"Rrugëtimin tonë do ta vazhdojmë bashkë me Shqipërinë, do të mbetemi gjithmonë bashkë. Populli i Shqipërisë, bashkëkombësit tanë kanë qenë me ne në çdo kohë dhe rrugëtimin tonë do ta vazhdojmë bashkë me Shqipërinë" Kështu është shprehur Kryeministri Ramush Haradinaj në vizitë e parë zyrtare në Atdheun e tij.
Mesazhi i plotë i kryeministrit Haradinaj sot në Tiranë
"Kosova ka një rrugë të vështirë të krejt etapave të veta, por çdoherë e ka ndjerë që nuk është vetëm. Edhe në momentet tona më të vështira nuk kemi mbetur vetëm. Pra, populli i Shqipërisë, bashkëkombësit tanë kanë qenë me ne në çdo kohë dhe rrugëtimin tonë do ta vazhdojmë bashkë me Shqipërinë. Sot, mbajtëm edhe takimin e parë inaugurues të Komisionit për organizimin e Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut.Jam falënderues për nderin që m'u bë, që të jemi bashkë edhe një vit në angazhimet e përbashkëta, për heroin tonë që na ka bërë çdo herë krenar. Këtë vit mund të dëshmojmë që kemi punuar mirë për qytetarët tanë. Nuk kemi munguar asnjëherë dhe nuk do të mungojmë asnjëherë, që t'u tregojmë bashkëvendasve tanë që ta ndiejmë njëri-tjetrin më afër dhe gjithçka që ndodhë mes nesh të jetë në dobi të popullit shqiptar. Do të mbetemi gjithmonë bashkë. Falemnderit për pritjen dhe kujdesin. RH" përfundon mesazhin Haradinaj. BesaTime.com
RAMA: T’GJITHË SHQIPTARËT PO I BASHKOJ, THAÇI: ANI DE BAC, BASHKË E KRYJMË EDI RAMA "bashkimi i Shqipërisë me Kosovën nuk mund të përjashtohet nëse perspektiva për anëtarësimin e Ballkanit në BE venitet. HASHIM THAÇI: “Bashkimi...
BAC, ÇAMËRIA në KOSOVË: PA KOSOVË E ÇAMËRI S'KA SHQIPËRI Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, njëherësh nënkryetar i Kuvendit të Shqipërisë, me rastin e 19-vjetorit të rënies së komandatit legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij...
ME RAMUSHIN: TUBIM PAQËSOR PËRBALLË KOMISIONIT EVROPIAN TË SHTUNËN MË DATËN 04-02-2017, ORA14:30 Për lirimin e plotë të Ramush Haradinajt! Për kolektivin, Ahmet Gjanaj Deputet i Rajonit të Brukselit Kolektivi i shumicës së...
► BesaTime është portal interneti i Shtypit të Lirë, i Mendimit Ndryshe dhe Respektues i Etikës dhe Prencipeve të Shtypit. Ka për qëllim tju përcjellë të Interesuarve drejtë për së drejti; Lajmin, Informacionin, Analizen, Studimin, Kërkimin, Raportin e vërtetë dhe të pa-anshëm, në fushen; Strategjike, Politike, Ekonomike, Sociale, Diplomatike, Kulturore, Artistike, Sportive si dhe në çdo temë tjetër që i përket njeriut.
► BesaTime operon në fushën e informacionit dhe të shtypit në gjuhen Shqip, Turqisht dhe Anglisht, është e pavarur, nuk ka lidhje me asnjë organizatë, parti apo lëvizje politike, financohet vetëm nga themeluesit e vet. Është vazhdimësi e Think Tank Besa Strategy. Në përgjithësi vepron në të gjithë Botën, Bashkimin Evropian dhe Ballkanin. Në veçanti tregon intensivitet për çështje që kanë të bëjnë me Shqiptarët në Rajon dhe Turqinë. BesaTime në të njëjten kohë është portal ku Diaspora dhe Lobi Shqiptar në Turqi publikon.
►BesaTime është rrjet shqiptar i lajmeve, analizave dhe i mendimit strategjik, me seli në Izmir, Turqi. Rrjeti filloi pune më 28 nentor 2002 dhe mbulon lajmet botërore nga një këndvështrim objektiv. Çdo artikull i publikuar në portal mund të mos përputhet me idetë tona dhe për këtë arsye përgjegjësia i takon vetëm autorit.
► Kryeredaktori: Dr. Sokol Brahaj
Dizajn: CAN ARNAVUT - Kontakt: canarnavut@yandex.com