MESDHEU: VENDI KU GREQIA SI GJITHMONË ËSHTË MASHË E FRANCËS
Një takim urgjent me pjesëmarrjen e komandantëve të forcave dhe zëvendësministrave Yunus Emre Karaosmanoglu dhe Alpaslan Kavaklıoglu u mbajt përmes videokonferencës nën kryesimin e ministrit të mbrojtjes Hulusi Akar, ku ministri Akar foli për çeshtjen në Mesdheun Lindor.
“Ne nuk jemi ata që përshkallëzojnë tensionet dhe ngjarjet. Ne vërtet po përpiqemi të bëjmë gjithçka që është e mundur për të zgjidhur problemet tona duke biseduar dhe diskutuar mbi to në dialog dhe në kuadër të marrëdhënieve të mira fqinjësore. Fatkeqësisht, fqinji ynë me kokëfortësi po shmang bisedimet dhe negociatat për këtë çështje dhe po kërkon zgjidhje duke trokitur në porta tjera. Megjithëse kemi thënë vazhdimisht se nuk mund të ketë zgjidhje në këtë mënyrë, se nuk mund të gjejnë zgjidhje në këtë mënyrë, ata ende insistojnë dhe po bëjnë gabim”, deklaroi Akar.
Duke theksuar se Turqia dhe Greqia mund të zgjidhin një pjesë të madhe të problemeve të tyre me dialogun si dy vende fqinje, Akar tha: “Ne duam të flasim për këtë. Mund ta diskutojmë këtë brenda kornizës së masave të ndërtimit të besimit të ndërsjelltë, mund të diskutojmë brenda kornizës së negociatave, mund të diskutojmë në negociata nën udhëheqjen e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s nën emrin e procedurave të ndarjes. Ndërsa e gjithë kjo është e qartë, për fat të keq (pala greke) po merr një qëndrim shumë të kundërt dhe po i shmang ato”, bëri të ditur Akar, ndërsa vijoi me këto fjalë: “Ndërkohë që e vërteta është kjo, ata vazhdojnë me ritmin 'Ju përshkallëzuat dhe keni rritur tensione, keni bërë provokime'. Këto në të vërtetë nuk paraqesin rrugëdalje, shpresojmë që kjo të kuptohet. Mënyra se si po veprojmë është e drejtë. Në rrugën në të cilën ne besojmë, ne do të mbrojmë të drejtat dhe interesat tona, si dhe do të mbajmë marrëdhënie të mira fqinjësore. Çfarëdo që duhet bërë për të drejtat dhe interesat edhe të vëllezërve tanë qipriotë edhe të vendit tonë, ne do të bëjmë ato. Gjithashtu njohim të drejtën ndërkombëtare dhe vendimet e marra dhe do të vazhdojmë të përparojmë vazhdimisht brenda kësaj kornize”. ↓
↓ Ministri Turk Hulusi Akar nënvizoi se Greqia kishte bërë dhe vadhon të bëjë gabimin fatal qe kërkon një zgjidhje për Mesdheun Lindor në portat tjera pa u negociuar me ne.
↓
Ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg mbajti një konferencë shtypi përpara Takimit të Ministrave të Jashtëm të NATO-s që do të mbahet më 1 dhe 2 dhjetor, ku theksoi duke thënë se ai do të vazhdojë të punojë në gjetjen e mënyrave për të cilat Turqia dhe Greqia do të bien dakord për të zgjidhur mosmarrëveshjet.
Duke iu përgjigjur një pyetje në lidhje me mekanizmin e procedurave të ndarjes të vendosura midis Turqisë dhe Greqisë në NATO, Stoltenberg tha se ai mbetet i shqetësuar për zhvillimet në Mesdheun Lindor, kështu që ata po punojnë për të parandaluar konfliktin dhe për të ulur tensionet.
