BESA TIME®

Portali i Lajmit të Vertetë

    SHQIPËRIA HAPI NEGOCIATAT PËR ANËTARËSIM NË BE

    Kategori: KRYESORET / LAJME / POLITIKE&EKONOMI / RAJONI / BOTA Tarih: Dün, 15:07
    SHQIPËRIA HAPI NEGOCIATAT PËR ANËTARËSIM NË BE

    SHQIPËRIA HAPI NEGOCIATAT PËR ANËTARËSIM NË BE

    Dita e sotme konsiderohet si historike për Shqipërinë përsa i përket procesit të integrimit evropian.
    Shqipëri pasi kaluan 16 vjet pas firmosjes së marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, Shqipëria hapi negociatat me Bashkimin Europian.

    Shqipëria ka hapur kapitullin e parë të negociatave për anëtarësim me Bashkimin Evropian më 15 tetor.

    Grup kapitulli i parë

    -Funksionimi i institucioneve demokratike

    -Reforma e administratës publike

    -Kapitulli 23 – Gjyqësori dhe të drejtat themelore

    -Kapitulli 24 – Drejtësia, liria dhe siguria

    -Kriteret ekonomike

    -Kapitulli 5 – Prokurimi publik

    -Kapitulli 18 – Statistikat

    -Kapitulli 32 – Kontrolli financiar

    Ky grup kapitull hapet i pari dhe mbyllet në fund të procesit të integrimit. Progresi në këtë grup do të përcaktojë ritmin e përgjithshëm të negociatave.

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në konferencën e përbashkët në Luksemburg, e citoi si historik këtë moment: “Çelja e kapitujve përbën arritje të madhe dhe shënon gurthemel historik në rrugëtimin e përbashkët. Çdo sukses që Shqipëria në procesin e BE-së duhet të shihet si hap për të gjithë rajonin. Për Shqipërinë nuk ka tjetër të ardhme”.

    Historiku i Marrëdhënieve Shqipëri-BE

    Marrëdhëniet e Shqipërisë me Bashkimin Evropian, bazuar në objektivin kombëtar të integrimit në BE, janë strategjike dhe prioritare të politikës sonë të jashtme. Interesi parësor i Shqipërisë në raport me BE-në është anëtarësimi në BE në të ardhmen.

    Në vitin 1991 Shqipëria vendosi marrëdhëniet diplomatike me Komunitetin Evropian;
    Në vitin 2000 Shqipëria u njoh zyrtarisht nga Bashkimi Evropian si një vend kandidat potencial;
    Në vitin 2003 Samiti i Selanikut i krerëve të vendeve të BE-së, miratoi procesin e Stabilizim-Asociimit, duke konfirmuar kështu perspektivën e anëtarësimit në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shqipërinë.

    Në po të njëjtin vit nisën negociatat për Marrëveshjen e Stabilizim- Asociimit (MSA) BE-Shqipëri;

    Më 12 qershor 2006 u përmbyll procesi i negociatave rreth Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit me Shqipërinë, e cila u nënshkrua në Këshillin e Çështjeve të Përgjithshme (GAC), në Luksemburg;
    Më 1 prill 2009 MSA-ja hyri në fuqi. Në po të njëjtin muaj, Shqipëria aplikoi zyrtarisht për t’u anëtarësuar në BE;
    Në nëntor 2009, bazuar në pyetësorin që Komisioni Evropian i dorëzoi Shqipërisë në lidhje me përgatitjen e vendit për anëtarësim, filluan dhe negociatat për marrjen e statusit të vendit kandidat;
    Më 27 qershor 2014 Shqipëria mori statusin e vendit kandidat.

    Këshilli përcaktoi pesë përparësi kryesore (administrata publike, sundimi i ligjit, lufta kundër korrupsionit, krimit të organizuar, të drejtat themelore) që Shqipëria duhej të përmbushte përpara fillimit të negociatave të anëtarësimit;

    Më 9 nëntor 2016, bazuar në arritjet në këto përparësi kyçe, Komisioni i propozoi për herë të parë Këshillit fillimin e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë, në varësi të një progresi konkret në zbatimin e reformës në drejtësi, në veçati të “vettingut” të gjyqtarëve dhe prokurorëve;
    Më 17 prill 2018, në Paketën e tij vjetore të Zgjerimit, Komisioni Evropian rekomandoi që Këshilli të vendosë që negociatat e anëtarësimit të hapen me Shqipërinë nën dritën e përparimit të shënuar, ruajtjes dhe thellimit të reformave nga Shqipëria.;
    Më 26 qershor 2018, Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme të BE-së pranoi t’i përgjigjet pozitivisht progresit të bërë nga Shqipëria dhe të përcaktojë rrugën drejt hapjes së negociatave të anëtarësimit në qershor 2019;
    Më 29 maj 2019 Komisioni Evropian prezantoi Paketën vjetore të Zgjerimit, duke rekomanduar sërish hapjen e menjëhershme të negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë;
    Më 18 qershor 2018 Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme riafirmoi konkluzionet e tij të 26 qershorit 2018, njohu rekomandimin pozitiv të Komisionit për hapjen e negociatave dhe vendosi të marrë një vendim të qartë dhe substancial për këtë jo më vonë se në tetor 2019;
    Më 18 tetor 2019 Këshilli Evropian mori në shqyrtim hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë. Këshilli vendosi t’i rikthehej kësaj çështjeje përpara majit 2020.
    Më 25 mars 2020,Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme të BE-së vendosi të hapë negociatat e anëtarësimit me Republikën e Shqipërisë, duke marrë parasysh progresin e arritur në reformat dhe përmbushjen e kushteve të përcaktuara në unanimitet nga Keshilli i qershorit 2018.
    Më 26 mars 2020, Këshilli Evropian miratoi vendimin e Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të BE-së për hapjen e negociatave me Shqipërinë.

