DIASPORA LETËR TË HAPUR STUDENTËVE "JEMI ME JU" THIKA VAJTI NË ÁSHT, TANI QEVERINË E KRIMINELËT E SAJ ÇONI NË TË SËMES
Të Dashur NGELËSA, Të Dashur Studentë Të Dashur Prindër, I Dashur Mëmëdhe E Dashur Inva Mamica DIASPORA SHQIPTARE PA ASNJË KUSHT ËSHTË ME JU!
↓
↓
Faleminderit Ngelësa, faleminderit e dashur Inva, Faleminderit të gjithë juve që u bëtë një nga qirinjtë e shpresës për dekaden e sotshme të rinisë tonë shqiptare.
Uroj të bëheni drita e shpresës, sidomos në rradhë të parë, për vehten tuaj e pastaj për mbarë kombit tonë që ka ngelë dhe jeton ende në mëmëdhe.
Të jeni shpresë për popullin tonë që është atje nëatdhe, se "ne Ngelësat" nuk ishim aq të guximshëm sa ju të dilnim si Ngelesa e të kërkojmë të drejten tonë jetike, por ikem.
Ikem dhe ikem, ikem shumë e shumë larg mëmëdheut duke mos luftuar për të drejtën tonë themelore e njerezore si ju.
Ikem si Ngelësa qe s'dijshim me e kërkuar nga shteti amë e nga politikanet tanë hajdutë e kriminelë një shkollim nomal që ta merrnim edhe ne në mëmëdheun tonë. Në fakt edhe ne e dijshim por politikanët totorë i kishim në bankat tona, ne konviktet tona dhe kontrolloshin çdo gjë siç e bënin dhe prindërit e këtyre hienave.
Aq Ngelesa ishim ne sa qe ikëm shumë larg, u larguam shumë e shumë larg familjes, larg mëmëdheut se nuk ishim burra e burrnesha sa ju e si ju sot.
Ikem për të shpëtuar përsonalisht por pa e menduar se juve ju lamë prapa, ju lamë po në atë betërdi që ishim dhe ne atëherë, mu në mes me një qeveri kriminelësh, totorë komunistë.
Nuk e di a do na e falni këtë ikjen tonë ju Ngelësat e sotshëm, por, edhe ne që ikem, jemi pjesë e fajit që ju lamë juve në këtë gjendje.
↓
↓
Mos dëgjoni më politikanët kriminelë e hajdutë, por as edhe neve që bëjmë sikur jemi dikushi më ju dhënë mend juve, aspak mos na e vini veshin fare, por vazhdoni deri në fund të rrugës për të drejten tuaj që e keni hallallë si gjiri i nënës tuaj.
Mos na dëgjoni jo, as neve, se ne ikem se ishim Ngelësat me të pazotët e më qyqarët e kombit deri dje, që, u zgjuat ju drita xhevahire e prindërve tuaj, ju Ngelesat e mëmëdheut që mbetet ne atdhe.
Mos dëgjoni më askënd, as neve, edhe pse ne pas ikjes, atje ku ikem -në të sëmës-, u bëmë Ngelësat më të shkelqyer nga të gjitha rracat që ishin nga çdo cep i botës që studionim bashkë në këto universitete ku jemi ne tani.
Jo jo as ne Ngelsave të ikur mos na dëgjoni, mos na dëgjoni se JU SI NGELËSA JENI SHUMË MË TË SHKËLQYER SE NE, ju jeni ma të mirë se ne, ju jeni vetë bekimi i Zotit në atë tokë të mëmëdheut tonë, ju jeni bekimi i prindërve tuaj që nuk iken nga ajo toke që e ka falë Zoti për ju e ne.
Ju jeni e duhet të jeni fryma e shpresës më të mirë që duhet të ngjallni në mbarë kombin e mekúr tash e 28 vite, se ma parë ishte në gjendje kome.
Mos ja lejoni më askujt të tallet më ju e prindërit tuaj e kombin shqiptarë, mos ja lejoni që të jua impunojë ikjen si na e banë neve, ju rrini aty se ai vend ásht i juaji dhe i joni.
Ju tani ja keni filluar rrugës që u pat çel para 28 viteve nga vellezerit e motrat tona, por, që ne Ngelësit e një dekate para jush, nuk treguam vendosmërinë ta vazhdoshim si ju, por, por ikem si Ngelesa, ikem ne por dhe kur ikem nuk u treguam si burra, por si lepuj u larguam, dhe për të shfajësuar vehten nga ikja, ja lamë fajin hajdutit për çdo gjë, ja lamë fajin qeverisë, sepse ne nuk ishim aq burra e burrnesha të sakrifikojmë si gjenerata jonë e mëparshme apo si gjenerata Juaj sot e dashura Inva, ikem ne dhe nuk i dolem për zot gjenerates tuaj e as mëmëdheut.
