BESA TIME®

Portali i Lajmit të Vertetë

    JU LUTEM MOS E NDALONI PROTESTEN

    Kategori: KRYESORET / LAJME / POLITIKE&EKONOMI / RAJONI / ANALIZE Tarih: 10-12-2018, 12:39
    JU LUTEM MOS E NDALONI PROTESTEN

    JU LUTEM MOS E NDALONI PROTESTEN DHE MOS IKNI SI NE
    Nga: Vezuela Sanxhaku

    Unitet dhe diversitet janë fjalët që janë përdorur për të krijuar termin Universitet. Një student sjell unitet mendimesh në diversitet. Sa term dhe ide e bukur! Te jesh student është një nga fazat më të bukura të jetës.

    Pse? Sepse atje je përballë dijes, dijes që do të jetë baza për të ardhmen e jetës tënde. Ne çfarëdo lloj profesioni universiteti është dritaja që të hap deren e jetës.

    Në botë ka me miliona universitete të rankuara për cilesinë e tyre. Shumë liderë botërore janë diplomuar nga universitete të ndryshme, në fusha te ndryshme si politika, ekonomia, arti, financa,inxhinieria, shkencat natyrale dhe shkencat sociale.
    Madje kohët e fundit ka edhe universitete onlinë. Po unë dua te ndalem e te flas pak per universitet ne Shqiperi.

    JU LUTEM MOS E NDALONI PROTESTEN

    Universiteti i Tiranës i themeluar ne vitin 1957 dhe u nda ne fakultete të ndryshme në vitin 1991. Shumë lidere të vendit tonë, artiste të ndryshëm dhe njerez te artit , kulturës e televizionit janë diplomuar nga ai universitet.

    Madje është një nga rankimet më të mira. Në vitin 1990 studentet e universitet të Tiranës u ngriten dhe protestuan për Demokraci. Studentet e Dhjetorit është një nga brezat më të mirë në cilësi.


    Sot Shqipëria ka sistem demokratik për hir të atyre studenteve qe u ngriten dje, te ‘mllefosur’ nga sistemi diktatorial që drejtoi Shqipërinë për plot 45 vite.


    Personalisht kam studiuar master te shkencave sociale tek ai universitet dhe ato dije që kam marrë atje me shërbejnë edhe sot , ku i aplikoj me nxënësit e mi. Për fat te keq shumë larg nga vendi im.


    Pse? Sepse katër vite me parë pasi u diplomova nuk kisha mundësi të filloja një profesion në vendin tim sepse nuk kisha as mik dhe as lek, dhe babi im nuk ka njohje dhe as miq si babi i ‘tjetrit’. Tjetri ishte ai- nje student i paaftë në auditorin tim po duke qënë se babi i atij kishte ‘miq’ ai filloi një pune zyrtare që ngroh karriket me paaftesinë e vet. Të gjithë e njohim një ‘tjetër’, dhe duke qënë se nuk kemi çfarë të bëjmë tjetër vetem i bëjmë Like posteve dhe komeneteve të ‘tjetrit’ që me paaftësinë e vet vazhdon të jetë i sukseshëm në Shqipëri.

    Sot studentët jane ngritur në protestë- dhe zemra ime është më ata. Ata po bëjnë "Dhjetorin e Dytë".

    Ata po bëjnë atë që ne nuk e bëmë dot. Ne ulem kokat dhe heshtem sepse kishim frikë.

    "Unë jam një ngelëse" ështe një nga parullat që po bën bujë jashtë vendit.

    Unë jam një "Ngelëse" që sot jam një nga mësueset më të mira jashtë vendit sepse nuk mu dha mundësia të isha e tillë në vëndin tim.

    Sado mirë të jesh jashtë vendit nuk mund të jesh kurrë një soj siç je në vendin tënd.

    Unë nuk doja të ikja.

    Por nuk kisha mundësi tjetër, se as unë e as Ngelësat e kohës time nuk guxuam të bëjmë atë që ju po e bëni sot.

    Ashtu si unë janë edhe shumë të tjerë Ngelësa iken larg e ju lamë juve vetëm.

    Ju lutem, ju mos ikni dhe mos e ndalni protesten pa marrë të drejten tuaj të panegociueshme.

    Ju lutem Mosni. . .

    Një motër "Ngelëse" e ikur ...

