëvendosjes, në një veprim të saj. Për ta marrë këtë mbështetje, qeverisë iu desh ta ndërmarrë një vendim të...
► BesaTime është portal interneti i Shtypit të Lirë, i Mendimit Ndryshe dhe Respektues i Etikës dhe Prencipeve të Shtypit. Ka për qëllim tju përcjellë të Interesuarve drejtë për së drejti; Lajmin, Informacionin, Analizen, Studimin, Kërkimin, Raportin e vërtetë dhe të pa-anshëm, në fushen; Strategjike, Politike, Ekonomike, Sociale, Diplomatike, Kulturore, Artistike, Sportive si dhe në çdo temë tjetër që i përket njeriut.
► BesaTime operon në fushën e informacionit dhe të shtypit në gjuhen Shqip, Turqisht dhe Anglisht, është e pavarur, nuk ka lidhje me asnjë organizatë, parti apo lëvizje politike, financohet vetëm nga themeluesit e vet. Është vazhdimësi e Think Tank Besa Strategy. Në përgjithësi vepron në të gjithë Botën, Bashkimin Evropian dhe Ballkanin. Në veçanti tregon intensivitet për çështje që kanë të bëjnë me Shqiptarët në Rajon dhe Turqinë. BesaTime në të njëjten kohë është portal ku Diaspora dhe Lobi Shqiptar në Turqi publikon.
►BesaTime është rrjet shqiptar i lajmeve, analizave dhe i mendimit strategjik, me seli në Izmir, Turqi. Rrjeti filloi pune më 28 nentor 2002 dhe mbulon lajmet botërore nga një këndvështrim objektiv. Çdo artikull i publikuar në portal mund të mos përputhet me idetë tona dhe për këtë arsye përgjegjësia i takon vetëm autorit.
► Kryeredaktori: Dr. Sokol Brahaj
Dizajn: CAN ARNAVUT - Kontakt: canarnavut@yandex.com