MARRDHЁNIET ITALIO-SHQIPTARE: Shqiptarët e Italisë dhe Italianët e Shqipërisë Ambasadori italian në Fabrizio Bucci Tiranë flet per integrimin e shqiptareve të Italisë dhe për Italianët e Shqipërisë.
Në një interviste me Bendi Fevziun Ambasadori foli gjërë e gjate për marrdhëniet e dy vene fqinje, dy ndër temat kryesore ishin integrimi i emigranteve Shqiptarë në Itali dhe po ashtu dhe Italianët që jetojnë në Shqipëri.
Blendi Fevziu: Gjëja më interesante tani, Ambasador, është se tridhjetë vite më pas, pjesa më e madhe e atyre njerëzve, janë integruar tashmë në Itali, por edhe në vendet e tjera evropiane ku kanë shkuar, por, veçanërisht në Itali. Sa i madh është komuniteti shqiptar në Itali?
Fabrizio Bucci: Atëherë shumë nga këta shqiptarë janë integruar në Itali, kanë gjetur shtëpi, kanë gjetur një punë, kanë mësuar gjuhën italiane dhe duhet të them se janë të shumta, të shumta, historitë e suksesit, por edhe e jotja, në mënyrë të veçantë, është një histori suksesi. Aktualisht, në Itali, ndodhen rreth…numrin e saktë nuk e di askush, por ligjërisht, aktualisht, në Itali jetojnë rreth 700 mijë shqiptarë.
│
│
Blendi Fevziu: Italia zë vendin e parë ndër vendet e huaja në të cilin jetojnë më shumë shqiptarë…
Fabrizio Bucci: Po…është vendi në të cilin rreth 450 mijë shqiptarë janë të pajisur me leje qëndrimi, ndërsa të tjerët kanë shtetësi të dyfishtë, italiane dhe shqiptare…
Blendi Fevziu: Kanë shtetësi të dyfishtë, italiane dhe shqiptare…
Fabrizio Bucci: Sepse ligji ynë lejon mbajtjen e dyshtetësisë, italiane dhe shqiptare…
Blendi Fevziu: Dhe janë të integruar mirë…
Fabrizio Bucci: Dhe janë absolutisht të integruar, pak a shumë në çdo sektor…kam lexuar, vetëm pak ditë më parë, të dhënat e fundit të Fondacionit Leone Moressa…
Blendi Fevziu: Po…
Fabrizio Bucci: Që studion kontributin e emigrantëve në ekonominë italiane..
Blendi Fevziu: Italiane…
Fabrizio Bucci: Sipas të dhënave të fundit, numri i sipërmarrjeve në pronësi të shtetasve shqiptarë në Itali është më i madh se 49 mijë…
Blendi Fevziu: 49 mijë sipërmarrje me pronarë shqiptarë…
Fabrizio Bucci: Duke përfshirë edhe personat fizikë, janë saktësisht 49 mijë e 700… dhe ajo çka është e rëndësishme është se gjatë vitit 2020, pra, në kulmin e pandemisë COVID Ky numër, krahasuar me vitin e mëparshëm, është rritur me 6%…
Blendi Fevziu: Është rritur?
Fabrizio Bucci: Me 6% përgjatë vitit 2020, në kohën e COVID dhe nga viti 2011 e deri më sot, pra, në më pak se 10 vite, numri i tyre është rritur me 35%…
Blendi Fevziu: Që do të thotë…janë sipërmarrje të vogla…apo edhe të mëdha…
Fabrizio Bucci: Të vogla e të mesme…po bëhen edhe të mëdha sipërmarrjet…
Blendi Fevziu: Edhe sipërmarrje të mëdha…
Fabrizio Bucci: Absolutisht…ushtrojnë veprimtari, pak a shumë, në të gjithë sektorët…
Blendi Fevziu: Cili është sektori kryesor…
Fabrizio Bucci: Tashmë janë integruar plotësisht në ekonominë sidomos të pjesës verilindore, Ajo zonë është motori ekonomik i Italisë. Po, edhe kjo është e veçantë, sepse emigracioni i ri shqiptar është përqendruar, kryesisht, në pjesën qendrore të Veriut, që është zona më e pasur e Italisë, në jug gjejmë komunitetet e vjetra të arbëresheve. tvklan.al
Video nga intervista e Fevziut me Ambasador Buccin
SI PO FORMËSON COVID-19 ARENËN NDËRKOMBËTARE DHE POZICIONIN E SUPERFUQIVE: BE, SHBA, KINË Dr. Ilir KALEMAJ │ Pandemia globale e Covid- 19 po ri-konfiguron njëkohshëm si procesin e të kuptuarit të sovranitetit shtetëror, ashtu...
RAMA: T’GJITHË SHQIPTARËT PO I BASHKOJ, THAÇI: ANI DE BAC, BASHKË E KRYJMË EDI RAMA "bashkimi i Shqipërisë me Kosovën nuk mund të përjashtohet nëse perspektiva për anëtarësimin e Ballkanit në BE venitet. HASHIM THAÇI: “Bashkimi...
N'GREQI GJENOCID-BËRËSI BËHET MINISTER, BE'JA PËRKRAHI HITLERISTËT GJENOCID-BËRËSI I ASHTQUAJTURI "Katili Gjakpirës Napoleon Zerva, [ministër i Greqisë]" asnjëherë nuk luftoi kundër ushtrisë italiane apo gjermane gjatë vitëve të...
► BesaTime është portal interneti i Shtypit të Lirë, i Mendimit Ndryshe dhe Respektues i Etikës dhe Prencipeve të Shtypit. Ka për qëllim tju përcjellë të Interesuarve drejtë për së drejti; Lajmin, Informacionin, Analizen, Studimin, Kërkimin, Raportin e vërtetë dhe të pa-anshëm, në fushen; Strategjike, Politike, Ekonomike, Sociale, Diplomatike, Kulturore, Artistike, Sportive si dhe në çdo temë tjetër që i përket njeriut.
► BesaTime operon në fushën e informacionit dhe të shtypit në gjuhen Shqip, Turqisht dhe Anglisht, është e pavarur, nuk ka lidhje me asnjë organizatë, parti apo lëvizje politike, financohet vetëm nga themeluesit e vet. Është vazhdimësi e Think Tank Besa Strategy. Në përgjithësi vepron në të gjithë Botën, Bashkimin Evropian dhe Ballkanin. Në veçanti tregon intensivitet për çështje që kanë të bëjnë me Shqiptarët në Rajon dhe Turqinë. BesaTime në të njëjten kohë është portal ku Diaspora dhe Lobi Shqiptar në Turqi publikon.
►BesaTime është rrjet shqiptar i lajmeve, analizave dhe i mendimit strategjik, me seli në Izmir, Turqi. Rrjeti filloi pune më 28 nentor 2002 dhe mbulon lajmet botërore nga një këndvështrim objektiv. Çdo artikull i publikuar në portal mund të mos përputhet me idetë tona dhe për këtë arsye përgjegjësia i takon vetëm autorit.
► Kryeredaktori: Dr. Sokol Brahaj
Dizajn: CAN ARNAVUT - Kontakt: canarnavut@yandex.com