Qeveria Rama dhe ushtria e saj mediatike në përpjekje të dëshpëruara për të ruajtur imazhin na e shpalos Shqipërinë si një nga vendet ku lufta ndaj korrupsionit ,sundimi i ligjit dhe demokracia në vend është rritur në nivelet e shteteve të zhvilluara. Për të evituar çdo lloj polemike kam preferuar të marr për baze 3 rraporte të rëndësishme të cilat publikohen në menyrë perjodike nga Organizatat Ndërkombëtare të Pavarura për të pasqyruar të vërtetat e hidhura.
1. Transparency International në rraportin e vitit 2019 e rradhit Shqipërinë si një nga shtetet me të korruptuara në Botë. Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit i cili publikohet nga Tansparency Interntional bazohet në 13 anketa të ndryshme të marra nga Intitucione të besueshme. Ky indeks përdoret si barometër në të gjithë botën në matjen e nivelit të Korrupsionit në sektorin Publik. Shqipëria e cila rënditet e 106 në 180 shtete ,vërehet qartë qe pozicionohet me keq si shtete si Senegali, Tunizia , Maroku , Gana , Etiopia dhe Kolumbia. Njëkohësisht ajo rënditet e parafunfit krahasuar me vendet Europiane .
CORRUPTION PERCEPTIONS INDEX Figura 1: Shqipëria e cila rënditet e 106 në 180 shtete ,vërehet qartë qe pozicionohet me keq si shtete si Senegali, Tunizia , Maroku , Gana , Etiopia dhe Kolumbia. ↓
↓
2. The World Justice Project një institut kërkimor me qendër në SHBA publikon çdo vit Indeksin e Sundimit të Ligjit për 128 shtete në total. Ky Indeks është burimi kryesor në botë për të dhëna të sakta dhe të pavarura mbi sundimin e ligjit. Ai bazohet në kritere baze të si; Kufizimet mbi Pushtetin Qeveritar, Nivelin e korrupsionit, Të Drejtat Themelore, Rendi dhe Siguria, Drejtësia Civile dhe Drejtësia Penale etj. Shipëria rradhitet në vendin e 78të nga 128 të tilla. Treguesit e përgjithshëm të zbatimit të ligjit janë më keq sesa Kolumbia, Kazakistani, Burkina Faso, Rwanda dhe Gjeorgjia.
World Justice Project Figura 2: Renditja e Shqipërisë ne krahasim me 128 shtete te tjera sipas pikëve të rezutuara për vitin 2020 ↓
↓
3. Freedom House analizon dhe vlerëson të drejtën politike dhe liritë civile në 210 vende dhe territore përmes raportit të tij vjetor Liria në Botë. Liritë individuale - duke filluar nga e drejta për të votuar te liria e shprehjes dhe barazia para ligjit - mund të preken nga aktorë të ndryshëm si ato qeveritar apo nga aktorë tjerë. Vendi ynë i cili gjendet në kategorinë e regjimeve hibride/demokraci në tranzicion ka hyrë në një trend negativ krahasuar me vitet e mëparshme përsa i përket çështjeve te qeverisjes ne menyrë demokratike dhe procesin zgjedhor.
Transitional or Hybrid Regime Figura 3: Kategorizmi i Shqiperise si shtet me regjim Hibrit pas rradhitjes ne vendin e 67 sipas rraportit te vitit 2020. ↓
↓ Ne rraportet e publikuara nga 3 Organizatat Ndërkombëtare me reputacion të lartë rreth çeshtjeve sensitive si lufta kundër korrupsionit, sundimit i ligjit , nivelin e lirive dhe demokracisë në vend faktojnë qe Qeveria Rama ka dështuar për ti ofruar shtetasve Shqipëtar një të ardhme me të mirë. Ndërrimi i pushtetit dhe ndryshimi në filozofinë e të bërit Politikë duket i pashmangshem për këdo që pretendon të drejtojë denjësisht Shqipërinë.
SI PO FORMËSON COVID-19 ARENËN NDËRKOMBËTARE DHE POZICIONIN E SUPERFUQIVE: BE, SHBA, KINË Dr. Ilir KALEMAJ │ Pandemia globale e Covid- 19 po ri-konfiguron njëkohshëm si procesin e të kuptuarit të sovranitetit shtetëror, ashtu...
TË HËNËN STARTOI ME 200 MILIARDË DOLLARË “FONDI SOVRAN I PASURISË SË TURQISË" I CILI SYNON 10-SHEN E PARË NË BOTË Qeveria e Ankarasë bën të ditur se Fondi Sovran i Pasurisë së Turqisë, që parashikohet të arrijë vlerën e 200...
► BesaTime është portal interneti i Shtypit të Lirë, i Mendimit Ndryshe dhe Respektues i Etikës dhe Prencipeve të Shtypit. Ka për qëllim tju përcjellë të Interesuarve drejtë për së drejti; Lajmin, Informacionin, Analizen, Studimin, Kërkimin, Raportin e vërtetë dhe të pa-anshëm, në fushen; Strategjike, Politike, Ekonomike, Sociale, Diplomatike, Kulturore, Artistike, Sportive si dhe në çdo temë tjetër që i përket njeriut.
► BesaTime operon në fushën e informacionit dhe të shtypit në gjuhen Shqip, Turqisht dhe Anglisht, është e pavarur, nuk ka lidhje me asnjë organizatë, parti apo lëvizje politike, financohet vetëm nga themeluesit e vet. Është vazhdimësi e Think Tank Besa Strategy. Në përgjithësi vepron në të gjithë Botën, Bashkimin Evropian dhe Ballkanin. Në veçanti tregon intensivitet për çështje që kanë të bëjnë me Shqiptarët në Rajon dhe Turqinë. BesaTime në të njëjten kohë është portal ku Diaspora dhe Lobi Shqiptar në Turqi publikon.
►BesaTime është rrjet shqiptar i lajmeve, analizave dhe i mendimit strategjik, me seli në Izmir, Turqi. Rrjeti filloi pune më 28 nentor 2002 dhe mbulon lajmet botërore nga një këndvështrim objektiv. Çdo artikull i publikuar në portal mund të mos përputhet me idetë tona dhe për këtë arsye përgjegjësia i takon vetëm autorit.
► Kryeredaktori: Dr. Sokol Brahaj
Dizajn: CAN ARNAVUT - Kontakt: canarnavut@yandex.com