FUÇIA E BARUTIT NE RAJON, BOSNJA: NJË PIKËPAMJE NGA TIRANA
Për BesaTime.com Sokol Brahaj
▌ Keto dite ka dale nga shtypi libri i ri i diplomatit dhe studjuesit Shaban Murati “BOSNJA: NJË PIKËPAMJE NGA TIRANA”, botuar në dy gjuhë, në gjuhën shqipe dhe në gjuhën boshnjake, botim i Fondacionit Alsar.
Libri, i cili përfshin analizat diplomatike për zhvillimet dramatike në Bosnjë-Hercegovinë gjatë 20 viteve të fundit, është vepra e trembëdhjetë në korpusin e librave të autorit, kushtuar ekskluzivisht mendimit diplomatik shqiptar, çeshtjes shqiptare dhe marrëdhënieve ndërkombëtare të Shqipërisë.
Libri i ri i analizon një nga çeshtjet më të komplikuara diplomatike të rajonit dhe të kontinentit europian në ditët e sotme, çeshtja e Bosnjës.
25 vjet pas mbarimit të luftës më të egër lokale në Europë që nga Lufta e Dytë Botërore, çeshtja boshnjake ka mbetur një nga vatrat më të rrezikshme të konfliktit në Ballkan.
Autori e ka konsideruar detyrim profesional dhe intelektual ndjekjen e zhvillimeve në Bosnje, sepse duke qenë një krizë, që zien, mund të ketë pasojat e saj në të gjithë rajonin, aq më tepër që shteti, i cili i fryn zjarrit të konfliktit boshnjak, është po i njejti që i fryn konfliktit edhe në Kosovë, pra Serbia.
Po ashtu z. Murati e konsideron detyrim profesional dhe intelektual trajtimin e çeshtjes boshnjake, sepse në mënyrën më të habitëshme konstatohet vakum i përhershëm informativ dhe bllokim i interesimit në Shqipëri për këtë fuçi baroti ballkanik: Nuk duhet harruar se në Bosnjë jetojnë mijra e mijra shqiptarë dhe para luftës atje vetëm në Sarajevë kishte rreth 20 mijë shqiptarë. Vështirë të shpjegosh çudinë përse në Shqipëri nuk e ka ndjekur dhe as ka shkruar njeri në vazhdimësi për dinamikën e kësaj krize.
Mund të thuhet se ky është libri i parë i botuar në Tiranë nga një autor vendas, që i kushtohet shpjegimit dhe interpretimit të kurbës së krizës boshnjake në 20 vitet e fundit.
Libri i ri i diplomatit Shaban Murati “Bosnja: Një pikëpamje nga Tirana” plotëson kështu një boshllëk informativ dhe analitik për diplomatët, studjuesit dhe lexuesit shqiptarë, për të mësuar dhe kuptuar një nga dosjet më intriguese diplomatike të rajonit tonë. Libri zbërthen kompleksitetin e rrezikut të konfliktit të brendshëm etnik në Bosnjë-Hercegovinë, duke analizuar në vijimësi politikën e nacionalizmit serbomadh për të prishur shtetin e Bosnjë-Hercegovinës dhe për të gllabëruar pjesë të territorit të tij.
Harta e analizës diplomatike të autorit përfshin raportet e çeshtjes boshnjake me diplomacinë europiane, me diplomacinë ruse, me diplomacinë e shteteve fqinjë, përplasjet dhe intrigat ndërkombëtare, nismat dhe përpjekjet e shumta rreth një krize, që mbeti fokus i ndeshjeve gjeopolitike dhe i interesave vendore, rajonale dhe ndërkombëtare.
Janë efekte që lidhen direkt dhe indirekt me interesin tonë kombëtar, siç është çeshtja e Kosovës, ku nga Bosnjë-Hercegovina është bllokuar njohja e Kosovës për shkak të vetos së të ashtuquajturës “serpska republika”.
Libri trajton edhe qendrimet e Shqipërisë në faza të ndryshme të çeshtjes boshnjake, duke evidentuar moskuptimet dhe devijimet, që e kanë karakterizuar.
Libri i ri “Bosnja: Një pikëpamje nga Tirana” i diplomatit dhe studjuesit Shaban Murati sjell një kontribut të ri në mendimin diplomatik shqiptar, duke e pasuruar me këndvështrimin e munguar profesional nga Tirana për një nga çeshtjet më të mprehta të aktualitetit diplomatik e gjeopolitik në Ballkan.
Në të njetën kohë, libri i botuar në gjuhën shqipe dhe në gjuhën boshnjake, mund të konsiderohet një kontribut i vyer në forcimin e miqësisë dhe të bashkëpunimit me një shtet dhe me një popull ballkanik, me të cilin kemi shumë gjëra të përbashkëta dhe me të cilin kemi ndarë fate të hidhura nga të njejtët armiq historikë.
DEFEKTET E FORMULËS SË “DY GJERMANIVE” "Duke qenë se formula e “dy Gjermanive” po hidhet prapë në qarkullim diplomatik dhe mediatik për raportet Serbi-Kosovë", sidomos tani që presidenti serb po bën disa lëvizje...
► BesaTime është portal interneti i Shtypit të Lirë, i Mendimit Ndryshe dhe Respektues i Etikës dhe Prencipeve të Shtypit. Ka për qëllim tju përcjellë të Interesuarve drejtë për së drejti; Lajmin, Informacionin, Analizen, Studimin, Kërkimin, Raportin e vërtetë dhe të pa-anshëm, në fushen; Strategjike, Politike, Ekonomike, Sociale, Diplomatike, Kulturore, Artistike, Sportive si dhe në çdo temë tjetër që i përket njeriut.
► BesaTime operon në fushën e informacionit dhe të shtypit në gjuhen Shqip, Turqisht dhe Anglisht, është e pavarur, nuk ka lidhje me asnjë organizatë, parti apo lëvizje politike, financohet vetëm nga themeluesit e vet. Është vazhdimësi e Think Tank Besa Strategy. Në përgjithësi vepron në të gjithë Botën, Bashkimin Evropian dhe Ballkanin. Në veçanti tregon intensivitet për çështje që kanë të bëjnë me Shqiptarët në Rajon dhe Turqinë. BesaTime në të njëjten kohë është portal ku Diaspora dhe Lobi Shqiptar në Turqi publikon.
►BesaTime është rrjet shqiptar i lajmeve, analizave dhe i mendimit strategjik, me seli në Izmir, Turqi. Rrjeti filloi pune më 28 nentor 2002 dhe mbulon lajmet botërore nga një këndvështrim objektiv. Çdo artikull i publikuar në portal mund të mos përputhet me idetë tona dhe për këtë arsye përgjegjësia i takon vetëm autorit.
► Kryeredaktori: Dr. Sokol Brahaj
Dizajn: CAN ARNAVUT - Kontakt: canarnavut@yandex.com