    E juaja Vezuela Sanxhaku
    18 Dhjetor 2018

    JU LUTEM MOS E NDALONI PROTESTEN




    BesaTime.com

    PËRSE MË DETYRUAT TË THEM: JAM E LUMTUR QË NUK JETOJ NË ATDHEUN TIM

    O SHQIPËRIA IME ÇFARË PO NDODH ME NE? PËRSE MË DETYRUAT TË THEM: JAM E LUMTUR QË NUK JETOJ NË ATDHEUN TIM...

    SUKSESI I DOKTORESHES SHQIPTARE NË HARVARD, INTERVISTE ME DR.ERSIDA BURANIQI

    SUKSESI I DOKTORESHES SHQIPTARE NË HARVARD, INTERVISTE ME DR.ERSIDA BURANIQI Intervistё Ekskluzive për BesaTime nga @Sokol_BRAHAJ Doktoresha shqiptare e Harvard'it thotë që sot ka shumë shqipëtarë në botë të cilët me dinjitet...

    DODA: NJË SELAM TJETËR PËR SHKIET E FYROM’it

    DODA: NJË SELAM TJETËR PËR SHKIET E FYROM’it Megjithëse është vënë në syrin e ciklonit nga sllavo-maqedonët, por edhe shqiptarë të bindur të konjukturës, Mesila Doda nuk është tërhequr nga deklaratat e saj për Iliridën. Në...

    BOMBË TJETËR PËR GREQINË: PAPA GJON PALI II,UNË DO TË LUTEM PËR SHQIPTARËT E ÇAMËRISË

    BOMBË TJETËR PËR GREQINË NGA PAPA GJON PALI II: UNË DO TË LUTEM PËR VUAJTJET E SHQIPTARËVE TË ÇAMËRISË QË U JANË SHKAKTUAR NGA GREQIA SHKRUAN ATI I SHENJTE PAPA GJON PALI II NË LETËRPËRGJIGJEN E TIJ DREJTUAR SHOQATËS...

    O “YLLI” I DREJTËSISË PO ME DASHNORET Ç’KANË ?

    PO ME DASHNORET Ç’KANË? pyet Mira Kazhani pas prononcimit për mediat që bëri Ylli i drejte(!)sisë pasi e larguan nga posti më i SHTREMBËRT ministror, ai i drejtësisë... ku një gjë e lehtë për opinionin shqiptar është kjo pyetja:...

Sitemizi değerlendirin

BESATIME►QË NGA 2002’SHI©◄

Të gjitha tekstet, imazhet dhe përmbajtjet në botimin e kësaj faqe interneti i përkasin BesaTime©. Ndalohet kopjimi ose riprodhimi i paautorizuar i kësaj faqeje.
Kontakt: www.BesaTime.com | besatimenews@gmail.com |
RRETH NESH►
► BesaTime është portal interneti i Shtypit të Lirë, i Mendimit Ndryshe dhe Respektues i Etikës dhe Prencipeve të Shtypit. Ka për qëllim tju përcjellë të Interesuarve drejtë për së drejti; Lajmin, Informacionin, Analizen, Studimin, Kërkimin, Raportin e vërtetë dhe të pa-anshëm, në fushen; Strategjike, Politike, Ekonomike, Sociale, Diplomatike, Kulturore, Artistike, Sportive si dhe në çdo temë tjetër që i përket njeriut.
► BesaTime operon në fushën e informacionit dhe të shtypit në gjuhen Shqip, Turqisht dhe Anglisht, është e pavarur, nuk ka lidhje me asnjë organizatë, parti apo lëvizje politike, financohet vetëm nga themeluesit e vet. Është vazhdimësi e Think Tank Besa Strategy. Në përgjithësi vepron në të gjithë Botën, Bashkimin Evropian dhe Ballkanin. Në veçanti tregon intensivitet për çështje që kanë të bëjnë me Shqiptarët në Rajon dhe Turqinë. BesaTime në të njëjten kohë është portal ku Diaspora dhe Lobi Shqiptar në Turqi publikon.
►BesaTime është rrjet shqiptar i lajmeve, analizave dhe i mendimit strategjik, me seli në Izmir, Turqi. Rrjeti filloi pune më 28 nentor 2002 dhe mbulon lajmet botërore nga një këndvështrim objektiv. Çdo artikull i publikuar në portal mund të mos përputhet me idetë tona dhe për këtë arsye përgjegjësia i takon vetëm autorit.
► Kryeredaktori: Dr. Sokol Brahaj

Dizajn: CAN ARNAVUT - Kontakt: canarnavut@yandex.com