Mos ndaloni pa marrë të drejtën tuaj se ajo ásht njerezore e jetike, mos bëni kompromis me djajtë e hienat e qeverisë hajdute e kriminele.
↓
↓
E dashura Inva të keni kujdes që mos të bëheni kurbani i rradhës, siç u bëmë ne për ata e ato ujqër, çakenjë e hiena që ishin e janë sot në politikë.
Mos ndaloni pa fituar të drejtat tuaja jetike.
Inva dhe ju Ngelësa, e drejta do rrugëtim të gjatë të fitohet, por pas rrugëtim të gjatë, ju do ta fitoni po e po, por ta dini shumë mirë që: atë fitore do të jua leni trashigimi edhe femijëve tuaj që do jua dinë për të mirë gjithmonë, dhe kjo do jetë një trashigimi që prindërit tanë nuk na e lanë neve.
Ne BASHKËKOMBASIT TUAJ NGELËSA dhe e tërë DIASPORA SHQIPTARE NË BOTË ne, ne që ikëm shumë larg jush, JEMI MË JU, DIASPORA ËSHTË ME STUDENTËT, edhe pse ju nuk do na e falni kurrë ikjen tonë që juve ju lamë në atë gjendje të batërdisur si ska më keq NE JEMI MË JU.
Ne jemi më ju edhe pse s'jemi atje -dhe këtë ju mos na e falni-, por dijeni që ne jemi më ju edhe pse kjo s'ka vlerë për çastin e dashur Inva.
Por JU ta dini dhe na e besoni që edhe ne, ne jemi me ju, jemi më ju e gjithë Diaspora Shqiptare kudo në botë qofshim, por duhet të jua themi që jemi me ju se s'kemi çajre tjetër, sepse tek ju po shofim atë që ne nuk e bëmë, por ikëm diku larg.
Jemi më ju, por prap së prapi jemi me ju për interesin tonë shpirtëror, dhe ky është fakti që ne, shpresojmë tek ju Ngelësat e Ngelëset atë gjë që na u besua neve Ngelësave të kohës por ne nuk e bëmë dot, e ikëm.
Ikëm e ikëm, me ikjen nga ju ne kishim qëllim të shpëtonim vetem vehten tonë, dhe e shpëtuam vehten me të vertetë, por, mbytem dhe e varrosëm për së gjalli një dekadë a më shumë shpresen e një kombi.
Dhe ndoshta vetem për këtë pishmanllëk që e kemi në zemër, jemi më ju sot, shpirtërisht e racionalisht jemi me ju se ju na rizgjuat edhe neve, dhe po e ringjallni atë shpresë që ne e mbytëm, e varrosëm duke ikur.
Inva Mamica ju jeni ata e ato që ja filluat ta bëni atë që ne nuk mundëm të bënim, edhe pse ajo u priste nga ne se na ishte besuar nga prindërit, vëllezerit, motrat tona e mbarë kombi ynë, ne nuk e bëmë, ne nuk zgjodhem rrugën malore si ju, por ne zgjodhem rrugë teposhte se ishte e më lehte, dhe ikem.
↓
↓
Ikem e ikem por zemren e kishim tek ju, si Ngelësa të ikur nga fusha e betejës, dhe pas çdo provimi që merrnim notën më të keqe 98 a 99, shpirtërisht jua atriboshim juve atje n'mëmëdhe, prindërve, familjës e mbarë kombit tonë, se ne ketu ishim shumë larg memedheut, e guri ketu speshonte sa ne mëmëdhe, dhe të gjithë na quanin të huaj, biles edhe për të huajt e tjerë ne prapë ishim të huaj.
Inva, ne sot jemi më ju, dhe për këtë e kemi nderë e krenari ta themi, sepse ne Ngelësit e ikur kurrë nuk ju turpëruam juve Ngelësit e mëmëdhet, nuk turpëruam kurrë familjen e as kombin tonë.
Dhe ky është i vetmi motiv që na burrëron dhe na jep guxim të paktën të ju shkruajmë juve e të ju themi se, edhe ne, jemi me ju, dhe po bëjmë atë që duhet ta bëjmë për çastin ne Ngelësat që jemi larg jush, për ti tregouar botës mbarë, nuk po ndalojmë duke bërë lobi për ju dhe kauzen tuaj jetike, që mos të ju quaj kush terroristë, sepse ne e njohim shumë mirë këtë qeveri kriminele që i ka këmbët si aktapod gjithandej, por ju mos u frigësoni se NE JEMI ME JU "Ngelësa", dhe ne kemi aq forcë sa të ngrejmë botën në këmbë shumë më shumë se sa krimelat e qeverisë tonë të sotshme, për këtë na besoni neve, besoni diasporës tuaj se këtë e trguam dhe në 98-99 në Kosovën tone, për këtë ju mos u frigësoni dhe mos ndaloni, se ju jeni në të drejtë me çka kërkoni e bëni.
