BESA TIME®

Portali i Lajmit të Vertetë

    REFERENDUMi: SiSTEMi PRESIDENCiAL i ERDOGAN’iT A DO TA DEMOKRATiZOJË TURQiNË? ANALiZË Nga Sokol BRAHAJ 15/04/2017

    Kategori: POLITIKE&EKONOMI / ANALIZE Tarih: 16-04-2017, 01:04
    REFERENDUMi: SiSTEMi PRESIDENCiAL i ERDOGAN’iT A DO TA DEMOKRATiZOJË TURQiNË?  ANALiZË Nga Sokol BRAHAJ 15/04/2017
    REFERENDUMi: SiSTEMi PRESIDENCiAL i ERDOGAN’iT A DO TA DEMOKRATiZOJË TURQiNË?
    Sokol BRAHAJ 15/04/2017
    1-HYRJE: KUSHTETUTAT E TURQiSË
    2-REFERENDUMi i 16 PRiLLi’T: ÇFARË DO TË NDRYSHOHET ME KËTO 18 NENE?
    3-ATMOSFERA ELEKTORALE DHE REZULTATi i PRiTSHËM?
    4-OPOZiTA E MAJTË TURKE, ALTERNETiVË PËR QEVERi?
    5-PËRSE NUK NDRYSHOHET E GJiTHË KUSHTETUTA?
    6-AKTUALiTETi BE-TURQi, NEGOCiATAT DHE EUROPiANiZiMi i TURQiSË?
    7-SHQiPTARËVE ÇFARË JU iNTERESON TURQiA?
    8-FUND: 17 PRiLLi, E HËNA E PARË PAS REFERENDUMIT


