BESA TIME®

Portali i Lajmit të Vertetë

    AFRIM KRASNIQI: 30 TIPARE UNIKE TË 30 QERSHORIT

    Kategori: KRYESORET / LAJME Tarih: 6-07-2019, 15:03
    AFRIM KRASNIQI: 30 TIPARE UNIKE TË 30 QERSHORIT
    30 TIPARE UNIKE TË 30 QERSHORIT
    PROF. AFRIM KRASNIQI

    Në funksion të memories për 30 qershorin, me siguri do të ketë shumë analiza, debate, kontestime, etj, për një kohë të gjatë, por për fundjavë, me një gjuhë pak më të thjeshtë ia vlen të renditen 30 paradokset e kësaj date:

    Zgjedhjet e 30 qershorit janë rast unik në botën demokratike,

    1. ku një parti e vetme kontrollon 100% pushtetin qendror dhe pushtetin vendor

    2. ku edhe formalisht kishte vetëm një kandidat në zgjedhje në rreth 50% të zonave zgjedhore

    3. ku në dy këshilla bashkiakë 100% e votave i kalojnë një subjekti politik, pra asnjë votë për partitë e tjera “konkurruese”

    4. ku nga dy parti konkurruese për kryetarët, njëra konteston dhe ankimon të gjithë procesin dhe aktet e administrimit zgjedhor

    5. ku Presidenti i Republikës publikisht i bojkotin dhe nuk i njeh zgjedhjet

    6. ku pesë kandidatë dhe një parti japin dorëheqje nga zgjedhjet, por KQZ i detyron të mbeten në fletën e votimit dhe i njeh zyrtarisht si subjekte konkurruese edhe pse kandidatët nuk u përfshinë në fushatë

    7. ku pati tre dekrete presidenciale, - një ti shpallë, një ti anulojë dhe një ti shtyjë në një datë tjetër.

    8. ku 100% e komisionerëve në të gjitha nivelet e administrimit i përkasin një partie politike

    9. ku numri i zgjedhësve është mbi 800 mijë më i lartë sesa numri i të gjithë banorëve sipas vetë burimeve zyrtare të shtetit

    10. qeveria bën presion mbi zgjedhësit të marrin pjesë në zgjedhje dhe opozita, krahas bojkotit total, bën presion mbi zgjedhësit të mos marrin pjesë në zgjedhje

    11. ku të gjithë kandidatët fitues (edhe ata pa rivalë) bëjnë fushatë dhe ndjejnë emocione të forta kur u thuhet se kanë fituar

    12. ku një parti regjistrohet në zgjedhje pa u regjistruar ende në Gjykatë

    13. ku të gjithë ata që nuk votuan, përfshirë dhe një shumicë abstenuese ose refuzuese për të gjithë, e konsideron apriori votë pro saj.

    14. ku të gjitha partitë kryesore ndjehen fituese dhe shpallin rezultatet e mësipërme si sukses politik

    15. ku në një qytet të mëdha, fituesi shpallet me vetëm 9% pjesëmarrje në zgjedhje

    16. ku drejtuesi i KQZ që drejton zgjedhjet, nuk i njeh zgjedhjet.

    17. ku një parti, - e vetme në zgjedhje, e vetme në pushtet, me 6 muaj fushatë, me komisionerët e vet, me vëzhguesit e vet, me mjediset zgjedhore të caktuara prej saj, me administratë e polici të drejtuar prej saj, pa rivalë dhe pa pengesë në zgjedhje, megjithatë nuk arrin të sigurojë më shumë se 22% të votave

    18. ku një numër i madh qytetarësh, sidomos në zona urbane, votojnë kundër kandidatit të vetëm në zgjedhje, - pra preferojnë votën e pavlefshme si protestë ndaj farsës dhe fasadës politike e zgjedhore në vend

    19. ku kryetarë bashkish që kanë përfunduar mandatin dhe pasuesit e tyre janë zgjedhur ligjërisht, deklarojnë se nuk do të dorëzojnë postin dhe as lëshojnë zyrën

    20. ku njëri prej misioneve ndërkombëtare refuzon monitorimin, me argument publik se nuk ka zgjedhje konkurruese, por votim formal

    21. ku në zgjedhje askush (parti apo kandidatë) nuk kanë program, nuk flasin për program, zgjedhësit nuk kërkojnë program dhe as nuk votohet për program

    22. ku tema kryesore e fushatës u bë “filxhani” dhe ku kronikë headline në media ishte komentet e kryeministrit mbi filxhanin e kafesë

    23. ku katër parti të opozitës parlamentare ishin në zgjedhje pjesë e koalicionit të qeverisë

    24. ku asnjë kandidat i dytë nuk kritikon dhe as sulmon kandidatin kryesor në fushatë

    25. ku shumica e gazetarëve janë kritikë me qeverinë dhe shumica e pronarëve të medias janë mbështetës të qeverisë

    26. ku figura publike mallkojnë zgjedhësit që mund të votojnë ose zgjedhësit që refuzojnë të votojnë për një kandidat

    27. ku nuk lejohet mendimi kundër publik, pasi militantët e paguar të palëve politike, të fyejnë, të denigrojnë, të kërcënojnë dhe këtë e bëjnë duke thënë se ata janë rruga /alternativa më e mirë për vendin

    28. ku raportohet e pranohet si normalitet nga KQZ se në kutitë e votimit ka më pak vota sesa numri i votave që ka fituar kandidati i vetëm në garë për kryetar