Stoltenberg deklaroi se ai kishte mësuar që anija e kërkimit sizmik “Oruç Reis” ishte kthyer në Portin e Antalias ndërsa shtoi se "Kjo do të ndihmojë në uljen e tensioneve dhe do të lehtësojë progresin për ndarje," tha ai.
Stoltenberg kujtoi se një linjë komunikimi u krijua midis Turqisë dhe Greqisë për të parandaluar incidente dhe aksidente dhe se të dy vendet anuluan disa stërvitje gjatë festave të tyre kombëtare.
“Unë kam paraqitur propozime se si të forcojmë këtë mekanizëm dhe të zvogëlojmë rrezikun e incidenteve dhe aksidenteve që ndodhin. Ne duhet të gjejmë mënyra që do të pranohen nga Turqia dhe Greqia. Unë do të vazhdoj të punoj për këtë çështje sepse ajo që është e rëndësishme për mua është që kur ka dallime midis aleatëve, NATO ofron një platformë për t'u ulur dhe për të folur rreth tyre, për të adresuar mosmarrëveshjet dhe për të gjetur hapa pozitivë në drejtimin e duhur”, bëri të ditur sekretari i NATO-s.
“Procedurat e ndarjes në NATO çojnë gjithashtu në fillimin e negociatave mbi çështjet kryesore midis Turqisë dhe Greqisë. Gjermania dhe disa vende të tjera po punojnë për këtë çështje. NATO nuk është pjesë e këtyre negociatave, por mbështet fuqimisht këto përpjekje”, përfundoi Stoltenberg. Marrë nga TRT-SHQIP
NYtimes ERDOGAN: SI E SHEH TURQIA KRIZËN ME SHBA-NË Veprimet e njëanshme të SHBA’së kundra Turqisë do të minojnë interesat amerikane dhe do të detyrojë neve të kërkojnë miq dhe aleatë të tjerë. Nga: Rexhep Tajjip ERDOGAN...
ATHINË-BEOGRAD RINOVIM I MARRËDHËNIVE STRATEGJIKE: ÇFARË SHKRUAJNË ANALISTËT E ANKARASË Gjatë vizitës së kryeministrit grek, Aleksis Cipras në Beograd u vendos për krijimin e një Bordi të Përbashkët të Lartë Këshillues dhe...
► BesaTime është portal interneti i Shtypit të Lirë, i Mendimit Ndryshe dhe Respektues i Etikës dhe Prencipeve të Shtypit. Ka për qëllim tju përcjellë të Interesuarve drejtë për së drejti; Lajmin, Informacionin, Analizen, Studimin, Kërkimin, Raportin e vërtetë dhe të pa-anshëm, në fushen; Strategjike, Politike, Ekonomike, Sociale, Diplomatike, Kulturore, Artistike, Sportive si dhe në çdo temë tjetër që i përket njeriut.
► BesaTime operon në fushën e informacionit dhe të shtypit në gjuhen Shqip, Turqisht dhe Anglisht, është e pavarur, nuk ka lidhje me asnjë organizatë, parti apo lëvizje politike, financohet vetëm nga themeluesit e vet. Është vazhdimësi e Think Tank Besa Strategy. Në përgjithësi vepron në të gjithë Botën, Bashkimin Evropian dhe Ballkanin. Në veçanti tregon intensivitet për çështje që kanë të bëjnë me Shqiptarët në Rajon dhe Turqinë. BesaTime në të njëjten kohë është portal ku Diaspora dhe Lobi Shqiptar në Turqi publikon.
►BesaTime është rrjet shqiptar i lajmeve, analizave dhe i mendimit strategjik, me seli në Izmir, Turqi. Rrjeti filloi pune më 28 nentor 2002 dhe mbulon lajmet botërore nga një këndvështrim objektiv. Çdo artikull i publikuar në portal mund të mos përputhet me idetë tona dhe për këtë arsye përgjegjësia i takon vetëm autorit.
► Kryeredaktori: Dr. Sokol Brahaj
Dizajn: CAN ARNAVUT - Kontakt: canarnavut@yandex.com