BESA TIME®

Portali i Lajmit të Vertetë

    Presidenti Nishani priti Zv/Kryeministrin Kinez Zhang Gaoli

    Kategori: KRYESORET Tarih: 20-04-2017, 09:51
    Presidenti Nishani priti Zv/Kryeministrin Kinez Zhang Gaoli
    Presidenti Nishani priti Zv/Kryeministrin Kinez Zhang Gaoli

    Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bujar Nishani, priti sot në një takim të veçantë, Anëtarin e Komitetit të Përhershëm të Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës dhe Zëvendëskryeministër i Parë i Këshillit të Shtetit të Republikës Popullore të Kinës, Sh.T.Z. Zhang Gaoli, i cili po zhvillon një vizitë dy ditore në Shqipëri.

    Presidenti Nishani përshëndeti vizitën e zotit Gaoli në Tiranë, duke e konsideruar si një shenjë domethënëse miqësie e të vëmendjes që Kina dhe zyrtarët e saj më të lartë po i kushtojnë në vitet e fundit marrëdhënieve me Shqipërinë, si dhe një nxitje e mëtejshme e bashkëpunimit në të gjitha fushat, si ato institucionale e politike, ashtu edhe ato ekonomike e kulturore.

    Kreu i Shtetit vlerësoi gjithashtu klimën e mirë të bashkëpunimit dhe, duke u fokusuar në marrëdhëniet dypalëshe u shpreh se, në themel të tyre qëndrojnë marrëdhëniet miqësore mes dy popujve e dy vendeve. Presidenti vlerësoi gjithashtu se, në dekadën e fundit këto marrëdhënie kanë hyrë në një fazë të re dhe bashkëpunimi ekonomik po zgjerohet në kushtet e reja të zhvillimeve rajonale e globale.
    Presidenti Nishani priti Zv/Kryeministrin Kinez Zhang Gaoli

    Kreu i Shtetit e njohu shkurtimisht zyrtarin e lartë kinez me zhvillimet në rajonin e Ballkanit, duke evidentuar progresin në drejtim të paqes dhe stabilitetit pas konflikteve të armatosura e të dhunshme që shoqëruan shpërbërjen e ish-Jugosllavisë, si dhe zhvillimet positive në këtë drejtim, veçanërisht pas pavarësisë së Kosovës.

    Duke vlerësuar e përshëndetur rolin e Republikës Popullore të Kinës, në arenën ndërkombëtare dhe të Kombeve të Bashkuara, në mbështetje të paqes dhe sigurisë, si në nivel global ashtu edhe në nivel rajonal, Presidenti Nishani shprehu besimin se ky rol do të shtrijë efektet e veta pozitive edhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor, veçanërisht në pavarësinëe Kosovës.

    Në fund të takimit, Presidenti Nishani përcolli, përmes zotit Gaoli, përshëndetjet më të përzemërta për Presidentin e Republikës Popullore të Kinës, si dhe një ftesë për të vizituar Shqipërinë në një kohë sa më të përshtatshme, shkruan faqja zyrtare e presidences president.al.


    BesaTime.com

    THAÇI: SERBIA BËRI SPASTRIM ETNIK DHE GJENOCID NË POPULLIN SHQIPTARË TË KOSOVËS

    THAÇI: SERBIA BËRI SPASTRIM ETNIK DHE GJENOCID NË POPULLIN SHQIPTARË TË KOSOVËS Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka thënë se Serbia ka kryer spastrim etnik dhe gjenocid në popullin Shqiptar të Kosovës. Thaçi duke folur në një...

    TURQIT PAS 105 VJETËSH PËRSËRI SHKELIN N'KONISPOL...

    TURQIT PAS 105 VJETËSH PËRSËRI SHKELIN N'KONISPOL... do të shkruante SarandaWeb.net'i dje me këtë titullin origjinal të lajmit “Turqit rikthehen në Konispol pas 105 vjetësh, këtë herë jo me shpata, por me ndihma”. Nga Turqia ka...

    ATHINË-BEOGRAD RINOVIM I MARRËDHËNIVE STRATEGJIKE: ÇFARË SHKRUAJNË ANALISTËT E ANKARASË

    ATHINË-BEOGRAD RINOVIM I MARRËDHËNIVE STRATEGJIKE: ÇFARË SHKRUAJNË ANALISTËT E ANKARASË Gjatë vizitës së kryeministrit grek, Aleksis Cipras në Beograd u vendos për krijimin e një Bordi të Përbashkët të Lartë Këshillues dhe...

    PRESIDENTI IVANOV: ËSHTË PORDHA RUSE NË BREKËT E GRUEVSKIT

    PRESIDENTI IVANOV: ËSHTË PORDHA RUSE NË BREKËT E GRUEVSKIT do të thoshte profesor Bashkurti në shkrimin e tij të sotshem me titullin "Presidenti Ivanov, ushtari rusofil i Gruevskit"...

    BUSHATI: RRJEDHAT EURO-ATLANTIKE JETIKE PËR STABILITET NË RAJON

    BUSHATI: RRJEDHAT EURO-ATLANTIKE JETIKE PËR STABILITET NË RAJON Kryediplomati shqiptar Ditmir Bushati “Vizioni i Shqipërisë është për një rajon të sigurt ku proceset demokratike shtet-konsoliduese vijojnë pa u keqpërdorur nga...

Sitemizi değerlendirin

BESATIME►QË NGA 2002’SHI©◄

Të gjitha tekstet, imazhet dhe përmbajtjet në botimin e kësaj faqe interneti i përkasin BesaTime©. Ndalohet kopjimi ose riprodhimi i paautorizuar i kësaj faqeje.
Kontakt: www.BesaTime.com | besatimenews@gmail.com |
RRETH NESH►
► BesaTime është portal interneti i Shtypit të Lirë, i Mendimit Ndryshe dhe Respektues i Etikës dhe Prencipeve të Shtypit. Ka për qëllim tju përcjellë të Interesuarve drejtë për së drejti; Lajmin, Informacionin, Analizen, Studimin, Kërkimin, Raportin e vërtetë dhe të pa-anshëm, në fushen; Strategjike, Politike, Ekonomike, Sociale, Diplomatike, Kulturore, Artistike, Sportive si dhe në çdo temë tjetër që i përket njeriut.
► BesaTime operon në fushën e informacionit dhe të shtypit në gjuhen Shqip, Turqisht dhe Anglisht, është e pavarur, nuk ka lidhje me asnjë organizatë, parti apo lëvizje politike, financohet vetëm nga themeluesit e vet. Është vazhdimësi e Think Tank Besa Strategy. Në përgjithësi vepron në të gjithë Botën, Bashkimin Evropian dhe Ballkanin. Në veçanti tregon intensivitet për çështje që kanë të bëjnë me Shqiptarët në Rajon dhe Turqinë. BesaTime në të njëjten kohë është portal ku Diaspora dhe Lobi Shqiptar në Turqi publikon.
►BesaTime është rrjet shqiptar i lajmeve, analizave dhe i mendimit strategjik, me seli në Izmir, Turqi. Rrjeti filloi pune më 28 nentor 2002 dhe mbulon lajmet botërore nga një këndvështrim objektiv. Çdo artikull i publikuar në portal mund të mos përputhet me idetë tona dhe për këtë arsye përgjegjësia i takon vetëm autorit.
► Kryeredaktori: Dr. Sokol Brahaj

Dizajn: CAN ARNAVUT - Kontakt: canarnavut@yandex.com