    1-HYRJE
    KUSHTETUTAT E TURQiSË

    Turqia neser me (16/04/2017) mban një referendum popullor për të ndryshuar “18 Nene” të kushtëtutes e cila ka hyrë në fuqi nga diktatorë puçistë ushtarak pas grusht shtetit të vitit 1980, ku edhe sot e kësaj ditë kjo Turqi moderne ka në fuqi atë kushtetutë.
    Gjatë këtyre gati katër dekadave, edhe pse të gjitha forcat politike (në përjashtim të komunistëve) në çdo fushatë parazgjedhore i kanë premtuar elektoratit të tyre që puna jonë e parë do jetë “ndërrimi i kushtetutës së bërë nga diktatorët puçistë”, për kaq vite anjëra sja arriti të bëjë një gjëjë të tillë. Ky sistem puçist ushtarak dhe mbështëtësit përfitues të këtij sistemi duke përdorë këtë kushtetutë dhe ligje çyryke me veglat e tyre burokratë besnikë, nuk lejuan ndryshim që sado pak ti japi një demokratizim Turqisë, qoftë, në pikat kryesore të të drejtave të njëriut që janë jetike për këtë popull.
    Turqia, jo vetem pas viteve 1980, por të paktë ka mbi një shekull që vazhdimisht sistemin kushtetues e ka pasë diktatorial, sepse çdo ndërrim kushtetues është bërë pas puçeve të grushtshteteve ushtarake. Dhe këtu duhet kuptuar se “ÇFARËDO QOFSHiN RRETHANAT, PUÇi USHTARAT ËSHTË KRiM DEFAKTO KUNDRA POPULLiT, KRiM KUNDRA NJERËZiMiT”, sepse puçi, nuk ndodhë rastësisht apo thjeshtë si revolucion popullor. Një ndërprerje dhe eleminim i të drejtës ligjitime të votës së popullit që përfundo me puç ushtarak, nuk është revolucion popullor siç e quajnë sistemet e kapitulluara komuniste. Si do qofshin rrethanat ato janë të pa-pranueshme, diktatoriale dhe anti-demokratike për lirinë dhe të drejtat e njerut.
    Ndërhyrja për një puç ushtarak, bëhet duke përgatitur tërrenin, popullin, gjendjen politike, ekonomike ku dhe misionarët që do ta luajnë lojen teatrale -ku pastaj do të lancohen si shpëtimtarë popullorë- futen në tërren shumë më heret se të fillojë shfaqja në teatër. Ata duke hipnotizuar me të keqen, përgatisin e gjithë popullit dhe me një pretekst origjinal si e ishdiktatorit tonë Enver Hoxhes “në emër të popullit, për të mirën e popullit” rrisin përceptimin me popularitet në popull që vetem ndonjë mrekulli mund të na shpëtoje nga kjo gjëndje mizore ku jemi, kjo mrekulli mund të na vijë vetem nga “engjut e bekuar shpëtimtarët tanë ushtarak”.
    Më këtë sa të vijë ora që ata e kanë përgatitur: ja fillojnë eleminimit të çdo gjëjë dhe për shumë pak kohë kapitullohet çdo e drejtë e njëriut, dhe as jeta e njërit ska më vlerë më shumë se sa një kokërr domate.
    Shembullin e funit të tillë aktual e pamë dhe e jatuam edhe ne të gjithë së bashku nëntë muaj më parë pra me 15 Korrik 2016, po në këtë Turqi. Këtë mizori antinjerëzore kundra çdo lloj ligji e pa e gjithë bota drejtpërsëdrejti (në përjashtim të mbështetësve) nga ekranet televizive po të kësaj bote moderne.
    Puçi i një grusht shteti ushtarak, eleminimin e jetës së njëriut e shef si gjënë më të thjeshtë, sepse puçi ushtarak për atë punë bëhet. Puçi bëhet me ushtarë të armatosur me armët e teknologjisë më moderne, armë të rënda, tanke, anije, avionë dhe helikoptere luftarake që ju janë dhënë në duart e tyre për të mbrojtur këtë popull dhe jo për ta vrarë këtë popull me armë të blera me paratë dhe taksat e po të këtij popolli.
    Në Turqi, si çdo herë edhe puçi e 15 Korrikut 2016 u bë me një strategji krejtësisht të ngjashem me të tjerat e mëparshme. Ata vetë plus që kishin nën kontroll gati krejt kupolen strategjike të ushtrisë, të drjtësisë dhe të informacionit, ata kishin edhe mbështetjen totale të shumë vendeve të NATO’s, SHBA e të BE’së. E drejta e informacionit të paanshëm në media të vendëve të lartpërmendua po dhe shqiptare as që u bëntë fjalë ta lexoje, nigjoje apo shikoje.
    Më këtë puç, Turqia njëherë e përgjithmonë do të humbistë çdo gjë. Nga planifikuesit e brendshëm e të jashtëm të këtij puçi mizor, askush nuk kishte dyshimin më të vogël në mosrealizimin e tij. Sepse kur në Urën e Bosforit, Aeroporte, rrugë etj…etj... dalin tanke e topa me ushtarë, populli i pa-armatusur quhet i ngujuar për mos me thënë i vdekur, dhe sbëhet fjalë për kundërshtim. Të paktën kështu janë përvojat e mëparshme të Turqisë, ku minimumi një herë ne 10 vitë e ka jetuar një diktatoriat të puçit ushtarak klasit, modern apo postmodern.
    Kësaj rradhe, me 15 Korrik, një pjesë e vogel (sipas meje) e popullit që në orët e para flijoi vehten me dijeni dhe logjikë “për të mos lejuar të shkruhet më një njollë e zezë po dhe aq e turpshme” në faqen e historisë e tyre. Në orët e mesnatës së 15 Korrikut, falë thirrjes së liderit Erdogan, për të dalë në rrugë të shprehë populli haptas qëndrimin e vet, kundra çdo vandalizmi që po ndodhtë atë natë. Për herë të parë në historinë e këtij shteti, ky popull i përgjigjet thirrjës së Presidentit -ku dy vite më parë e kishte zgjedhur në krye të shtetit me voten e vet- dhe del në rrugë kundra vandalizmit e terrorizmit të tërbuar të disa terroristëve të veshur me uniformën ushtarakëve të ushtrisë Turke.
    Këtyre ushtarëve kur ju erdhi urdhëri për të qëlluar mbi popullin e vet atan nuk hezituan. Sepse ata janë pjestarë të organizatave komuniste po dhe gjoja fetare -por as që kanë lidhje me fenë- ata janë siç e vertëtoi dhe 15 korriku anti-shteterore dhe me përpikmëri luajten rrolin e ngarkuar nga urdhëruesit e tyre vëndas e të huaj. Është shumë interesante se ky popull jo vetëm atë natë por për javë të tëra qëndroi në sheshet e qyteteve të Tuqisë, ku tregoi vendosmërinë ndaj çdo lloj terrorizmi për stabilitetin, zhvillimin dhe demokratizim e Turqisë.
    Si të tjerët përpara edhe puçi i dështuar i 15 Korrikut të vitit të kaluar, la prapa me një faturë kolosola për Turqinë dhe popullin turk. Nga llogjika dhe manovrat e saj dukej se ishte i mirepërgatitur nga brenda e nga jashtë, dhe ishte e pa imagjinueshme dështimi i tij. Ata që tja arrinin qëllimi të parë kryesor që është “shtypja e çdo të drejte njerëzore të atij populli” e realizuan që në orët e para duke vrarë popullin e paarmatosur. Pastaj do fillonte faza e dytë ku është përdorimi i çdo lloj pasurie të këtij populli e shteti nga puç-bërësit dhe stratëgjistët e puçit. Mos të ishtë reagimi i popullit, puçis për 4-5 orë do u realizonte edhe fazën e dytë.
    Demokratizi i Turqisë kështu është, këtë histori ka gajtë një shekulli. Ku ende edhe pas 15 Korrikut në shumë pika demoktratizimi është jo aq sa duhet. Ndërsa e “drejta e njeriut” dhe “drejtësia” në një shtet me Kushtetutë diktatoriale, është e thejshtë ta kuptosh se ku është. Sidomos kur bëhët fjalë për demokratizimit e Turqisë që ka ende në fuqi kushtetutë e ligje të bërë nga diktatorë puçistë ushtarak.
    Çdo ndryshim i kushtetutave të Turqisë së 150 viteve të fundit është bërë totalisht në periudha pas ngjarjeve traumatike për këtë popull. Po e pamë me një sy sado pak akademik dhe sado pak të paanshëm, duket shumë qartë se sistemet e kushtetutave të Turqisë, kanë shumë pak ndryshim nga kushtetuta dhe ligjet e diktatorit Enver Hoxha.
    Unë, edhe si specialist akademik por edhe si gazetar dhe njeri i botës se biznesit, që 20 vite besoj që jam njohës shumë i mirë i Trurqisë dhe demokratizimin të saj. Kur lexoj në shqip për këtë temë, habitem shumë nga gjërat fantazmë, dogmatike e të njëanshme që artikulohet në to për Turqinë. Pamvarësisht se ne shqiptarët vetë e dimë dhe e njohim shumë mirë realitetin e specializimit akademit të universiteteve tona, të OJQ’ve tona, të medias tonë po ashtu dhe të intelegjencës tonë shqiptare (si në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni) për specifika të tilla, lë të dëshirosh shumë për libra, raporte, analiza, shkrime e lajme të tilla.


