SHBA-ja : ASOCIACION PO, AMA JO, SI REPUBLIKA SRPSKA Garancia e SHBA për Kosovën, Chollet: Asociacioni s’e cënon Kosovën
Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet ka thënë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë nuk do të jetë një mekanizëm që do t’i përngjajë Republikës Srpska në Bosnjë dhe Hercegovinë.
Duke folur për në një intervistë për televizionin N1 në Beograd, Chollet u shpreh është me rëndësi që të formohet Asociacioni duke respektuar Kushtetutën e Kosovës.
I pyetur lidhur me deklaratat e presidentit serb Aleksandar Vuçiç, se plani franko-gjerman përfshin njohjen e pavarësisë së Kosovës, Chollet deklaroi se SHBA-të mbështesin normalizimin drejt njohjes reciproke.
“SHBA-të mbështesin dialogun e ndërmjetësuar nga BE dhe qëllimi i saj është normalizimi në drejtim të njohjes reciproke”, theksoi diplomati, duke shtuar se propozimi evropian është bazë negocimi dhe si i tillë është fleksibil.
Ndërkaq, sa i përket anëtarësimit të mundshëm të Kosovës në Kombet e Bashkuara, ai nënvizoi se është një gjë e vështirë marrë parasysh kundërshtimet ruse dhe kineze, por ka thënë se SHBA-të do të vazhdojë ta mbeshtesin.
Përpjekjet serbe për tërheqje të njohjeve të Kosovës, i ka quajtur humbje kohe.
Chollet është shprehur i shqetësuar me influencën ruse në Ballkan. Ai ka deklaruar se Rusia ka dëshmuar gatishmëri që të përdorë resurset e energjisë për të ushtruar ndikim negativ. EuroNews
RUSIA, NATO DHE BALLKANI Prof. Shaban MURATI A mund ta zbatojë Putini skenarin ukrainas në Ballkan? Deshifrimi diplomatik dhe ushtarak i një paralajmërimi të ri rus...
AMERIKA SI EUROPA: INTERESIN KOMBËTAR TË SHQIPTARËVE JA SHET SERBISË PIKAT E MARRËVESHJES KOSOVË–SERBI TË PËRGATITURA NGA AMERIKA, FRANCA, RUSIA Sokol Brahaj...
E DASHUR PRISHTINË, HARRIMI I PRIORITETEVE ÇON NË HUMBJE Nga SHABAN MURATI 1-Që Serbia është shteti agresor, kundër të cilit Aleanca Atllantike ndërmori ndërhyrjen humanitare ushtarake në 1999 dhe çliroi Kosovën. 2.-Që Serbia...
ATHINË-BEOGRAD RINOVIM I MARRËDHËNIVE STRATEGJIKE: ÇFARË SHKRUAJNË ANALISTËT E ANKARASË Gjatë vizitës së kryeministrit grek, Aleksis Cipras në Beograd u vendos për krijimin e një Bordi të Përbashkët të Lartë Këshillues dhe...
► BesaTime është portal interneti i Shtypit të Lirë, i Mendimit Ndryshe dhe Respektues i Etikës dhe Prencipeve të Shtypit. Ka për qëllim tju përcjellë të Interesuarve drejtë për së drejti; Lajmin, Informacionin, Analizen, Studimin, Kërkimin, Raportin e vërtetë dhe të pa-anshëm, në fushen; Strategjike, Politike, Ekonomike, Sociale, Diplomatike, Kulturore, Artistike, Sportive si dhe në çdo temë tjetër që i përket njeriut.
► BesaTime operon në fushën e informacionit dhe të shtypit në gjuhen Shqip, Turqisht dhe Anglisht, është e pavarur, nuk ka lidhje me asnjë organizatë, parti apo lëvizje politike, financohet vetëm nga themeluesit e vet. Është vazhdimësi e Think Tank Besa Strategy. Në përgjithësi vepron në të gjithë Botën, Bashkimin Evropian dhe Ballkanin. Në veçanti tregon intensivitet për çështje që kanë të bëjnë me Shqiptarët në Rajon dhe Turqinë. BesaTime në të njëjten kohë është portal ku Diaspora dhe Lobi Shqiptar në Turqi publikon.
►BesaTime është rrjet shqiptar i lajmeve, analizave dhe i mendimit strategjik, me seli në Izmir, Turqi. Rrjeti filloi pune më 28 nentor 2002 dhe mbulon lajmet botërore nga një këndvështrim objektiv. Çdo artikull i publikuar në portal mund të mos përputhet me idetë tona dhe për këtë arsye përgjegjësia i takon vetëm autorit.
► Kryeredaktori: Dr. Sokol Brahaj
Dizajn: CAN ARNAVUT - Kontakt: canarnavut@yandex.com