“PO-EVET” PRESIDENT ERDOGAN -THA POPULLI TURK Fjalimi Presidentit të Turqisë Rexhep Tajip Erdogan pas fitimit të referendumit popullor për ndryshimin e 18 neneve të kushtetutës të cilat do bëjnë ndërrimin e sistemit parlamentar në sistem presidencial. Erdogan në orën 22:10 (16/4/2017) në Ankara, filloi fjalimin e tij duke falëndëruar e gjithë popullin turk, dhe vazhdoi fjalimin duke thënë "sot Turqia për herë të parë pas 200 viteve arriti me një vendim historik të ndërroje sistemin politik. Dihet se për të bërë ndryshimin është shumë më e vështire se sa për të mbrojtur sistemin. Por ne kësaj rradhë më vëndimin tuaj ja arritëm me sukses ta ndërrojmë këtë sistemin jo-demokratik. Siç e kam thënë edhe më parë që ky ndryshim është jetik për Turqinë. Sepse për hërë të parë populli civil i Turqisë po nderron sistemin politik me doren vet në mënyrë demokratike. Falenderoj të gjithë qytetarët e mi, si ato që thanë PO si ata që thanë JO në referendumin e sotshem. Po ashtu falenderoj dhe përgëzoj Kryeministrin Yëllërëm dhe kryetarin e MHP'së Behçeli së bashku me të gjithë stafet e tyre që punuar për ta arritur këtë sukses. Kjo është demokracia dhe me këtë fitoi Turqia. 8 herë janë bërë referendume, por vetem kësaj rradhë ky referendum do ndërtojë Turqinë, do e bëjë më të fortë dhe demokratike. Ftoj të gjithë boten, aleate dhe partnerë tanë që të respektojë vëndimin demokrat të popullit turk. Qoftë i hajrit vëndimi i popullit tonë. Përcjell tek ju falenderimet e mia"përfundon Erdogan.
REFERENDUMi: SiSTEMi PRESIDENCiAL i ERDOGAN’iT A DO TA DEMOKRATiZOJË TURQiNË? Sokol BRAHAJ 15/04/2017 1-HYRJE: KUSHTETUTAT E TURQiSË 2-REFERENDUMi i 16 PRiLLi’T: ÇFARË DO TË NDRYSHOHET ME KËTO 18 NENE? 3-ATMOSFERA ELEKTORALE DHE...
MiZORiTË ANTiKOMBËTARE TË ENVER HOXHES NGA: SOKOL BRAHAJ MiZORiTË E DiKTATORiT TË KOMBiT SHQiPTAR DUHET T’i DiMË, T’i KUJTOJMË DHE MOS T’i HARROJMË, SEPSE PO NUK DiTËM TË DJESHMEN S’E SHOHiM DOT TË SOTMEN DHE iA VËSHTiRËSOJMË...
THAÇI: SERBIA BËRI SPASTRIM ETNIK DHE GJENOCID NË POPULLIN SHQIPTARË TË KOSOVËS Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka thënë se Serbia ka kryer spastrim etnik dhe gjenocid në popullin Shqiptar të Kosovës. Thaçi duke folur në një...
ARSIMIMI NË GJUHEN SHQIPE U BË ZYRTARE NË TURQI NJOFTIM NGA, REPUBLIKA E TURQISË, MINISTRIA E ARSIMIT KOMBËTAR TURK: GJUHA SHQIPE ËSHTË FUTUR ZYRTARISHT NË PROGRAMIN ZYRTAR TË SHKOLLAVE QË NË KLASEN E PESTË FILLORE....
TURQIT PAS 105 VJETËSH PËRSËRI SHKELIN N'KONISPOL... do të shkruante SarandaWeb.net'i dje me këtë titullin origjinal të lajmit “Turqit rikthehen në Konispol pas 105 vjetësh, këtë herë jo me shpata, por me ndihma”. Nga Turqia ka...
► BesaTime është portal interneti i Shtypit të Lirë, i Mendimit Ndryshe dhe Respektues i Etikës dhe Prencipeve të Shtypit. Ka për qëllim tju përcjellë të Interesuarve drejtë për së drejti; Lajmin, Informacionin, Analizen, Studimin, Kërkimin, Raportin e vërtetë dhe të pa-anshëm, në fushen; Strategjike, Politike, Ekonomike, Sociale, Diplomatike, Kulturore, Artistike, Sportive si dhe në çdo temë tjetër që i përket njeriut.
► BesaTime operon në fushën e informacionit dhe të shtypit në gjuhen Shqip, Turqisht dhe Anglisht, është e pavarur, nuk ka lidhje me asnjë organizatë, parti apo lëvizje politike, financohet vetëm nga themeluesit e vet. Është vazhdimësi e Think Tank Besa Strategy. Në përgjithësi vepron në të gjithë Botën, Bashkimin Evropian dhe Ballkanin. Në veçanti tregon intensivitet për çështje që kanë të bëjnë me Shqiptarët në Rajon dhe Turqinë. BesaTime në të njëjten kohë është portal ku Diaspora dhe Lobi Shqiptar në Turqi publikon.
►BesaTime është rrjet shqiptar i lajmeve, analizave dhe i mendimit strategjik, me seli në Izmir, Turqi. Rrjeti filloi pune më 28 nentor 2002 dhe mbulon lajmet botërore nga një këndvështrim objektiv. Çdo artikull i publikuar në portal mund të mos përputhet me idetë tona dhe për këtë arsye përgjegjësia i takon vetëm autorit.
► Kryeredaktori: Dr. Sokol Brahaj
Dizajn: CAN ARNAVUT - Kontakt: canarnavut@yandex.com