    REFERENDUMi: SiSTEMi PRESIDENCiAL i ERDOGAN’iT A DO TA DEMOKRATiZOJË TURQiNË?  ANALiZË Nga Sokol BRAHAJ 15/04/2017

    2-REFERENDUMi i 16 PRiLLi’T: ÇFARË DO TË NDRYSHOHET ME KËTO 18 NENE?

    Në këto nene që pritet të kalojnë me një “Eevet (Po)” nga populli neser, kanë të bejnë me ndërrimin e sistemit dhe menaxhimit politik nga “sistem parlamentar” në “sistem presidencial modern”, i avancuar por shumë i ngjashëm me sistemin Presidencial Amerikan. Nga të gjitha partitë që do marrin pjesë për pro apo kundër ky referendum cilësohet jetik për Truqinë. Ku si normalitet i fushatave elektorale, dy anët mundohen të tregojnë polet e aktualitetit. Dhe me një analizë të thjeshtë pa u futur thellë në sistemin politik Turk, duket që e diela e 16 prillit është shumë e rëndesishme për një shtet të madh si Turqia. Turqia me këtë referendum pritët të bëjë ndryshime themelore si nga ana ekonomike e politike po ashtu edhe nga ana e sistemit shtetëror që e ka “një përzierje shumë-polshe”, që është e vështirë ta përshkruaj këtu me disa faqe.