E dashura Inva ne si diasporë për këtë jemi me ju, dhe, presim nga ju Ngelësa të jeni faktori i ndërrimit radikal në të mirën e mbarë kombin tonë dhe astu siç e recitoni me zemër e shpirt O moj Shqypni e Mjera Shqypni, një "Poezi në Rezistencë!" LIVE: https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=1940318636017087&id=100001169082513
Ju ngelësa mos dëgjoni shumë gjërat e largëta, se daullja e ka zërin e bukur nga larg, por ju lutem ju dëgjoni vehten, prindërit dhe kombin shqiptar Ju mos ndaloni të dashura Ngelësa.
Dhe, jeni të lutur që këto mesazhe nga unë e qindra mijëra Ngelësa e Diaspora Shqiptare nga çdo vend i botës që janë shumë larg jush sot, Jeni të lutur të ja përcjellni të gjithë Ngelësave, që jeni në këtë të ftohtë, pa ngrënë e pa pirë së bashku, tregojuni se DIASPORA SHQIPTARE ËSHTË ME JU.
Mos ndaloni, bëhuni shpresë dhe realiet për vehten tuaj, familjet tuaja e mbarë kombin tonë. Mos u ktheni prapa pa marrë e gjithë suksesin e merituar, e kur të merrni në dorë suksesin, mos jua lejoni atyre që sot nuk janë aty me ju e pranë jush, e as neve je ikem larg jush, mos ja jepni kujt më të drejtën që të drejtojë juve Ngelësve e kombin shqiptar, kurrën e kurrës mos jua lejoni ketyrëve kriminelëve.
E di që e dini shumë mirë që ju Jeni shpresa e fundit e mbarëkomit, por këtë ju lutem ta veni vath ne veshin tuaj sejcila e sejcili që sot e sa ditë në vend se të ishte ne bibliotekë duke studiuar, ditë tëtëra jeni në të ftohtë, dhe jo veç për vehten tuaj por për mbarë kombin tonë shqiptar.
JU JENI NË TË DREJTË, JENI NË RRUGËN E DUHUR,
MOS NEGOCIONI PËR TË DREJTAT TUAJA, SE JANË TË DREJTA THEMELORE, JETIKE E NDËRKOMBËTARE.
MOS LEJONI TË JUA TJETERSOJNË TË DREJTEN TUAJ,
MOS JA LENI TË ARDHEN TUAJ MË NË DORËN E QEVERISË SE HAJDUTËVE E KRIMINELËVE MAFIOZË,
KËSHILLOHUNI MES VETI, DËGJONI MENDIME TË NDRYSHME NGA TË KATËR ANËT POLITIKE APO JOPOLITIKE, KËSHILLOHUNI EDHE ME PROFESORËT TUAJ QË JANË ME TË VËRTETË NGELËSA SI JU, POR PËR ÇDO GJË VENDOSNI JU TË DASHUR NGELËSA.
KURRË MOS E HARRONI SE GURË GURË BËHET MURI. VETEM JU JENI SHPRESA E VETME SOT PËR KËTË KOMB QË E T'KURRËN E E SHKATËRRUAN HAJDUTËR E KRIMINELËT E QEVERISË.
JU JENI SHQIPTARËT MA TË MIRË, JENI BIJTË E BIJAT TONA MË ME DINJITET, MË ME KRENARI E MË ME BURRËRI QË PO BËNI KËTË SOT ASHTU SIÇ I KA HIJE SHQIPTARIT E SHQIPTARES.
MOS E BËNI ATË GABIM JU SOT ATË GABIM QË E BËMË NE DJE DUKE IKUR LARG,
MOS, AMANET MOS, MOS E BANI KËTË POSHTËRSI, KËTË POSHTËRSI QE NE E BËMË E BËMË POR QË VITE E VITE NA KA NGELË NE FYT E SPO NA LE TE NGOPEMI AS ME FRYMË, SE E KEMI NE FYR SI NJKAFSHATË E SPO E KAPËRDIJMË DOT, E TANI KËTË TË BËMË, PRESIM NGA JU TË NA E PASTRONI.
TË JENI TË VËMENDSHË, DHE JO SI NE, TË JENI SHUMË STRATEGJIK, DHE JO SI NE QË NDRRUAM SISTEMIN, E E MORËM NGA NJË HIENË E JA DHAMË NJË TJETRË... QEVERIA E SOTME DREJTON QE 74 VITE DUKE PIRË GJAKUN TONË, TUAJIN E MBARË KOMBIT... MOS, MOS BANI SIKUR BËMË NE PËR 28 VITE ME RRADHË, SIÇ BËMË DHE 46 VITE TË TJERA PARA 28 VITEVE...