    Regjimi pa viza

    Më 9 nëntor 2006 Komisioni Evropian vendosi të fillojë negociatat për lehtësimin e vizave me Shqipërinë.

    Marrëveshja për lehtësimin e vizave u nënshkrua nga palët në 13 Prill 2007, në Zagreb. Ajo hapi rrugën që të arrihej heqja e plotë e vizave dhe lëvizja e lirë për qytetarët shqiptarë drejt vendeve të BE-së.

    Pas hyrjes së marrëveshjes në fuqi, më 1 Janar 2008, më 7 Mars 2008, në Tiranë, filluan negociatat midis Komisionit Evropian dhe Qeverisë shqiptare për të arritur konsensusin për liberalizimin e vizave midis palëve.

    Në përfundim të bisedimeve, në maj 2010, Komisioni propozoi t’ju mundësohej shtetasve të Shqipërisë udhëtimi drejt vendeve të Shengenit pa pasur nevojë për vizë afatshkurtër.

    Më 8 nëntor 2010, Këshilli miratoi propozimin e Komisionit dhe regjimi pa viza hyri në fuqi më 15 dhjetor 2010.

    Komisioni Evropian është i autorizuar dhe i detyruar të vlerësojë çdo vit zbatimin e marrëveshjes. Në raportin e tij të fundit në dhjetor 2018, Komisioni Evropian deklaroi se Shqipëria i ka përmbushur detyrimet, duke propozuar ruajtjen e këtij regjimi me Shqipërinë. BesaTime

    SHQIPËRIA HAPI NEGOCIATAT PËR ANËTARËSIM NË BE

    UKRAINA DHE MOLDAVIA FILLOJNË NEGOCIATAT E ANËTARËSIMIT NË BE

    UKRAINA DHE MOLDAVIA FILLOJNË NEGOCIATAT E ANËTARËSIMIT NË BE...

    MARRDHENIET TURKO-GREKE DHE MARRËVESHJA E ATHINËS

    MARRDHENIET TURKO-GREKE DHE MARRËVESHJA E ATHINËS...

    Presidenti Meta: Për çështjen e kufizimit të zonave detare, midis Shqipërisë dhe Greqisë

    Deklarata e presidentit Meta: Për çështjen e kufizimit të zonave detare, midis Shqipërisë dhe Greqisë...

    PRESIDENTI META: NË EMËR TË UNITETIT KOMBËTAR, ANULLOJ ZGJEDHJET E 30 QERSHORIT 2019

    PRESIDENTI META: NË EMËR TË UNITETIT KOMBËTAR, ANULLOJ ZGJEDHJET E 30 QERSHORIT 2019...

    EDI: T’GJITHË SHQIPTARËT PO I BASHKOJ, HASHIMI: ANI DE BAC, BASHKË E KRYJMË

    RAMA: T’GJITHË SHQIPTARËT PO I BASHKOJ, THAÇI: ANI DE BAC, BASHKË E KRYJMË EDI RAMA "bashkimi i Shqipërisë me Kosovën nuk mund të përjashtohet nëse perspektiva për anëtarësimin e Ballkanit në BE venitet. HASHIM THAÇI: “Bashkimi...

Sitemizi değerlendirin

BESATIME►QË NGA 2002’SHI©◄

Të gjitha tekstet, imazhet dhe përmbajtjet në botimin e kësaj faqe interneti i përkasin BesaTime©. Ndalohet kopjimi ose riprodhimi i paautorizuar i kësaj faqeje.
Kontakt: www.BesaTime.com | besatimenews@gmail.com |
RRETH NESH►
► BesaTime është portal interneti i Shtypit të Lirë, i Mendimit Ndryshe dhe Respektues i Etikës dhe Prencipeve të Shtypit. Ka për qëllim tju përcjellë të Interesuarve drejtë për së drejti; Lajmin, Informacionin, Analizen, Studimin, Kërkimin, Raportin e vërtetë dhe të pa-anshëm, në fushen; Strategjike, Politike, Ekonomike, Sociale, Diplomatike, Kulturore, Artistike, Sportive si dhe në çdo temë tjetër që i përket njeriut.
► BesaTime operon në fushën e informacionit dhe të shtypit në gjuhen Shqip, Turqisht dhe Anglisht, është e pavarur, nuk ka lidhje me asnjë organizatë, parti apo lëvizje politike, financohet vetëm nga themeluesit e vet. Është vazhdimësi e Think Tank Besa Strategy. Në përgjithësi vepron në të gjithë Botën, Bashkimin Evropian dhe Ballkanin. Në veçanti tregon intensivitet për çështje që kanë të bëjnë me Shqiptarët në Rajon dhe Turqinë. BesaTime në të njëjten kohë është portal ku Diaspora dhe Lobi Shqiptar në Turqi publikon.
►BesaTime është rrjet shqiptar i lajmeve, analizave dhe i mendimit strategjik, me seli në Izmir, Turqi. Rrjeti filloi pune më 28 nentor 2002 dhe mbulon lajmet botërore nga një këndvështrim objektiv. Çdo artikull i publikuar në portal mund të mos përputhet me idetë tona dhe për këtë arsye përgjegjësia i takon vetëm autorit.
► Kryeredaktori: Dr. Sokol Brahaj

Dizajn: CAN ARNAVUT - Kontakt: canarnavut@yandex.com