    3-ATMOSFERA ELEKTORALE DHE REZULTATi i PRiTSHËM?
    Pozita më në krye Presidentin Erdogan, me të drejten e përvojës 15 vjeçare që ka bërë për popullin dhe shtetin nga ana e zhvillimit ekonomik, të mirëqënies, demoktarizimit dhe drejtësisë duket shumë para opozitës ku po tregon një qëndrueshmëri racionale dhe propagandë konstruktive për elektoratin e vet. Plus që niviativës së ndërrimit të 18 neneve të kushtëtutës të AK Parti’së (Partia për Drejtësi dhe Zhvillim) e themeluar nga Erdogan’i, i është bashkangjitur dhe partia opozita MHP (Partia Levizja Nacionaliste). Të dyja këto parti po bëjnë fushatë veç e veç me eloktoratin e vet.
    Në këtë aspekt po u bë një llogaritje elektorati, ose dhe duke marrë parsysh anketime të kompanive të ndryshme në këtë fushë, thuhet që pa asnjë sforcim neser në darkë pritët që rezultati të kalojë me “EVET (Po)” tek 58-68%. Duke pasur parasysh atmosferen aktuale të fushatës, ku të gjithë simpatizantet e këtyre dy partive mund të mos thojnë “EVET (po)” do të ketë nuhatje të rezultatit, por sipas këtyre referandumi do të dalë me sukses.
    Sipas “Platformës Për Po” ndryshimit të këtyre neneve të kushtetutës, Turqia njëherë e përgjithmonë do të eleminojë sistemet antidemokratik, sistemet që janë pengesë për të drejtat e njeriut dhe sistemet që pengojnë përparimin dhe zhvillimin e Turqisë.
    Platforma për PO, fajëson opoziten për mbështetje të sistemeve problematikë e cila vazhdimisht ka nxejrrë probleme thelbësori si në shtet ashtu dhe në popull. Dhe fton elektoratin e opozitës CHP, të mendojë mos të rradhitet me armiqtë e Turqisë siç janë organizatat terroriste PKK, FETÖ, DHPC…etj…etj. që nuk duan një sistem më të avancuar demokratik.
    Sepse, sistemi politik aktual i Turqisë është i sajuar me një KUSHTETUTE USHTARAKE, E CiLA HYRi Në FUQi PAS PUÇiT TE ViTiT 1980. Një kushtetute e bërë pas puçit nga diktatorë kriminelë puçistë, dhe kjo të jetë ende rregullorja më e lartë në Turqisë e post-mileniumit, çdo kush edhe po nuk e shprehu për interesa personale, mendja e shëndosh e thotë “ku ku,vaj vatani e mjer mileti për këtë shtet e për këtë popull”.
    Kushtetuta e pas puçit ushtarak, rregullat e lojës në libër i ka shkruajtur ndyrshe ndërsa funksionalizmat i ka pasë krejt dryshe, pra rregullat janë ndryshe e loja luhet ndryshe. Biles lojen se lozin dot lojtarët e zgjedhur për ta luajtur. Lojën e lozin një dorë apo disa duar që nuk dihet se kush janë, pra tipik sistem i një kushtetute diktatoriale.
    Dhe për këtë mazhoranca që po udheheq referendumin AK Parti dhe MHP, kërkon nga populli me këtë referandum që tani e tutje të bëjmë kushtetute të rë dhe një sistem modern, dhe shteti i Turqisë të luaj lojen e qeverisjes sipas rregullave të shkruajtur, dhe ai që zgjidhet me rregullore të jetë lojtari i vertetë i lojës, të denohet ose të shpërblehet nga ky sistem e jo si deri më tani. Edhe pse fushtat parazgjedhore e polarizojnë votuesin, populli i Turqisë është i mësuar ti kalojë këto kohë polarizimi elektoral dhe të bie në qëtësinë e pëditshme.


    REFERENDUMi: SiSTEMi PRESIDENCiAL i ERDOGAN’iT A DO TA DEMOKRATiZOJË TURQiNË?  ANALiZË Nga Sokol BRAHAJ 15/04/2017

    4-OPOZiTA E MAJTË TURKE, ALTERNETiVË PËR QEVERi?

