BESA TIME®

Portali i Lajmit të Vertetë

    NE TOKËN E ÇAMËRISË TË GJITHË JANË ZOTËR PERVEÇ ÇAMËVE

    Kategori: KRYESORET Tarih: 5-05-2017, 10:21
    NE TOKËN E ÇAMËRISË TË GJITHË JANË ZOTËR PERVEÇ ÇAMËVE

    NE TOKËN E ÇAMËRISË TË GJITHË JANË ZOTËR PERVEÇ ÇAMËVE
    NGA ABEDIN RAKIPI


    NE TOKËN E ÇAMËRISË TË GJITHË JANË ZOTËR PERVEÇ ÇAMËVE
    Në tokën e thertoreve
    thika te ftohta çajnë gjokse foshnjash.
    Në kryqëzatën e kazermave
    ushtarët e djallit vrasin horizontin.
    Në tokën e Çamërisë çnderohen gra
    para syve të burrave të pafuqishëm,
    në tokën e Çamërisë yjet vijnë era gjak,
    në tokën e Çamërisë hedhin valle mallkimet e gjithë botës,
    në tokën e Çamërisë të gjithë janë zotër përveç çamëve.
    Era e huaj rrëmbeu farat e jetës,
    dhe armiku shfrenoi mbi trupa pa jetë,
    trupa vajzash që epshi me kryq nuk i mëshiroi...
    Kamzhiku i poshtërimit gjunjëzoi himnet e atdheut,
    trëndafilat e Filatit u thanë,
    ëngjëjt e Paramithisë u arratisën,
    urrat e Prevezës u shembën,
    ezanet e Janinës heshtën,
    dhe Çaparenjtë e Margëlliçit u dorëzuan.
    Shpatat pranë kokave të prera si trëndafila ferri,
    britmat e armikut si kushtrim urrejtjeje,
    gjithandej vdekje....
    Në një betejë te pabarabartë
    pleq martirë i tregojnë gjoksin bajonetave.
    Në këto lëndina heroinash
    armiku masakron foshnja të palindur,
    nënat kështjella i bëjnë trupat e tyre mburojë për vogëlushët.
    Në këtë kulminacion padrejtësie
    drejtësia tërhiqet zvarrë e prangosur,
    dhe sot pas 60 vjetësh ajo na klith në vesh amanetet që harruam,
    ajo na perplaset në zemër si një dallgë e fuqishme mbi një shkëmb të patundur.
    Sot flamuri i drejtësisë kërkon trimat e Çamërisë,

    eshtrat e përdhosura kërkojnë gur mbi kokë,
    atdheu kërkon djepe,
    djepet kërkojnë foshnja,
    sepse në damarët e fëmijëve jeton shpresa jonë,

    në zemrat e popullit të përgjumur fle

    rilindja e amshuar,

    a nuk është më e ëmbël era e Çamërisë sesa një ëndërr ?

    NE TOKËN E ÇAMËRISË TË GJITHË JANË ZOTËR PERVEÇ ÇAMËVE

    Nga rrënojat e atdheut,

    sot martirët nga varret thërrasin nipërit :

    " O gjak i përhumbur nuk ka krenari për ju veçse në atdhe!"

    Marre nga abedinrakipi.blogspot.

    BesaTime.com

    ROBERT ELSIE GODET GREQINË DHE U JEP LEKSION MINISTRIVE TË ARSIMIT DHE HISTORIANEVE SHQIPTARË

    ROBERT ELSIE GODET GREQINË DHE U JEP LEKSION MINISTRIVE TË ARSIMIT DHE HISTORIANEVE SHQIPTARË HISTORIA E ÇAMËRISË DHE SHUMË TË TJERA MUNGOJNË NË HISTORINË E SHQIPËRISË, KOSOVËS DHE NË TREVAT TJERA SHQIPTARE. MASAKRAT NDAJ ÇAMËVE...

    KOSOVA ËSHTË ZEMRA e ÇAMËRIA ËSHTË SHPIRTI i SHQIPËRISË: KEMI VEÇ NJË ATDHE

    KOSOVA ËSHTË ZEMRA e ÇAMËRIA ËSHTË SHPIRTI i SHQIPËRISË, NE SHQIPTARËT KEMI VEÇ NJË ATDHE Ne fjalimin e bërë në Konventën e PDIU-së në Tiranë deputetja Mesila Doda, njëkohësisht dhe sekretarja e përgjithshme e PDIU'së duke folur...

