U PREFSH NË PAQE EDITA JONË Me keqardhje morem lajmin e trishtuar për Editen tonë, ajo ka ndërruar jetë dhe tani nuk është më me familjen e të dashurit e saj por është nje lule në parajsën e xhenetit. Unioni Studentor Shqiptar-Turqi, Diaspora Shqiptare Turqi, mbarë shokët e shoqët shprehim ngushëllimet tona për familjen e Editës. Edita, vajza juaj u preftë në paqë, pastë rahmet dhe Zoti i dhëntë xhenetin. Juve ju pastë lënë uraten dhe Zoti i madh ju dhëntë sabrin e durimin.
QOFSH LULE XHENETI EDITA E MIRË! "Nuk due ceromoni mortore, Shpirti jem ka me kenë frymë! Due do lule zile, Jasemin, Lule limoni perzie nder drandofile. Hinin e eshtnave e due gjysë rreth kalasë, Gjithmonë kam xhelezue sytë e Rozafes Vrojtoresh Shkodren shekujsh tuj pa. Gjysen nën nji meter dhé Nji gurë me emnin tem, e veç ditëlindjen. Due pluhni i eshtnave me mu ba ushqim Për nji lule sahat, me me kujtue, Kohen pa limit për me dashtë, hatrue Falë, e prap me dashtë sa shumë! Nuk due lot, due gaz e kangë, Kangë që i kam këndue Kangë që i kam adhurue.... Qeshuni tuj më kujtue Shpirti lehtë me m'peshue. Nuk due ceremoni mortore Shpirti jem frymë ka me kenë E nji jetë tjeter që veç Zoti e di Kam linde me jetue, Shpirti jem asht frymë!" Albana Fani
UNIONI STUDENTOR SHQIPTAR-TURQI SOT NË KUADËR TË "DITËS NDËRKOMBËTARE" KA BЁRЁ "PREZANTIMIN E TROJEVE SHQIPTARE" I CILI U ORGANIZUA NË ISTANBUL TECHNICAL UNIVERSITY (İTÜ)....
REAGIM ME VEND: MARIN MEMA, MOS E KRUANI ME GJETHE FIKU I DASHUR PRESIDENT IVANOV NE DIASPORA SHQIPTARE-TURQI MBESHTESIM PA ASNJE HEZIMITIM MENDIMET, PLANET, POLITIKAT PER TE MIREN E KOMBIT SHQIPTAR. NJE NDER REAGIMET E...
ARSIMIMI NË GJUHEN SHQIPE U BË ZYRTARE NË TURQI NJOFTIM NGA, REPUBLIKA E TURQISË, MINISTRIA E ARSIMIT KOMBËTAR TURK: GJUHA SHQIPE ËSHTË FUTUR ZYRTARISHT NË PROGRAMIN ZYRTAR TË SHKOLLAVE QË NË KLASEN E PESTË FILLORE....
KOSOVA ËSHTË ZEMRA e ÇAMËRIA ËSHTË SHPIRTI i SHQIPËRISË, NE SHQIPTARËT KEMI VEÇ NJË ATDHE Ne fjalimin e bërë në Konventën e PDIU-së në Tiranë deputetja Mesila Doda, njëkohësisht dhe sekretarja e përgjithshme e PDIU'së duke folur...
► BesaTime është portal interneti i Shtypit të Lirë, i Mendimit Ndryshe dhe Respektues i Etikës dhe Prencipeve të Shtypit. Ka për qëllim tju përcjellë të Interesuarve drejtë për së drejti; Lajmin, Informacionin, Analizen, Studimin, Kërkimin, Raportin e vërtetë dhe të pa-anshëm, në fushen; Strategjike, Politike, Ekonomike, Sociale, Diplomatike, Kulturore, Artistike, Sportive si dhe në çdo temë tjetër që i përket njeriut.
► BesaTime operon në fushën e informacionit dhe të shtypit në gjuhen Shqip, Turqisht dhe Anglisht, është e pavarur, nuk ka lidhje me asnjë organizatë, parti apo lëvizje politike, financohet vetëm nga themeluesit e vet. Është vazhdimësi e Think Tank Besa Strategy. Në përgjithësi vepron në të gjithë Botën, Bashkimin Evropian dhe Ballkanin. Në veçanti tregon intensivitet për çështje që kanë të bëjnë me Shqiptarët në Rajon dhe Turqinë. BesaTime në të njëjten kohë është portal ku Diaspora dhe Lobi Shqiptar në Turqi publikon.
►BesaTime është rrjet shqiptar i lajmeve, analizave dhe i mendimit strategjik, me seli në Izmir, Turqi. Rrjeti filloi pune më 28 nentor 2002 dhe mbulon lajmet botërore nga një këndvështrim objektiv. Çdo artikull i publikuar në portal mund të mos përputhet me idetë tona dhe për këtë arsye përgjegjësia i takon vetëm autorit.
► Kryeredaktori: Dr. Sokol Brahaj
Dizajn: CAN ARNAVUT - Kontakt: canarnavut@yandex.com