    Paria opozitare ose më saktë e “Majta Turke” si subjekt ështe shumë interesante për sociologjinë e polikes. Kjo parti opozitare e majtë që quhet CHP (Partia Popullore Republikane), asnjëherë nuk ka shpalosë një plan-program konstuktiv të besueshem për votuesin e saj. Partia e majtë CHP, e themeluar nga Mustafa Qemal Ataturku, nuk ka arritur të bëhet kurrë mazhorancë. E vetmja kohë që kjo parti ka qënë në pushtet është kur sistemi ishte një partiak, pra vetem CHP’ja, dhe kjo ishte e vetmja Parti-Shtet.
    Pas Ataturkut, më vonë kur Turqia kalon nga sistemi tek partiak në sistem pluralist, kjo nuk erdhi më në pushtet. Kjo parti ka bërë revolucion jetik sa që ja ka arritë të transformojë Perandorinë Osmane në një shtet Republikan laik me një revolucion i cili është i shënuar në leksionet e sociologjisë të politikës. Por më vonë ajo kurrë më nuk e zgjeroi numrin e votuesit të vet që të vijë në pushtet.
    Sidomos pas viteve 80 kjo parti, nuk i ka treguar kurrë popullit që është alternative për të qeverisë vendin. Sepse në jeten politike turke, ajo, ka ndjekur gjithnjë mënyren e opozitarizmit mbi propabilitete të cilat nuk kanë qënë kurrë realitet në publikut turk. Ajo ka ndjekë dhe vazhdon të ndjekë një politikë me aktualitete fantazmë për Turqinë. Nuk i është ofruar kurrë realitetit shoqëror për problemet reale të shoqërisë.
    CHP, edhe pse sot e kësaj dite e quan vehten ROJA E SiSTEMiT REPUBLiKAN DHE LAiK TË TURQiSË, ajo gjithnjë ka mbeshtetur para dhe prapa sistemet anti demokratike të puçistëve diktatorë. Kjo si parti pas vdekjes së Ataturkut, me fantazma primitive ka qënë kyçi kryesor i sistemeve anti demokratike dhe kundra të drejtave të njëriut. CHP’ja ngaqë gjithnjë e ka quajtur vehten “TË ZOTËT DHE TË ZGJEDHURiT E TURQiSË”, nuk e ka marrë mundimin të zgjerojë elektoratin e vet që të vijë në pushtet.
    Për këtë mund ti referohemi popullit turk që e shpreh haptas se kjo parti, pra CHP’ja ka kontrolluar e gjithë pushtetin pa qënë në pushtet. Po ashtu formulimi i fantazmave primitive propabilitare nga ana e ajkës drejtuese të saj, ka qënë shkak i vazhdueshem të ikjeve dhe distancimit nga partia e intelektualëve të majtë turq. Sepse ata e ato nuk u pëputhëshin dot me aktraksionët e lëvizjes dhe propagandën primitive antidemokratike të partisë CHP.
    Kjo parti ka mbajtë vazhdimisht ku edhe sot vazhon të jetë strehë për ushtarakë, burokratë, juristë, profesorë dhe njerëz gjoja intelektuale që njihen për bëmat anti demokratike kundra të drejtave të njeriut për dekada me rradhe në këtë popull. E gjithë pjesëtarët drejtues së vetë partisë, janë ankues të ashpër ndaj kryetarit të saj aktual.
    Ata vetë nuk e dinë se si kryetari aktual tyre erdhi në krye të partisë pas një sknadali seksual që doli në publik me një vieokasete. Jo vetem ajka e partisë por i gjithë elektorati i CHP’së janë kundra këtij kryetari dhe stafit drejtues së partisë, biles nganjëherë e shprehin haptas duke thënë se Kemal Kılıçdaroğlu’n (Këllëçdarollu) e solli me një shantazh organizata terroriste fetö që bëri tentimin për puç ushtarak në 15 Korrikun e kaluar.
    Analistë politik të majtë turq analizojnë duke nënvizuar për CHP’në; që është një parti shtetformuese, por ku për 70 vite se njeh qeni të zotin në të. Ska asnjë plan program apo strategji për të ardhur në pushtet. Parti që është në maksimum kundra demokracisë dhe kundra stilit të jetës së popullit turk. Në çdo gjë mban qëndrim kundëra pa vënë në tavolinë asnjë alternativë. Patia jonë mbledh në gjirin e saj njerëz që urrehen nga popolli për bëmat e tyre antidemokratike dhe mbeshtetës se diktaturave puçiste….etj…etj. Ndërsa për të stimuluar këto dhe mos-suksesin në politikën e Turqisë ajo krijon propabilitete të kota, ku me këtë edhe shtyp zërin ndryshe dhe opoziten brenda partie, edhe bën opozitarizmin si parti kryesore opozitare e majtë në parlament, por edhe mundohet të shtojë elektoralin e vet duke mbajtur të karikuar duke frigësuar ata me një propabilitet fazntazmë se presidenti i sotëm i Turqisë Erdogani dhe partia e tij, do bien sistemin diktatorial, sulltanatin e perandorisë. Por në fakt deri më dje me pretektste e propabilitete të tilla kjo parti me klasen drejtuese të saj frikesojshin popullin që Erdogani dhe partia e tij po vendosë ligjin e sheriatit dhe do ju mbydhi të gjithëve në shtëpi etj…etj.
    CHP’ja në ajken dhe bazën e saj ka plot njerëz që me mendime, vepra dhe aktivitete shprehen haptas ndaj çdo sistemi demokratik që lehtëson jetën e përditshme të popullit. Ata edhe sot pa asnjë hezitim shprehin haptas nostalgjinë për një sistem diktatorial ushtarak ku për këtë nga mbarë populli turk fajësohen për përkrahjen që i kanë dhënë puçeve ushtarake.
    Ata vazhdimisht shprehen duke fajësuar votuesin haptas në publik si para ashtu dhe prapa çdo zgjedhje lokale apo e përgjithshme, po ashtu dhe tani për këtë referendum “populli ynë është budalla, vota e fshatarit nuk duhet të jetë e barabartë me voten time që jam qytatarë…etj…etj.
    Një opozitë e cila bën të pamunduren të mos lejoje mazhorancen në cdo investim jetik për një zonë apo për mbarë Turqinë, është e vështirë që në brendësinë e saj tëja arrijë një riformatimi të shpejtë dhe të bëhet alternativë e pushtetit.
    Opozita e majtë CHP, dhe pse përbëhet totalisht nga elita të pasurish, ajo nuk ka programe të shtetit social, ajo përdorë gjithnjë agjitacionin marksist luften e klasave…etj…etj. Dhe për këtë, kjo parti është mbase normale të jetë në këtë gjëndje të mjerueshme siç është.
    Partitë që janë për JO, e kryesuar nga CHP dhe partia Kurde HDP, fajësojnë mazhorancen dhe Presidentin Erdogan se do bëhet diktator. Duke u mbështetur gjithnjë vetëm ne parimet e Ataturkut para gati një shekulli ne nuk lejojmë ndërrimin e sistemit. Sistemet tona s’janë problematikë, thelbësore dhe jetikë është që ne mos të ndryshojmë parimet e Ataturkut të 1923’shit. CHP dhe HPD së bashkuë ftojnë popullin, të mendojë dhe mos të rradhitet me armiqtë e Ataturkut e te sistemit të tij…etj…etj.
    Në këtë aspekt po u bë një llogaritje elektorati, ose dhe duke marrë parsysh anketime të kompanive të ndryshme në këtë fushë, thuhet që sforcimi për “HAYIR (Jo)” maxsimum mund të shkojë tek 51%. Veta atmosferen aktuale në fushatës, tregon që gjithë simpatizantet e këtyre dy partive mund të mos thojnë “HAYIR (Jo)” sidomos, elektorati i partisë Kurde, besohet qëshumë nga ta do të perdori PO’në vend të JO’së. Duhet marrë parasysh që me këtë sitem ata përveç të drejtave që ju ka dhenë qeveria e Erdoganit, sjanë të kënaqur me sistemin e prapambetuar aktual. Dhe për këtë do të ketë nuhatje të rezultatit.