    PA E PARË ÇAMERINË O ZOT MOS MA MERR SHPIRTIN: NËNA MENO DINE KËSHTU LUTET QË 65 VITE PËR ÇDO DITË

    PA E PARË ÇAMERINË O ZOT MOS MA MERR SHPIRTIN: NËNA MENO DINE KËSHTU LUTET QË 65 VITE PËR ÇDO DITË Kthimi i ndaluar në Çamëri: “Po më djeg malli. Ta shoh edhe një herë atë vend, pa le të vdes. Por, ne nuk na duan në Greqi. Im...

    BOMBË TJETËR PËR GREQINË: PAPA GJON PALI II,UNË DO TË LUTEM PËR SHQIPTARËT E ÇAMËRISË

    BOMBË TJETËR PËR GREQINË NGA PAPA GJON PALI II: UNË DO TË LUTEM PËR VUAJTJET E SHQIPTARËVE TË ÇAMËRISË QË U JANË SHKAKTUAR NGA GREQIA SHKRUAN ATI I SHENJTE PAPA GJON PALI II NË LETËRPËRGJIGJEN E TIJ DREJTUAR SHOQATËS...

    ÇAMËRI, MOJ ÇAMËRI "SHPALLJEN E PAVARËSISË QË TA BËNË, ËSHTË SI NJË KASTRAVEC MES PJESHKAVE”

    [b]ÇAMËRI, MOJ ÇAMËRI "SHPALLJEN E PAVARËSISË QË TA BËNË, ËSHTË SI NJË KASTRAVEC MES PJESHKAVE” DO TË THOJË AKTIVISTI I ÇËSHTJES SHQIPTARE, ÇAMI I AMERIKËS ELSHANI.... Duhet ta dimë mirë se, Pavarësia e Çamërisë nuk shpallet në...

Sitemizi değerlendirin

BESATIME►QË NGA 2002’SHI©◄

Të gjitha tekstet, imazhet dhe përmbajtjet në botimin e kësaj faqe interneti i përkasin BesaTime©. Ndalohet kopjimi ose riprodhimi i paautorizuar i kësaj faqeje.
Kontakt: www.BesaTime.com | besatimenews@gmail.com |
RRETH NESH►
► BesaTime është portal interneti i Shtypit të Lirë, i Mendimit Ndryshe dhe Respektues i Etikës dhe Prencipeve të Shtypit. Ka për qëllim tju përcjellë të Interesuarve drejtë për së drejti; Lajmin, Informacionin, Analizen, Studimin, Kërkimin, Raportin e vërtetë dhe të pa-anshëm, në fushen; Strategjike, Politike, Ekonomike, Sociale, Diplomatike, Kulturore, Artistike, Sportive si dhe në çdo temë tjetër që i përket njeriut.
► BesaTime operon në fushën e informacionit dhe të shtypit në gjuhen Shqip, Turqisht dhe Anglisht, është e pavarur, nuk ka lidhje me asnjë organizatë, parti apo lëvizje politike, financohet vetëm nga themeluesit e vet. Është vazhdimësi e Think Tank Besa Strategy. Në përgjithësi vepron në të gjithë Botën, Bashkimin Evropian dhe Ballkanin. Në veçanti tregon intensivitet për çështje që kanë të bëjnë me Shqiptarët në Rajon dhe Turqinë. BesaTime në të njëjten kohë është portal ku Diaspora dhe Lobi Shqiptar në Turqi publikon.
►BesaTime është rrjet shqiptar i lajmeve, analizave dhe i mendimit strategjik, me seli në Izmir, Turqi. Rrjeti filloi pune më 28 nentor 2002 dhe mbulon lajmet botërore nga një këndvështrim objektiv. Çdo artikull i publikuar në portal mund të mos përputhet me idetë tona dhe për këtë arsye përgjegjësia i takon vetëm autorit.
► Kryeredaktori: Dr. Sokol Brahaj

Dizajn: CAN ARNAVUT - Kontakt: canarnavut@yandex.com