    29. ku një parti/grupim politik përdor militantët për të djegur materialet e votimit

    30. ku një zonë votimi e mbyll votimin një orë përpara detyrimit ligjor, duke deklaruar se janë mërzitur duke pritur pesë orë pa ardhur asnjë votues në qendrën e votimit. https://www.facebook.com/afrikrasniqi/posts/2256564577990190?__tn__=K-R

    AFRIM KRASNIQI: 30 TIPARE UNIKE TË 30 QERSHORIT
    06/07/2019

    BesaTime.com

    PRESIDENTI META: NË EMËR TË UNITETIT KOMBËTAR, ANULLOJ ZGJEDHJET E 30 QERSHORIT 2019

    PRESIDENTI META: NË EMËR TË UNITETIT KOMBËTAR, ANULLOJ ZGJEDHJET E 30 QERSHORIT 2019...

    DOKUMENT: ENVER HOXHA DHE TË GJITHË KOMUNISTAT (E SOCIALISTAT E SOTSHËM) ISHIN DHE JANË TRADHTARË TË KOMBIT

    DOKUMENTI: ENVER HOXHA DHE TË GJITHË KOMUNISTAT (E SOCIALISTAT E SOTSHËM) ISHIN DHE JANË TRADHTARË TË KOMBIT SOT TRADHTINË KOMBËTARE TË KOMUNISTE PO E NDJEK HAP PAS HAPI PS'JA E EDI RAMËS DHE DREJTUESIT E PARTISË...

    O ARTA DADE: DO S’DO TI ÇËSHTJA ÇAME ËSHTË ÇËSHTJE KOMBËTARE DHE E TË GJITHË SHQIPTARËVE

    O ARTA DADE: DO S’DO TI ÇËSHTJA ÇAME ËSHTË ÇËSHTJE KOMBËTARE DHE E TË GJITHË SHQIPTARËVE shkruan adresen e vet te rrjetit social Vjollca Braho. Postimi i plotë;...

    SHQIPTARËT N’MAQEDONI SOT U BËNË DE'FACTO E DE’JURE FAKTOR

    SHQIPTARËT N’MAQEDONI SOT U BËNË DE'FACTO E DE’JURE FAKTOR Të jem korrekt Tirana e ka dëgjuar me vëmendje mendimin tim, ndërsa Prishtina jo aq për shkak të interesave që kanë individë të cilët bëjnë kalkulime. Edhe kjo s’ka...

    SHPËTIM IDRIZI: PDIU ËSHTË PARTI SOVRANE, KOMBETARE KU EDHE E KEMI TREGUAR KËTË GJË. PDIU NUK ËSHTË AS SHPATË, AS JASTËK I ASNJËRËS.

    SHPËTIM IDRİZİ: ***PDIU ËSHTË PARTI SOVRANE, KOMBETARE KU EDHE E KEMI TREGUAR KËTË GJË. ***PDIU NUK ËSHTË AS SHPATË, AS JASTËK I ASNJËRËS. ***SI SHQIPTARE TE ÇAMËRISË NUK I KEMI BORXH KËRKUJT, JEMI NË GJENDJE TË FALIM DHE JEMI...

Sitemizi değerlendirin

BESATIME►QË NGA 2002’SHI©◄

Të gjitha tekstet, imazhet dhe përmbajtjet në botimin e kësaj faqe interneti i përkasin BesaTime©. Ndalohet kopjimi ose riprodhimi i paautorizuar i kësaj faqeje.
Kontakt: www.BesaTime.com | besatimenews@gmail.com |
RRETH NESH►
► BesaTime është portal interneti i Shtypit të Lirë, i Mendimit Ndryshe dhe Respektues i Etikës dhe Prencipeve të Shtypit. Ka për qëllim tju përcjellë të Interesuarve drejtë për së drejti; Lajmin, Informacionin, Analizen, Studimin, Kërkimin, Raportin e vërtetë dhe të pa-anshëm, në fushen; Strategjike, Politike, Ekonomike, Sociale, Diplomatike, Kulturore, Artistike, Sportive si dhe në çdo temë tjetër që i përket njeriut.
► BesaTime operon në fushën e informacionit dhe të shtypit në gjuhen Shqip, Turqisht dhe Anglisht, është e pavarur, nuk ka lidhje me asnjë organizatë, parti apo lëvizje politike, financohet vetëm nga themeluesit e vet. Është vazhdimësi e Think Tank Besa Strategy. Në përgjithësi vepron në të gjithë Botën, Bashkimin Evropian dhe Ballkanin. Në veçanti tregon intensivitet për çështje që kanë të bëjnë me Shqiptarët në Rajon dhe Turqinë. BesaTime në të njëjten kohë është portal ku Diaspora dhe Lobi Shqiptar në Turqi publikon.
►BesaTime është rrjet shqiptar i lajmeve, analizave dhe i mendimit strategjik, me seli në Izmir, Turqi. Rrjeti filloi pune më 28 nentor 2002 dhe mbulon lajmet botërore nga një këndvështrim objektiv. Çdo artikull i publikuar në portal mund të mos përputhet me idetë tona dhe për këtë arsye përgjegjësia i takon vetëm autorit.
► Kryeredaktori: Dr. Sokol Brahaj

Dizajn: CAN ARNAVUT - Kontakt: canarnavut@yandex.com