    5-PËRSE NUK NDRYSHOHET E GJiTHË KUSHTETUTA?

    Komisioni për një kushtetute të re për muaj me rradhë ka punuar dhe jane negociuar mbi 48 nene. Por nga largimi i opozites CHP nga komisioni, ato nene nuk erdhen dot në parlament për tu diskutuar.

    REFERENDUMi: SiSTEMi PRESIDENCiAL i ERDOGAN’iT A DO TA DEMOKRATiZOJË TURQiNË?  ANALiZË Nga Sokol BRAHAJ 15/04/2017

    6-AKTUALiTETi BE-TURQi, NEGOCiATAT DHE EUROPiANiZiMi i TURQiSË?

    Turqia ka filluar negociatat në 2006 për antarsim të plotë ne BE. Marrëdheniet Turqi-BE si meç do shtet tjeter nganjëherë përparojnë e nganjëherë ngelin në vend. Gjëndja aktuale është pak e tencionuar ku për këtë mëndimi im është se Europa Qëndrore ketë vit po edhe Turqia neser kanë zgjedhje. Në raste të tilla tencionimi mund ta quajmë normal. Por dua nënvizoj se Turqia larg BE’së dhe BE’ja pa Turqinë nuk janë të kompletuara si për vehten e vet ashtu dhe për rajonin dhe për influencë në sistemin e sotshem global.


