ROBERT ELSIE GODET GREQINË DHE U JEP LEKSION MINISTRIVE TË ARSIMIT DHE HISTORIANEVE SHQIPTARË . HISTORIA E ÇAMËRISË DHE SHUMË TË TJERA MUNGOJNË NË HISTORINË E SHQIPËRISË, KOSOVËS DHE NË TREVAT TJERA SHQIPTARE. MASAKRAT NDAJ ÇAMËVE TË HYJNË NË HISTORINË ZYRTARE TË SHQIPËRISË E KOSOVËS. ÇAMËT KANË PËRJETUAR HISTORI TË TMERRSHME DHE KA ENDE NJERËZ QË JETOJNË E MUND T’I RRËFEJNË ATO.
Albanologu rekomandon që vakuumi i krijuar të plotësohet përmes dokumentimit të historisë verbale. Historia e Çamërisë dhe të tjera mungojnë në Historinë e Shqipëri. Albanologu Robert Elsie, bën këtë konstatim dhe rekomandon vakuumi i krijuar, të mbushet përmes dokumentimit të historisë verbale. I pranishëm në në konferencën e mbajtur për këtë qëllim, në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, Elsie theksoi se çamët kanë përjetuar histori të tmerrshme dhe ka ende njerëz që jetojnë e mund t’i rrëfejnë ato. Këto rrëfime sipas tij duhet të hyjnë në historinë zyrtare të Shqipërisë.
“Historia e Shqipërisë është shkruar nga të huajt, jo nga shqiptarët, të cilët kanë mbetur memecë në fakt. Nuk ka shumë burime, ndërkohë që ka shumë pjesë të historisë së Shqipërisë që nuk njihen fare. Dhe ajo që mungon, mbase mund të plotësohet nga historia gojore. Pjesa e munguar e historisë sonë mund të plotësohet kryesisht nga historia gojore, ajo që flitet, kontribues të së cilës mund të jenë edhe gazetarët, përmes intervistave që ata realizojnë me njerëz të ndryshëm. Por, në shumë raste, kjo gjë mund të arrihet nga vetë familjet, të cilat duhet të tregojnë interes të shkruajnë historinë e tyre, si në rastin e historisë çame. Çamët kanë përjetuar gjëra të tmerrshme në fund të Luftës së Dytë Botërore. Ende edhe sot ka njerëz që janë gjallë, që i kanë përjetuar ato gjëra kur ishin të vegjël. Ata tani janë pleq, por fëmijët e tyre a nuk mund të pyesin dhe të interesohen se çfarë ka ndodhur? Duhet ta kemi të qartë, sepse nuk dimë shumë. Historia e Çamërisë është shkruar nga grekët”, mësohet se ka thënë albanologu Elsie transmeton 27.al’i.
DODA: NJË SELAM TJETËR PËR SHKIET E FYROM’it Megjithëse është vënë në syrin e ciklonit nga sllavo-maqedonët, por edhe shqiptarë të bindur të konjukturës, Mesila Doda nuk është tërhequr nga deklaratat e saj për Iliridën. Në...
Profesori GREK, TSITSELIKIS thotë: NE GREKËT E BËMË SPASTRIMIN ETNIK NDAJ SHQIPTARËVE ÇAMË Profesori GREK Prof.Dr. KOSTANDINOS TSITSELIKIS thotë: NE, GREQIA DUHET TA PRANOJMË SPASTRIMIN ETNIK QË KEMI BËRË NDAJ SHQIPTARËVE ÇAMË:...
BOMBË TJETËR PËR GREQINË NGA PAPA GJON PALI II: UNË DO TË LUTEM PËR VUAJTJET E SHQIPTARËVE TË ÇAMËRISË QË U JANË SHKAKTUAR NGA GREQIA SHKRUAN ATI I SHENJTE PAPA GJON PALI II NË LETËRPËRGJIGJEN E TIJ DREJTUAR SHOQATËS...
UNË KAM QENË QYTETAR I QYTETIT STALIN “Unë kam qenë qytetar i Qytetit Stalin", është një projekt i cili nëpërmjet aktiviteteve të tij do të nxjerrë në pah një episod të rëndësishëm në historinë e Europës dhe të botës,...
[b]ÇAMËRI, MOJ ÇAMËRI "SHPALLJEN E PAVARËSISË QË TA BËNË, ËSHTË SI NJË KASTRAVEC MES PJESHKAVE” DO TË THOJË AKTIVISTI I ÇËSHTJES SHQIPTARE, ÇAMI I AMERIKËS ELSHANI.... Duhet ta dimë mirë se, Pavarësia e Çamërisë nuk shpallet në...
► BesaTime është portal interneti i Shtypit të Lirë, i Mendimit Ndryshe dhe Respektues i Etikës dhe Prencipeve të Shtypit. Ka për qëllim tju përcjellë të Interesuarve drejtë për së drejti; Lajmin, Informacionin, Analizen, Studimin, Kërkimin, Raportin e vërtetë dhe të pa-anshëm, në fushen; Strategjike, Politike, Ekonomike, Sociale, Diplomatike, Kulturore, Artistike, Sportive si dhe në çdo temë tjetër që i përket njeriut.
► BesaTime operon në fushën e informacionit dhe të shtypit në gjuhen Shqip, Turqisht dhe Anglisht, është e pavarur, nuk ka lidhje me asnjë organizatë, parti apo lëvizje politike, financohet vetëm nga themeluesit e vet. Është vazhdimësi e Think Tank Besa Strategy. Në përgjithësi vepron në të gjithë Botën, Bashkimin Evropian dhe Ballkanin. Në veçanti tregon intensivitet për çështje që kanë të bëjnë me Shqiptarët në Rajon dhe Turqinë. BesaTime në të njëjten kohë është portal ku Diaspora dhe Lobi Shqiptar në Turqi publikon.
►BesaTime është rrjet shqiptar i lajmeve, analizave dhe i mendimit strategjik, me seli në Izmir, Turqi. Rrjeti filloi pune më 28 nentor 2002 dhe mbulon lajmet botërore nga një këndvështrim objektiv. Çdo artikull i publikuar në portal mund të mos përputhet me idetë tona dhe për këtë arsye përgjegjësia i takon vetëm autorit.
► Kryeredaktori: Dr. Sokol Brahaj
Dizajn: CAN ARNAVUT - Kontakt: canarnavut@yandex.com