JU KËTË RRADHË MOS JA JEPNI MË SHANCIN TË FITOJNË PËRSËRI KRIMINELET, TOTORËT, RRUSPIJET, PIZEVENKAT, PIMPAT, MAFIOZËT, HAJDUTËT, DJAJTË, HIENAT, ÇAKENJTË E QEVERISË.
MOS I LENI MË SIKUR I LAMË NE E PRINDERIT TUAJ E TANËT SE SHQIPËRIA ÁSHT E JONA DHE JO E ATYRE HIENAVE, DERRKUCAVE, THI BIJ THISHË.
ZOTI I MADH JU RUAJTË, JU BEKOFTË TË GJITHVE DHE JU DHËNTË DURIM E FORCË PËR TË MARRË TË DREJTAT QE AI VETË JUA KA FALË.
DUKE U PËRULUR PARA SEJCILES E SEJCILIT NGA JU ME RESPEKT TË THELLË, JU UROJ TË DILNI FAQEBARDHË E DASHURA INVA TË DASHUR STUDENTË
Mos harroni që ka pas thën e na e ka lanë amanet çdo shqiptari e shqiptareje të ndershmë At Zef Pllumi duke na thânë që: "ÁSHT i MJERË Ai POPULL, QË NUK JA DEL MË ZOTNUE BIJTË E VET TË KËQIJ", e ju sot e morët amanetin e tij në dorë Ju, sot i dolët për zot Kombit e Atdheut. Po i tregoni tregoni kufirin Bijve e Bijave të këqija të këtij Kombi të ndershëm. Po i tregoni dinjitenin, nderin e besen e shqiptarit pizevenkave e rruspijeve të kësaj qeverie .
VËLLAZËRISHT PËR JU E ME JU JEMI.
ZOTI JU BEKOFTË
ME GJITHË ZEMER NE E GJITHE DIASPORA SHQIPTARE JEMI ME JU STUDENTË TË DASHUR.
LETER E HAPUR PËR OPINIONIN PUBLIK SHQIPËTAR: TË DASHUR SHQIPËTARË, PËRSHËNDETJE VËLLAZËRORE NGA BASHKËKOMBËSI JUAJ "Amanet një grusht dhe’ nga Shqipëria për ta vënë tek varri i gjyshit tim më 27 Qershor"...
MEJREME UKA, PROFESORESHË E ETIKËS KANDIDATE PËR DEPUTETE QË TË NDRYSHOJË ETIKEN E POLITIKËS SË KOSOVËS Shkëlzen Rrecaj pas intervistës me znj. Uka, TeSheshi.com shkruan; Merjeme Uka është një ndër kandidatet për deputete në...
REAGIM ME VEND: MARIN MEMA, MOS E KRUANI ME GJETHE FIKU I DASHUR PRESIDENT IVANOV NE DIASPORA SHQIPTARE-TURQI MBESHTESIM PA ASNJE HEZIMITIM MENDIMET, PLANET, POLITIKAT PER TE MIREN E KOMBIT SHQIPTAR. NJE NDER REAGIMET E...
► BesaTime është portal interneti i Shtypit të Lirë, i Mendimit Ndryshe dhe Respektues i Etikës dhe Prencipeve të Shtypit. Ka për qëllim tju përcjellë të Interesuarve drejtë për së drejti; Lajmin, Informacionin, Analizen, Studimin, Kërkimin, Raportin e vërtetë dhe të pa-anshëm, në fushen; Strategjike, Politike, Ekonomike, Sociale, Diplomatike, Kulturore, Artistike, Sportive si dhe në çdo temë tjetër që i përket njeriut.
► BesaTime operon në fushën e informacionit dhe të shtypit në gjuhen Shqip, Turqisht dhe Anglisht, është e pavarur, nuk ka lidhje me asnjë organizatë, parti apo lëvizje politike, financohet vetëm nga themeluesit e vet. Është vazhdimësi e Think Tank Besa Strategy. Në përgjithësi vepron në të gjithë Botën, Bashkimin Evropian dhe Ballkanin. Në veçanti tregon intensivitet për çështje që kanë të bëjnë me Shqiptarët në Rajon dhe Turqinë. BesaTime në të njëjten kohë është portal ku Diaspora dhe Lobi Shqiptar në Turqi publikon.
►BesaTime është rrjet shqiptar i lajmeve, analizave dhe i mendimit strategjik, me seli në Izmir, Turqi. Rrjeti filloi pune më 28 nentor 2002 dhe mbulon lajmet botërore nga një këndvështrim objektiv. Çdo artikull i publikuar në portal mund të mos përputhet me idetë tona dhe për këtë arsye përgjegjësia i takon vetëm autorit.
► Kryeredaktori: Dr. Sokol Brahaj
Dizajn: CAN ARNAVUT - Kontakt: canarnavut@yandex.com