    7-SHQiPTARËVE ÇFARË JU iNTERESON TURQiA?
    Ne shqiptarët siç kemi interes për Amerikën, Gjermaninë, Italinë, Francën, Anglinë, Greqinë, Kinën…etj…etj të paktën po aq interes jemi të detyruar të kemi edhe me Turqinë. Sepse marrëdheniet ndërkombëtare nuk njohin romantizma platonike e teologjike, apo paragrafët e shkruajtur nëpër fletët e vyshkura të historise. Marrdhëniet ndërkombëtare jane racionle, strategjike dhe të dyanshme. Nuk dua të bëj këtu demogogji për marrënie ndërkombëtare, por ata që kritokojnë politikbërësit shqiptar për marrdhënie të mira me Turqinë dhe Erdoganin, duhet të dinë se nëTurqi është komuniteti më i madh në botë. Por fale politikave të shtetit shqiptarë që për një shekull as që u kujtua për ta.
    Plus kësaj sa do që shumë shqiptarë njohin Antalia’n dhe Stambollin, ata nuk e njofin fare realitetin politik dhe ekonomik të Turqisë. Më duket se flasin e shkruajnë për Turqinë me sa ju thotë dikush të shkruajnë apo të flasin.
    Turqia sidomos 15 vitet e fundit, me qeverinë e Erdoganit, ka përparuar në çdo aspekt. Ky shtet mik i shqiptarëve, është faktor në rajon por edhe pse mund ta quani të vogel Turqia është edhe aktor në rendin global.
    Turqia gjatë shekullit të fundit edhe përse ska qënë sa është dashtë pranë shqitparëve, tani është e detyruar të jetë pranë nesh dhe me ne rajon, sepse dhe ne shqiptarët sot jemi faktor në rajon. Ndërsa mosqënia e marrëdhenieve të invesitmeve ekonomike në rangun e duhur, duhet të shofim ne si shqiptarë të mbetat tona. Një ndër faktorët kryesor në këto marrdhënia duhet të ishtë lobi ynë që kemi në Turqi, ku ky i fundit nuk ka qënë aq sa duhet efektif përveç sezoneve problematike siç ishte lufta e Kosovës. Krahas kësaj dhe qeveria e Ankarasë, sidomos 25 vitet e fundit ka pasur mangësirat dhe strategjite e veta ku problemet e saj tani i ka kuptuar. Unë besoj që në një të ardhme shumë shpejtë do ta fillojë rikoperimin e saj në marrëdhenie si me Shqipërinë po ashtu dhe me Kosoven dhe pjesën tjetër të treva shqiptare.


    REFERENDUMi: SiSTEMi PRESIDENCiAL i ERDOGAN’iT A DO TA DEMOKRATiZOJË TURQiNË?  ANALiZË Nga Sokol BRAHAJ 15/04/2017
    8-FUND: 17 PRiLLi, E HËNA E PARË PAS REFERENDUMIT
    Turqia pas këtij referendumi pritet të bëhet edhe më e fortë. Një Turqi e fortë, siç është e rëndësishme për Turqit, po ashtu është e rendësishme edhe për shqiptarët.
    Të dhënat zyrtare për referendumit e 16 Prillit janë; brenda dhe jashtë Turqisë në bazë të regjistrit zyrtar marrin pjesë 55 milionë e 319 mijë e 222 votues, për këta do të ketë 167 mijë e 140 kuti votimi. Rezultati i referendumit mund të dali dhe shumë afër PO’ja dhe JO’në, por mëndimi im më sa po shof nga afër gjatë kësaj fushate mendoj që mazhoranca do të marrë bindshmëm pëlqimin e elektoratit që do marri pjesë në referendumin e sotshëm.

    BesaTime.com

    MiZORiTË ANTiKOMBËTARE TË ENVER HOXHES

    MiZORiTË ANTiKOMBËTARE TË ENVER HOXHES NGA: SOKOL BRAHAJ MiZORiTË E DiKTATORiT TË KOMBiT SHQiPTAR DUHET T’i DiMË, T’i KUJTOJMË DHE MOS T’i HARROJMË, SEPSE PO NUK DiTËM TË DJESHMEN S’E SHOHiM DOT TË SOTMEN DHE iA VËSHTiRËSOJMË...

    ARSIMIMI NË GJUHEN SHQIPE U BË ZYRTARE NË TURQI

    ARSIMIMI NË GJUHEN SHQIPE U BË ZYRTARE NË TURQI NJOFTIM NGA, REPUBLIKA E TURQISË, MINISTRIA E ARSIMIT KOMBËTAR TURK: GJUHA SHQIPE ËSHTË FUTUR ZYRTARISHT NË PROGRAMIN ZYRTAR TË SHKOLLAVE QË NË KLASEN E PESTË FILLORE....

    ATHINË-BEOGRAD RINOVIM I MARRËDHËNIVE STRATEGJIKE: ÇFARË SHKRUAJNË ANALISTËT E ANKARASË

    ATHINË-BEOGRAD RINOVIM I MARRËDHËNIVE STRATEGJIKE: ÇFARË SHKRUAJNË ANALISTËT E ANKARASË Gjatë vizitës së kryeministrit grek, Aleksis Cipras në Beograd u vendos për krijimin e një Bordi të Përbashkët të Lartë Këshillues dhe...

    SHQIPTARËT N’MAQEDONI SOT U BËNË DE'FACTO E DE’JURE FAKTOR

    SHQIPTARËT N’MAQEDONI SOT U BËNË DE'FACTO E DE’JURE FAKTOR Të jem korrekt Tirana e ka dëgjuar me vëmendje mendimin tim, ndërsa Prishtina jo aq për shkak të interesave që kanë individë të cilët bëjnë kalkulime. Edhe kjo s’ka...

    SHPËTIM IDRIZI: PDIU ËSHTË PARTI SOVRANE, KOMBETARE KU EDHE E KEMI TREGUAR KËTË GJË. PDIU NUK ËSHTË AS SHPATË, AS JASTËK I ASNJËRËS.

    SHPËTIM IDRİZİ: ***PDIU ËSHTË PARTI SOVRANE, KOMBETARE KU EDHE E KEMI TREGUAR KËTË GJË. ***PDIU NUK ËSHTË AS SHPATË, AS JASTËK I ASNJËRËS. ***SI SHQIPTARE TE ÇAMËRISË NUK I KEMI BORXH KËRKUJT, JEMI NË GJENDJE TË FALIM DHE JEMI...

Sitemizi değerlendirin

BESATIME►QË NGA 2002’SHI©◄

Të gjitha tekstet, imazhet dhe përmbajtjet në botimin e kësaj faqe interneti i përkasin BesaTime©. Ndalohet kopjimi ose riprodhimi i paautorizuar i kësaj faqeje.
Kontakt: www.BesaTime.com | besatimenews@gmail.com |
RRETH NESH►
► BesaTime është portal interneti i Shtypit të Lirë, i Mendimit Ndryshe dhe Respektues i Etikës dhe Prencipeve të Shtypit. Ka për qëllim tju përcjellë të Interesuarve drejtë për së drejti; Lajmin, Informacionin, Analizen, Studimin, Kërkimin, Raportin e vërtetë dhe të pa-anshëm, në fushen; Strategjike, Politike, Ekonomike, Sociale, Diplomatike, Kulturore, Artistike, Sportive si dhe në çdo temë tjetër që i përket njeriut.
► BesaTime operon në fushën e informacionit dhe të shtypit në gjuhen Shqip, Turqisht dhe Anglisht, është e pavarur, nuk ka lidhje me asnjë organizatë, parti apo lëvizje politike, financohet vetëm nga themeluesit e vet. Është vazhdimësi e Think Tank Besa Strategy. Në përgjithësi vepron në të gjithë Botën, Bashkimin Evropian dhe Ballkanin. Në veçanti tregon intensivitet për çështje që kanë të bëjnë me Shqiptarët në Rajon dhe Turqinë. BesaTime në të njëjten kohë është portal ku Diaspora dhe Lobi Shqiptar në Turqi publikon.
►BesaTime është rrjet shqiptar i lajmeve, analizave dhe i mendimit strategjik, me seli në Izmir, Turqi. Rrjeti filloi pune më 28 nentor 2002 dhe mbulon lajmet botërore nga një këndvështrim objektiv. Çdo artikull i publikuar në portal mund të mos përputhet me idetë tona dhe për këtë arsye përgjegjësia i takon vetëm autorit.
► Kryeredaktori: Dr. Sokol Brahaj

Dizajn: CAN ARNAVUT - Kontakt: canarnavut@yandex.com